Qeveria miraton një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2014, miratuar për aparatin e Kryeministrisë.
Në bazë të këtij vendimi, aparatit të Kryeministrisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2014, në programin “Planifikim, menaxhim, administrim”, t’i shtohet fondi prej 20 milionë lekësh, në zërin “Shpenzime korente”, për funksionimin e grupit Task-Forcë “Për verifikimin e ligjshmërisë dhe mënyrës së tjetërsimit të pronave të paluajtshme shtetërore, në kuptim të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar”.
Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi të përballohen nga fondi i kontingjencës për vitin 2014.
Ngarkohen Kryeministria dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Duhen,se ka shpenzime gushti