Zv.Kryeministri Niko Peleshi zhvilloi një vizitë në zonën turistike të Valbonës, ku inspektoi punimet në rrugën Bajram Curri- Valbonë, e cila zgjidh një nga pengesat më të mëdha që kanë penguar zhvillimin e turizmit, ne kete zone.
Pasi u njoh me ndikimin që do të ketë rruga e re Bajram Curri- Valbonë në zhvillimin e turizmit, Peleshi u shpreh i bindur se kjo zonë do të transformohet si pasojë e mundësive të reja për zhvillimi që krijon Reforma Territoriale, por edhe për shkak të filozofisë së re të zhvillimit të qeverisë shqiptare e cila u kushton një rëndësi të posaçme zhvillimit të rajoneve.
“Është një rrugë shumë e rëndësishme që i jep një frymëmarrje të madhe një zone turistike që është zhvilluar me forcat e veta, dhe këtë duhet ta themi”, tha Peleshi.
Në vijim ai shprehu bindjen se ndryshimet e fundit, Reforma Territoriale Administrative nga njëra anë, por edhe filozofia e Qeverisë për të mbështetur lokalitetet tona dhe bashkitë tona të reja do ta transformojë zonën.
“Plani ynë për zonën e Tropojës është një plan integral. Ne nuk do të mjaftohemi vetëm me përfundimin e një cope rrugë apo të një ujësjellësi. Ne duam që të përfundojmë një plan zhvillimor që i ka të gjithë komponentët brenda që nga infrastruktura, ujësjellësat, kanalizimet, shërbimet, zhvillimin e turizmit”, tha Peleshi
Zv. Kryeministri bëri një ndalesë edhe në Qendrën e Zhvillimit të Turizmit në Valbonë, ku bisedoi me banorë dhe drejtues lokalë për perspektivën e zhvillimit të zonës.
Ai u njoh nga afër me punën që është bërë për ta kthyer këtë rajon në një pikë turistike, ndërsa theksoi potencialin e madh turistik të Valbonës dhe suksesin e saj në tërheqjen e turistëve të huaj, ndërkohë që për shqiptarët ajo vazhdon të mbetet në një masë të madhe e panjohur.
“Këtu potenciali i turizmit është shumë i madh. Pa programe mbështetje dhe kjo zonë ka arritur sukses sepse ka rritur shumë numrin e turistëve. Dhe është për t’u thënë me turp që bukurinë e kësaj zone e kanë zbuluar më parë të huajt sesa shqiptarët nga pjesët e tjera të Shqipërisë, sepse ka më shumë të huaj vizitorë sesa shqiptarë”, tha Peleshi.
Figure “gri”… Nuk te ngjall asnje emocion!
Ate rruge e ka tenderuar Berisha, ju shkoni peruroni ato qe do beni vete.
ca zyrtari ka ne krah. duket se si i ka bere turinjet.
spejt espejt se do vi xeni
Fatkeqesisht z Peleshi bie viktime e propagandes pasi per zhvillimin e Tropojes ka nje plan te qarte zhvillimi qe fillon nga infrastruktura e permeresuar ndjeshem ,nga hapja e nje qendre per zhvillimin e turizmit malor qe ka bere qe investitore te ndryshem te investojne duke e kthyer dhe Valbonen ne nje potencial turistik te jashtzakonshem . ZBATONI KETE PLAN ZHVILLIMI PER TROPOJEN DHE TREGONI SE FILOZOFIA JUAJ PER ZHVILLIMIN NUK FILLON NGA VITI ZERO POR BAZUAR NE PROGRAMET E ARRITJET E QEVERIVE NDER VITE . Por per nje gje jam i bindur edhe nese do te donte te bente dicka per tropojen z Peleshi do jete e pamundur pasi ka mbi koke dike qe sdo ta lejoje pasi kryesorja per te eshte Jugu i shqiperise qe me reformen teritoriale te miratuar se fundmi , do jete preference ne investime per te garantuan maxhorancen ne pushtetin vendor,.Sa projekte jane miratuar per tropojen ne komitetin e zhvillimit te rajoneve ?! jua them une zero leke investime. Puna e kesaj qeverie mund te perkufizohet -PUNE DICKA ,. PROPAGANDE GJITHCKA…
O mark injoranti; mos i pandeh se tere shtetaret, perfshi dhe Ramen, jane si ty, mor idiot!