Më shumë se 35 mijë dollarë janë vjedhur nga katër pasagjerë të avionit të zhdukur MH370.
Pesë muaj pas zhdukjes së avionit, nga bankat janë tërhequr në mënyrë misterioze 35 mijë dollarë, raportohet nga mediat.
Një bankë në Kuala Lumpur të Malajzisë ka raportuar mospërputhjet në llogari dhe ka depozuar një padi në polici.
Ky lajm vjen ndërkohë që skuadrat e kërkimit po përgatiten për të tjera kërkime në Oqeanin Indian.
Sipas mediave, transaksionet janë bërë më 18 korrik, kur paratë nga llogaritë e tre pasagjerëve janë transferuar në llogarinë e një të katërti, përpara se të merren prej aty.
Dyshohet se paratë janë vjedhur duke përdorur bankomatet.
Zhdukja e avionit të Malaysia Airlines vazhdon të jetë e mbuluar me mister, ndërkohë që kërkimi për gjetjen e avionit është më i shtrenjti në historinë e aviacionit.
Ndonje dobic separatist rus si puna e Makarov apo v0st0k
do te jeshe ndonje ‘dedektiv’ …nuk ka mundesi tjeter!!!!!!!!!!!!!
E thjeshte….
Do kete kaluar Bitraj andej
Vjen era Fullhajn…
Po jan keta me karta dopion.Sa hakera ka bota. Puntoret e bankes prape nuk kan din e iman