Nisma e kryeministrit: Diaspora të regjistrohet online

21 Gusht 2014, 17:15Rajoni TEMA

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka hedhur një ftesë publike në rrjetet sociale për të gjithë shqiptarët e diasporës, me qëllim që ata të regjistrohen për të krijuar regjistrin e diasporës dhe mërgatës.

“Unë dëshiroj të vë në dukje para jush një nismë të ndërmarrë nga Qeveria ime në fillim të këtij viti për krijimin e regjistrit të diasporës dhe mërgatës”, shkruan Thaçi në Facebook, duke shtuar se fton të gjithë bashkatdhetarët tanë që ta mbushin formularin elektronik që gjendet në rd.rks-gov.net/%28S%28p2hnvljn2eyzxlrihkrkfn45%29%29/Home.aspx.

Sipas kryeministrit Thaçi, “diaspora kosovare ka luajtur një rol thelbësor gjatë historisë sonë dhe ka dhënë kontribut të çmuar për mbijetesën e popullit, qëndresën ndaj okupatorit dhe në zhvillimin ekonomik”.

“Unë besoj se kjo pjesë vitale e popullit tonë do të vazhdojë të luajë një rol kyç në të ardhmen e vendit e prandaj përkujdesja për diasporën ka qenë e do mbetet prioritet imi”, ka shtuar Thaçi.

Më tej, ka thënë ai, të dhënat e mbledhura do ndihmojnë qeverinë që të përmirësojë shërbimet e lehtësojë procedurat administrative që i nevojiten diasporës si dhe do të mundësojnë hartimin e politikave më efikase për përfshirjen më intensive të diasporës në zhvillimin ekonomik dhe politik të vendit duke mundësuar hulumtime të mbështetura në të dhëna cilësore dhe metodologji rigoroze. /Telegrafi/

2 komente në “Nisma e kryeministrit: Diaspora të regjistrohet online”

  1. dn says:

    Po ambasadate nuk Kane mundesi me pranuar nje registre te tille sic ndodh ne cdo vend te botes,ku qyetetaret jashte registrohen ne ambassade,apo trembeni se pastaj duhet edhe sherbimet konsullore me i kete si duhet per jeta te registruar n’ambasade?

  2. lili says:

    Po,po u pa se sa shume kujdeseni per diasporen edhe kur registruate talentet edhe te diplomuarite e diaspores! Sa prej tyre afruat prane jush?asnje!
    Tash diaspora va ka kthye shpinen hajnave ,qe te gjithe te marrin vesh…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje