Nis gjyqi ndaj komandanti të një kampi pune/ Kur do e bëjë Shqipëria diçka të tillë?

19 Gusht 2014, 18:09Rajoni TEMA

Një gjykatë në Rumani ka nisur të hënën gjyqin ndaj Ion Ficioru, ish- komandant i një kampi pune gjatë periudhës së komunizmit, që akuzohet për krime kundër njerëzimit.

Sipas BIRN, ai akuzohet për vdekjen e 103 të burgosurve politikë përgjatë gjysmë shekulli.

Ficior, 86 vjeç, ishte drejtues i kampit të punës Periprava.

Ai rrezikon 15 vite burg, nëse gjendet fajtor.

Ficior dyshohet se është përfshirë në rrahjen, mohimin e mjekimit dhe ekspozimit në të ftohtë të të burgosurve.

Kanë kaluar më shumë se 50 vite që nga vdekja e të burgosurve, por sipas ligjit rumun, nuk ka afat kohor për të hetuar krimet e rënda.

Ficior është i dyti ish- komandant burgjesh në Rumani që akuzohet për krime kundër nejrëzimit.

Shtatorin e shkuar u ngritën akuza ndaj 87- vjeçarit Alexandru Visinescu për menaxhimin që i ka bërë burgut Sarat, ku ishte burgosur elita e Rumanisë.

Gjashtë të burgosur politikë, përfshi një ish- diplomat dhe një kryetar partie, vdiqën si shkak i torturave dhe kushteve të këqija.

Të dy e kanë deklaruar vetën të pafajshëm.

11 komente në “Nis gjyqi ndaj komandanti të një kampi pune/ Kur do e bëjë Shqipëria diçka të tillë?”

  1. preza says:

    Kur do denohet komandanti i kampit te Gerdecit?

  2. Andon says:

    Kur komunistet/pasardhesit e komunisteve te mos jene ne pushtet!

  3. of says:

    Po ketu more Mero po hapem keto gjyqe duhet me ja nise nga te afermit e pusht…etareve tane se prinderit, xhaxhallaret, dajat, tezet, hallat e ketyre ne pusht…tet kane qene ne krye te ketyre kampeve qe ndryshe quheshin edhe kooperativa

  4. drejtues says:

    Sot ka njerez qe e kan te domosdoshme punen

  5. Shkodrani says:

    Keni disa gjalle, nje prej tyre eshte komandanti i burgut te Qafe Barit Edmond Caja, i cili ka vrare me doren e tij tre vete. Jeton ne Gjermani i qete, kontrolloni sistemin TIMS dhe do ta gjeni menjehere.

    1. Emigranti says:

      Me jep ndonje informacion me shume Shkodrani.A e di qytetin ku Jeton?

  6. Majakovski says:

    Pasi te demohen autoret vrases te 21 janarit dhe Gerdecit qe i kane te fresketa gjurmet e krimit!

  7. Dispanceria says:

    Or tej prej Shkodre! Shko ne Gjermani e denoje ate zoterine, se tash asht nenshtetas Gjerman dhe ti bash i rruan trapin, meqe e ke merak, e ka aty ate Kriminelin berisha, i ka te fresketa vrasjet qe ka bere tere keto 23 vjet, shkerdhato demokraci.

  8. lili says:

    Jo germania kthen kriminelet,

  9. Sali QENI says:

    Zoterinj komentues shikoni si behet ne Amerike, Polici vret nje qytetar dhe shteti e mbron. Ne kohen e komunizmit dy miq te mij police ne sherbim, nje tip rrugaçi tallet me ata se pse jane police. Dy miqte e mij police e marrin dhe e fusin poshte nje ure dhe e rrahin. Qytetari u ankua dhe dy miqte e mij u zhveshen nga arma e policise.
    U kujtoj zoterinj se ne burgjet e Italise demokratike vetevriten rreth 200 te burgosur ne vit, sigurisht nga lumturia. Ne Italine demokratike ka police te denuar per vrasje dhe policet e duartrokasit kur hyn ne nje mbledhje.
    Ju garantoj se komunizmi do te ishte akoma sot persa i perket respektimit te drejtave te njeriut. Komunizmi u shemb vete se fshataret e puntoret nuk punonin e vidhnin keshtu qe njerzit rrezikonin per te mbetur edhe pa buk e per kete u dorezuan komunistet.

  10. Emigranti says:

    Une kam besim se Ditmir Bushati do te jete i pari qe do nenshkruaje qe babai i tij te denohet per krimet e bera me kusht qe te mbetet Minister.Konkluzioni: morali komunist.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje