Kryetari i Bashkësisë Islame në Maqedoni, Sulejman Rexhepi thotë se shqiptarët, besimtarë muslimanë në Maqedoni dhe më gjerë në rajon janë keqpërdorur në lidhje me luftërat në Siri dhe Irak dhe se është mendim i gabuar se ata shqiptarë që vriten në ato luftëra do të bëhen dëshmorë ose shehidë. Atje po bëhet një luftë e përgjakshme vëllavrasëse dhe nuk mund të arsyetohet pjesëmarrja e shqiptarëve në atë konflikt, thotë kryetari i komunitetit musliman Sulejman Rexhepi.
“Njerëzit ende nuk e kanë kuptuar se çdo të thotë të mbrosh vatanin. Ka një thënie të profetit Muhamed se: “të duash Vatanin, të duash Atdheun është pjesë e besimit, është pjesë e imanit të një besimtari mysliman”. Mirëpo këtu nuk është në pyetje ajo që dikush vullnetarisht të përfshihet në një konflikt luftarak me synim të mbrotjes së vatanit dhe nëse eventualisht bie viktimë në atë front të konsiderohet për shehid. Kjo është shumë gabim. Unë kam reaguar gjithmonë dhe ua kam tërheqë vërejtjen atyre për të cilët mendoj se po bëjnë frymëzimin e të rinjve për të shkuar në atë luftë. Nuk mund të jetë shehid (dëshmor) një njeri i cili ka shkuar prej këtu në një luftë civile të ndezur nga pozita dhe opozita. Edhe më keq është kur atje paraqiten ndarje dhe fraksione siç është rasti me organizatën ISIS dhe themelimin e Kalifatit islamik. Nuk ka përmbajtje as fundament islamik… ai rreth dhe ajo celulë është tërësisht terroriste! Bën masakrimin e popullit, pa marrë parasysh përkatësinë fetare.”
Kryetari i Bashkësisë Islame në Maqedoni vlerëson se ata shqiptarë të cilët shkojnë për të luftuar në Siri e Irak kanë për motiv kryesor interesin material:
Ata persona të cilët bëjnë frymëzimin për pjesëmarrje në luftën e Sirisë vetë mbeten në shtëpi ndërsa kanë artikulime të interesave materiale. Ata nuk janë të vetëdijshëm se çfarë dëmi na bëjnë ne si myslimanë dhe si shqiptarë. Kam një porosi për të gjithë ata të cilët e duan paqen, duan kulturë dhe civilizim: kërkoj që të funskionojë shteti juridik, thotë z. Rexhepi.
Kryetari i Bashkësisë Islame, Rexhepi thotë se ata shqiptarë me sjelljet e tyre njollosin imazhin e Islamit dhe të kombit shqiptar.
Reis Ulemaja, siç njihet këtu kryetari i bashkësisë Islame, thotë se është shumë i vëmendshëm sa i përket ruajtjes së interesave të besimtarëve muslimanë por dhe autoritetit të institucionit që drejton dhe të Islamit në përgjithësi.
Ai nuk e përjashton mundësinë që frymëzuesit e atyre personave që shkojnë për të luftuar të jenë edhe nëpër xhamitë e këtushme. Ai pranon se dy xhami të Shkupit nuk janë në kontroll të plotë të Bashkësisë Islame.
“Mund të ketë. Por ne me përpjekje maksimale që më parë kemi krijuar një pozicion: asnjë imam nuk mund të jetë në xhamitë tona nëse nuk nënshkruan një deklaratë ku thuhet se në praktikë, në veprim në predikim nuk i largohem shkollës juridike Hanifije dhe nëse në çastin kur lëviz nga interpretimi burimor, autokton, tradicional, atëherë BFI lirisht mund të na largojë nga angazhimi si imam i xhamisë. Mirëpo, kemi vetëm një problem dhe këtë nuk mund ta fshehim. Është xhamia e Jahja Pashës dhe e Tutunsëzit. Në këto dy xhami, edhepse punëtorët, imamët dhe ndihmësit e tyre janë njerëz tanë, nuk e kemi njeriun e parë të quajtur murterverli, nuk është i yni por është i imponuar. Ne megjithatë jemi të lirë dhe nuk mund të na e ndalojnë hyrjen, por nuk kemi kontroll të plotë të këtyre dy xhamive. Ne kemi kërkuar nga organet kompetente qeveritare që të na ndihmojnë duke respektuar ligjin, por ato nuk e kanë bërë punën e vetë, prandaj nëse diçka ndodh në Jahja Pashë ose Tutunsëz – për ne do të ketë ndodhur në Ministrinë e Punëve të Brendëshme dhe jo në objektet tona!, thotë kryetari i BFI Sulejman Rexhepi.
Drejtuesi i Bashkësisë Islame kërkon të njihet dhe respektohet autoriteti i këtij institucioni dhe shoqatat joqeveritare të mos merren me punët e kësaj Bashkësie. Ai kritikon autoritetet e shtetit që lejojnë organizata të ndryshme të merren me çështjet e fesë:
Forumi Rinor Islam… Kjo gjë ndodhë vetëm tek ne shqiptarët dhe myslimanët. Askund në botë nuk ka Forum Rinor Krishter, as Orthodoks as Katolik. Për këtë nuk kemi faj ne por administrata shtetërore e cila i regjistron dhe u lejon një gjë të tillë. Unë kam kërkuar statusin e tyre dhe nuk e kam gjetur në shërbimin civil të Republikës së Maqedonisë. Kam autorizuar avokat dhe ky ma përcolli se dosja, statuti i tyre ndodhet në shërbimet e inteligjencës!, thotë kryetari Rexhepi.
Kryetari i Bashkësisë Islame në Maqedoni e mbështet aksionin e fundit të autoriteteve policore të Kosovës lidhur me grupet e konsideruara si radikale, por e vlerëson si një skenar spektakolar që lë dyshim se veprimi ka qenë i imponuar, ndërkohë që thotë se fjalën e fundit do ta japin autoritetet gjyësore të Kosovës./VOA
Njeri i bie gozhdes ,tjetri patkoit .Ne shkoder mullahi i madh i nxorri rrenjet e arberit ne anadoll ,ky tjetri tani u zgjua dhe te gjithe nuk dine asgje ,pavaresisht qe i kane para hundes se tyre
Shqiptaret Musliman po e marrim vet veten ne qaf se pari esht Kombi Shqiptar mandej vjen Feja ne duhet te Luftojm per Shtetin Shqiptar e Jo tash per Fejen Islame Siri e Irak. Ne Shqiptaret po e marrim vet veten ne qaf. Jasht vendit kush Lufton harrohet shum shpejt dhe nuk mirret ne konsiderim ata njerz apo gjaku i tyre.Me vjen keq Femijet qe mbesin Jetima te ashtu quajtur Luftetar Siri e Irak.
E them me dhimbje te madhe qe shqiptaret e Maqedonise me shume ndihen mysliman se sa shqiptar.
bravo plako ,rrallehere kam degjuar nje llogjike te tille shume normale
Hoxhe efendi, krejt ky “keqperdorim” si thua ti ka ndodhur per shkak te nje rrene ordinete qe ti dhe koleget tu e keni perhapur. Ajo rrene eshte kjo “Ka veq nje islam”. Duke e perdorur kete rrene wahabistet u futen ne mesin e besimtareve, duke pas edhe fonde te bollshme, dhe shperndan helmin e tyre. Ju i tradhtuat besimtaret musliman duke perseritur rrenen qe ekzistoka vetem nje islam. Pasi ju iu thate keshtu disa i morren mesimet e wahabisteve se bashku me parate. Nuk ju spjeguat besimtareve qe wahabistet jane sekt primitiv bile dilnit nd TV dhe mohonit se ata egzistojne. Kushdo qe terhiqte vrejtjen per gjemen qe do ti sillnin wahabistet kombit shqiptar ju i sulmonit si “islamofob”. Tash pune u be mut ju tentoni te lani duart nga monstrumat qe vete i krijuat.
ju honshin qent e islomi tore idiota ;qe mezi u bote me shtet ore kafshe prehistorike!
@Arusha, kurse ti na i hongsh mallutat, ok arusha beqire?
O Dervish,mbiemrin e ke more ngaqe ka honger MALLUTEN besoj! Hajt per hajr ?
Ju Honshin Qent e Islomit ore Idiota ; qe Mezi u Bote me Shtet Kosovar , ore Kafshe Prehistorike!
Ku ishte ky deri tani? Me duket se ka fillua t´ju futet lepri ne bark islamistave ne pergjithesi, e posaqerisht BIK-ut te Kosoves!
Hej a jeni ne terezi. Si mund te degjohet nje hoxh. Zotin e besojm te gjithe.
Cfar mut shqiptari je ti kur ne kok bart kapuqin osman e nuk e bart plisin !!!
Maqedonasit nuk ju duan ne shtetin e tyre sepse nuk mund tu shohin si qytetare te atij shteti. Shqiptaret nuk ju pranojne per te tille sepse nuk perfaqesoni shqiptarine por osmanizmin dhe arabizmin.
Nuk eshte shqiptar cdo callme dhe mjeker e ferexhe e turkut,,,,vetem e vetem se ai apo ajo, flet nje shqipe te perdhunuar qe vetem ata mund ta kuptojne.
Ai qe perkufizon vetveten nepermjet fese, nuk ka asnje te drejte morale te belbezoje se eshte shqiptar. Kultura,ritet dhe doket shqiptare,,,nuk gjinden kerrkund tek keta njerez.
Shqiperia shqiptareve, jashte saj arabet e turqit.!!