1 muaj paraburgim për të gjithë të dyshuarit për terrorizëm

14 Gusht 2014, 11:50Rajoni TEMA

Me vendimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës, 40 të arrestuarve, të akuzuar për pjesëmarrje e nxitje pjesëmarrjeje në luftërat ndërarabe si dhe për terrorizëm, u është shqiptuar masa e sigurisë – një muaj paraburgim.

Në seancën e parë dëgjimore, 5 nga të arrestuarit kanë pranuar se kanë qenë për vizitë në Siri, por kanë mohuar pjesëmarrjen në luftime apo në organizata terroriste.

Të gjithë të arrestuarit e tjerë kanë mohuar që kanë qenë pjesë e grupeve terroriste ISIS dhe Al-Nusra.

Ndërsa pala mbrojtëse është shprehur e bindur në pafajësinë e klientëve të tyre, duke e cilësuar arrestimin spektakël dhe në dëm të vendit./KD

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje