Kush është “shefi i xhihadistëve” në Kosovë?

13 Gusht 2014, 17:31Rajoni TEMA

Edhe pse Policia e Kosovës deri më tani ka arritur që t’i arrestojë 40 shtetas që dyshohen të kenë lidhje me xhihadin, si dhe është paralajmëruar edhe për arrestime të tjera, askush deri më tani në Kosovë, të paktën publikisht nuk e di se kush është shef i tyre në Kosovë.

As nga Policia e Kosovës nuk kanë informacion se kush mund të jetë udhëheqës i këtyre të dyshuarve.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani i ka thënë Gazetës Blic se policia nuk ka informacion se kush mund të jetë udhëheqës i këtyre të dyshuarve.

Sipas tij, hetimet është duke i vazhduar policia dhe në ditët në vijim mund të ketë edhe arrestime tjera.

“Ne kemi pasur urdhërarrest individual për secilin. Jemi në proces të hetimeve dhe në ditët në vijim mund të ketë edhe të arrestuar tjerë. Mirëpo, nuk kemi informacion se kush mund të jetë udhëheqës i tyre”, ka thënë Kelani për Gazetën Blic.

As nga Prokuroria e Shtetit nuk kanë dhënë informacione se kush mund të jetë udhëheqës i xhihadistëve në Kosovë dhe i atyre që luftojnë në Siri dhe në Irak.

Ndërkohë, shumë të rinj nga Kosova tani e sa kohë po marrin pjesë në luftime në Siri dhe Irak. Madje, shumë prej tyre edhe janë vrarë gjatë luftimeve.

Edhe pse nuk dihet se kush mund të jetë udhëheqës i këtyre xhihadistëve, deri më tani ai, i cili publikisht ka dalë se është duke luftuar për ISIS, është i riu nga Kaçaniku, Lavdrim Muhaxheri.

Madje, ai ka publikuar foto duke ia prerë qafën një të riu, të cilët foto ngjallën reagime të shumta.

Prokuroria e Shtetit ditë më parë ka bërë të ditur se janë duke i hetuar edhe disa imamë, të cilët mund të jenë të përfshirë në rekrutimin e të rinjve për të luftuar në Siri dhe në Irak.

Ndryshe, para disa ditësh Policia e Kosovës e ka ndërmarrë një aksion ku ka arrestuar hiq më pak se 40 të dyshuar për përfshirje në luftën në Siri dhe në Irak.

Madje, njëri prej të dyshuarve mësohet sipas burimeve të Gazetës Blic se kishte planifikuar sulm në ngjarjen më të madhe kulturore në vend, “Dokufest”, i cili pritet të mbahet në Prizren. /Gazeta Blic/

7 komente në “Kush është “shefi i xhihadistëve” në Kosovë?”

  1. Leonard Dingo says:

    Asnjeri nuk e di,mund te jete ndonjeri qe te jete dhe ne parlament,ku i dihet jane pune te renda keto te luftes.

  2. elinor ' says:

    U arrestuan “hiq me pak” por 40… shefi i tyre nuk dihet se kush eshte. Nuk dihet kush eshte shefi. As polica nuk e njeh shefin. Do te kete arrestime te tjera por shefin prape nuk e njohim. Mungon informacioni per shefin e tyre. Disa imame jane arrestuar por shefi nuk duket ne horizont.
    Kujt i ka humbe nje shef te dale para se po e kerkojme!
    Artikull kot qe thote nje hic te madh!

    1. Pirati says:

      Shefi duhet kerkuar ne mesin e politikaneve.Nuk mund te gjenden kriminele me te rrezikshem se politikanet.Shifni ne Shqipni Sali Berishen,Fatos Nanon,Ilir Meten e me rradhe.Ata jane me antishqiptare se serbet e greket te marre sebashku.

  3. Scandal says:

    Une dij,me falni po lexoni gazten Expres dhe shiqoni se si”Sherbimet sekrete”e mbrojn imamin Shefqet Krasniqin i cili po trasportonte arme me makinen e tij dhe asnje padi nga “shteti”i Kosoves po ateher kushe eshte mbrapa Sh.Krasniqit kush po i stimulone keta perbindsha……

  4. Xhaxhi Enver says:

    Dhe Enver Hoxha, myslyman ishte por se rrujti shum per fene. Duhet te ket ditur dicka qe se paskan dit ose nuhat kta rrotat e 25 vjeteve te fundit qe po na udheheqin kaq mire duke na qiiiirreeeee.

  5. leon says:

    o gazetare idiote, u arrestuan thoni se kishin lidhje me xhihadin, po ka myslyman qe nuk ben xhihad mo idiote. budalliku juaj eshte se nuk e dini cdo te thote xhihad. xhihad do te thote te perpiqesh, te luftosh me veset me te keqiat. kurse xhihadi i luftes eshte detyra per tu vetmbrojtur kur te pushtojne, gjithashtu tju dalesh ne mbrojtje edhe myslymaneve te tjere kur jane duke u luftuar pa te drejte. U shofte fara e atyre qe shpifin per islamin, u shofte fara e tyre qe luftojne islamin kur e dine si eshte ne te vertete

  6. Macoku says:

    Ku e kom turkofagos malagen? Ka vdek apo osht me pushime sumcja?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje