Avokuesit për të drejtat e njeriut shpresojnë se një gjykatë e re speciale, që do të ndjekë krimet e supozuara kundër njerëzimit, që dyshohet se janë bërë nga luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare gjatë pasluftës në Kosovë, do të merret përfundimisht me akuzat për rrëmbime dhe trafikim të organeve.
Nga Edona Peci, BIRN
Gjykata e re, e cila sipas të gjitha gjasave do të trajtojë një aktakuzë ndaj anëtarëve të profilit të lartë të UÇK-së për krimet që dyshohet se janë kryer pas përfundimit të konfliktit, mund të heqë renë e dyshimeve që ka mbetur mbi Kosovën që nga përfundimi i konfliktit në fund të ’90-ave, thonë avokuesit e të drejtave të njeriut.
“Nëse këto raste zgjidhen, atëherë Kosova pastrohet nga përgjegjësitë dhe shoqëria kosovare çlirohet përfundimisht nga disa tensione që shpesh e kanë mbajtur peng atë”, i tha BIRN-it Rron Gjinovci nga Qendra për Hulumtim, Dokumentim dhe Publikim (CRDP).
“Në rrafshin ndërkombtar për Kosovën, kjo gjykatë shikuar në terma afatshkurtë nuk është një gjë e mirë… Sido që të jetë, parë në terma afatgjatë, kjo gjykatë dhe ky proces për Kosovën do të jetë një lehtësim nga barra e krimeve të supozuara të kryera në emër të çlirimit të saj”, u shpreh ai.
Clint Williamson, kryeprokurori i Task Forcës Speciale Hetuese të BE-së, që ka hetuar akuzat për keqbërje gjatë pasluftës, javën e kaluar paralajmëroi se do të ngritet aktakuzë për pjesëtarë të lartë të UÇK-së lidhur me “vrasjet, rrëmbimet, zhdukjet e detyruara, burgosjet ilegale në kampet e burgimit në Kosovë e Shqipëri, dhunën seksuale” dhe krime të tjera.
Williamson tha se raporti i task-forcës vuri në pah se “këta individë mbajnë përgjegjësinë për një fushatë të percekutimeve që ishte drejtuar kundër serbëve, romëve dhe minoriteteve të tjera pakicë në Kosovë si dhe kundër shqiptarëve të Kosovës që ishin etiketuar si bashkëpunëtorë të serbëve ose, në shumë raste, që cilësoheshin si kundërshtarë politikë të lidershipit të UÇK-së”.
Amnesty International tha se raporti konfirmoi “natyrën e shumëpërhapur të rrëmbimeve dhe vrasjeve sistematike”.
“Ky është një hap shpresëdhënës drejt drejtësisë”, tha Amnesty International.
Nën presionin e Brukselit, në prill Kuvendi i Kosovës miratoi themelimin e një gjykate speciale të cilën shumica e deputetëve e pranuan me gjysmë zemër meqë është një hap të nevojshëm për avancimin e shtetit në përmbushjen e ëndrrës për anëtarësim në BE.
Por, 89 ligjvënës votuan në favor ndërsa 22 kundër themelimit të gjykatës pas një debati të nxehtë në Kuvend, gjatë të cilit kryeministri në largim Hashim Thaçi e cilësoi gjykatën si “padrejtësinë më të madhe dhe një fyerje që po i bëhet Kosovës dhe popullit të saj”.
“Lufta jonë ka qenë e drejtë dhe në përputhje me normat ndërkombëtarë të luftës”, pat inistuar Thaçi, një nga liderët politikë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Emri i tij ishte lakuar si një nga shkelësit e ligjeve të luftës, por Thaçi ka mohuar të gjitha akuzat.
Qeveria e Kosovës mirëpriti raportin e task-forcës së BE-së duke e përshkruar atë si “një hap i rëndësishëm për përcaktimin e mundshëm të përgjegjësisë individuale dhe iu jep fund pretendimeve për akuza tjera të padëshmuara”.
Por në kohën e një ankthi të vazhdueshëm mbi ndjekjet e ardhshme të ish-komandantëve të UÇK-së, Shoqata e Veteranëve të Luftës e cilësoi raportin e Williamsonit si “jologjik, qesharak dhe tendencioz” duke e dënuar atë si pjesë të një fushate denigruese kundër “luftëtarëve të lirisë” së UÇK-së dhe luftës së tyre për liri nga regjimi serb.
Ndjekjet e mëhershme të ish-guerilasve të UÇK-së nga misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit kishin shkaktuar një varg protestash masive të veteranëve të cilët i shohin luftëtarët më shumë si heronjë se sa kriminelë.
Behxhet Shala, drejtori ekzekutiv i Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut tha se akuzat e përmendura në raport “nuk janë asgjë e re” dhe se të dyshuarit do të duhej të silleshin para drejtësisë “shumë më herët se sa tash, 15 vite pas luftës”.
Shala kritikoi gjithashtu faktin se, ndonëse gjykata speciale e bazuar në Holandë do të operojë në përputhje me ligjet e Kosovës, prokurorët dhe gjykatësit e saj do të jenë ndërkombëtarë.
“Bashkimi Evropian i ka ndarë diku 300 milionë euro për mirëmbajtje të kësaj gjykate për një afat tre-vjeçar. Kjo do të jetë hapje e vendeve të reja të punës për ndërkombëtarët-vendorët janë të përjashtuar në çdo kontekst nga kjo. Natyrisht se kjo nuk i bën nder Kosovës”, tha ai.
Sidoqoftë, Shala pranoi se është i domosdoshëm themelimi i gjykatës së re edhe pse do të jetë traumatike për Kosovën.
“Ky nuk është nëj lajm i mirë për Kosovën, por është një fakt nëpër të cilin Kosova duhet të kalojë. Kosova duhet ta spastrojë të kaluarën-qoftë ajo e keqe apo e dhimbshme për dikë”, theksoi ai.
Edhe pse themelimit të gjykatës speciale iu dha drita jeshile në Kuvendin e Kosovës, ky institucion duhet të bëjë ndryshimet e nevojshme ligjore në draftin e parë të cilit në mënyrë që gjykata të jetë në gjendje të nisë punën.
Amnesty International theksoi nevojën që kjo të ndodhë sa më parë që të jetë e mundur.
“Çdo shtyrje e mëtejme do të shkaktojë padëshkueshmëri dhe frikësim të mëtejmë të dëshmitarëve potencial”, tha kjo organizatë.
Sipas raportit të task-forcës speciale të BE-së besohet se pas luftës së 1998-1999 janë rrëmbyer deri në 400 serbë të Kosovës nga UÇK-ja e cila thuhet se i ka dërguar në Shqipëri për t’i vrarë.
Lajmet se gjykata speciale do të merret me këto raste kanë ngritur shpresa tek serbët të cilëve u janë zhdukur anëtarët e familjes gjatë luftës.
Një nga ata, Millorad Trifunoviç, vëllai i të cilit Mirosllav është zhdukur gjatë luftës në qytetin e ndarë të Mitrovicës, tha se nuk është ende i bindur se gjykata do të bëjë ndonjë ndryshim të madh për familjet të afërmit e të cilëve u janë zhdukur gjatë luftës.
“Nuk ka vullnet politik nga të dyja palët-Kosovës dhe Serbisë, për të adresuar këtë çështje dhe për ta zbardhur të vërtetën mbi personat e pagjetur”, tha Trifunoviç.
“Ne ende besojmë në drejtësi, por kjo po merr shumë kohë”, shtoi ai.
Me ne fund do dale e verteta! Te gjithe e dine qe jane trafikuar organe, po s’duan ta kthejne luften e UCK-se nga çlirimtare dhe idealiste ne lufte kriminele dhe fitimprurese!
Bravo i qofte atyre kosovareve qe shkuan dhe luftuan per vendin e tyre dhe qe i dhane liri vendit te tyre, qe luftuan per Atdheun dhe per ideale, qe dhane dhe jetet per Kosoven e Pavarur! Respekte per te madhin Adem Jashari, per vellezerit Halit Coka, Indrit Cara, Astrit Suli dhe per te gjithe ata qe luftuan me zemer!
Nderkohe, shpresoj shume te denimi i krimineleve si Hashim Thaci, Fatmir Limaj dhe me i madhi prej tyre, Ramush Haradinaj! Shpresoj qe drita e drejtesise te bjere e forte mbi keta mafioze qe shfrytezuan kauzen kombetare per perfitime dhe qellime te ndyra!
Kjo histori nuk ka asgje te beje me luften por me pasluften. Deshtimi sistematik ne shtetndertim nga klasa politike qe doli nga krahu i luftes na solli ne kete situate kur agresori Serbia futet ne BE para nesh qe kemi qene viktime e gjenocidit te tyre. Ne vend te integrimit si peshqesh politikanet e paafte na sollen edhe fundamentalizmin islamik si gur rreth qafes. Deshtim me monumental se ky ka pak ne histori. E pakta qe mund te bejne eshte qe mos ta terheqin me gjithe Kosoven ne balten ne te cilen jane zhytyr vete. Por kjo sigurisht nuk do ndodh se maloku zbret nga kali vetem me plumb. Plumbi kete here do te ju vije nga “miqte nderkombetar”. Mirepo gabohen ata qe mendojne qe vetem disa individ do te goditen nga ky gjykim. Serbia do ta perdore pameshirshem kete gjykim per te kontestuar edhe me fort shtetin e Kosoves.
Kryeministri aktual serb Vuqiq dhe ministri i tij i Jashtem Daqiq ishe dore djathte e Vojvodes qetnik Sheshel dhe kasapit Millosheviq respektivisht gjate gjenocidit ne Bosnje dhe Kosove. Si u be qe ata u rehabilituan ne sy te Europes ndersa leshkot si Hashim Thaqi ende akuzohen per krime te supozuara qe edhe nese dalin te verteta jane minore ne krahasim me ato te serbeve? Pergjigjia eshte paaftesia monumentale e Hashimit me shoke.
I lexoj shpesh komentet e juaja,kam respekt per shqipen e paster qe shkruan,por edhe per mendimet qe prekin realitetin pa tendenca te njeaneshme.Respekt edhe per Temen qe na i pranon komentet pa i censuruar,sic bejne mediat e tjera.
toni ks.
I lexoj shpesh komentet e juaja,kam respekt per shqipen e paster qe shkruan,por edhe per mendimet qe prekin realitetin pa tendenca te njeaneshme.Respekt edhe per Temen qe na i pranon komentet pa i censuruar,sic bejne mediat e tjera.
boll me me keto politika antishqiptare !
shqiptaret e Kosoves por se pari akademiket e dhe inteligjenca e kosoves duhet te ngrejne zerin kunder ketyre politikave antishqiptare!
Pse jane antishqiptarizma? Nese Thaci me shoke kane vrare dhe kane trafikuar organe duhen denuar! A eshte normale ne krye te nje shteti te jene kriminele te tille?
Hajde gazetari hajde!!
Po qysh shkoni e pytni njerzit e serbis per UCK cfar pritni ta lavdrojn??
UCK nuk ka ber krime jo pse jame shqiptar dhe i dua por qe kurr UCK nuk ka vra civil e lere ma me ber krime kto jane genjeshtra te Rron Gjinovcit sepse ky idiot paguhet nga Veton Surroi per denigrim te vlerave kombtare.
Europa, shtepia qe na perket, endra shekullore e nje prej kombeve me te vjetra te kontinentit. Europa e vetmia e ardhme e shqiptareve!Europa kurva plake qe nxori ne ankandin sllav trojet shqiptare.Europa qe historin e kombit tone,per hir te besimit fetar,ja u beri dhurat ardhacakeve Europa qe i perkasim Europa qe na perket deri kur do vazhdoje te na trajtoje te njerkes,po ne deri kur do punojme kunder vetvetes.KLASA POLITIKE NE TROJET SHQIPTARE DERI KUR DO PUNOJE KUNDER ATHEUT DERI KUR E SHITUR?
Une si kuptoj keto gjera. Kjo vjen se ne kete zon te botes esht fshehur gjithcka dhe te gjih genjejn. Pale kur bejn patriotin shkelesit e ligjeve humane.
Nuk kemi sherim. Nuk mbijm ne asnje vend kudo qe te na hedhin.
JANE ANTISHQIPTARE ,,,, SE DIHET BOTERISHT CFARE DEMESH I KANE SHKAKTUAR SHQIPETAREVE ,,,
DHE DEL PER DETYRE TE MOS E LEME NE BALTE SHQIPTARI SHQIPTARIN SIC E KEMI ZAKON ,,,,,
KA VEND PER TE KRITIKUAR ,,,POR MOS HARRONI KRIMET E MILLOSHEVICEVE DHE ZAGAREVE TE TJERE
QE E NDIHMUAN DHE E PERKRAHEN ,,,,, KUR DO BEHEMI NJEREZ NE SHQIPTARET SI GJITHE BOTA ,,,,
MBETEM NGA MENGJEZI NE DARKE DUKE SHARE NJERI TJETRIN ,,,,,’,
Mos prisni që kjo Gjykatë, të nxjerrë të vërtetën… Do të nxjerrë atë ç’ka duan amerikanët…! (Se mos thashë ndonjë gjë të re…???)
AH re MAZLLUM imperjalizmi amerikan eshte imperializem prej verteti re mazllum, por dhe MAZLLUMET MAZLLUM JANE ORE MAZLLUM.Sinuk te ben pershtypje re mazllum qe mazlluma vetem ne shqiperi ka.Poshte amerika re MAZLLUM mazllumi.Edhe dicka tjeter re mazllum nga te kemi ore mazllum qe te rafte pika.
Drejtesi e njeanshme nuk eshte asnjehere drejtesi . Brukseli i harroi serbet per krimet masive dhe genocidin qe kryen ndaj shqiptareve te Kosoves … Ky eshte turpi i tij .