Ballkani, eksportuesi më i madh i mercenarëve ekstremistë

16 Gusht 2014, 17:10Rajoni TEMA

Gjatë Luftës së Ftohtë, Jugosllavia ka dërguar mijëra mësues, mjekë, inxhinierë dhe profesionistë të tjerë që të punojnë në të gjithë cepat e botës. Tash, disa prej vendeve të ish-Jugosllavisë po bëhen të njohura për një tjetër eksport njerëzor, xhihadistë dhe mercenarë. Numrat e këtyre njerëzve duket se po rriten, me gjithë masat e ndërmarra në Bosnje e Hercegovinë, Kosovë dhe Serbi që të ndalohet ky trafik.

Më 8 gusht, një qytetar boshnjak, Emrah Fojnica, 23 vjeçar, e hodhi veten në erë gjatë një sulmi vetëvrasës në Irak, sulm ky i Shtetit Islamik që më parë njihej me emrin, Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit.

Vetëm një ditë më pas, policia në Kosovë arrestoi 40 islamistë të dyshuar si radikalë gjatë një aksioni bastisjesh në 60 lokacione në të gjithë vendin. Personat e arrestuar akuzohen se kanë luftuar përgjatë militantëve ekstremistë në Siri dhe Irak.

Zyrtarët në Serbi në anën tjetër, vlerësojnë se dhjetëra serbë janë duke luftuar në të dyja anët e konfliktit në Ukrainën lindore.

“Është e vështirë të thuhet se cili është numri në këtë moment”, thotë Milorad Mijatovic, deputet i Partisë Social-Demokrate. “Nuk janë pak. Padyshim se fjala është për dhjetëra njerëz që kanë shkruar në zonat e luftës”, shton më tej ai.

Një raport i publikuar në muajin prill nga Qendra Ndërkombëtare për Studime të Radikalizmit në Londër, vlerëson se rreth 6 për qind e luftëtarëve të huaj në Irak dhe Siri janë me origjinë nga Ballkani.

Kosova vlerëson se 200 qytetarë të saj kanë shkuar në Lindje të Mesme, ndërsa 16 janë vrarë atje.

Kryeministri serb, Aleksandar Vucic, ka thënë se “dhjetëra njerëz (nga Serbia) janë duke luftuar për pro-rusët në Ukrainë, ndërsa dhjetëra të tjerë janë duke luftuar në anën e Ukrainës”.

Nga “99 për qind të rasteve”, Vucic ka thënë se serbët janë mercenarë që luftojnë për para.

Bosnja tashmë e ka aprovuar një ligj që e penalizon aktivitetin mercenar. Një ligj i ngjashëm në Kosovë e ka kaluar leximin e parë në Parlament. Edhe ligjvënësit serbë e kanë propozuar një legjislacion të njëjtë.

Megjithatë, ka shqetësime serioze që masa të tilla nuk do të jenë efektive.

Steven Vukojevic, e përfaqëson një organizatë serbe të quajtur Lëvizja Çetnike, organizatë kjo që rekruton vullnetarë serbë për të luftuar krah separatistëve pro-rusë në Ukrainën lindore.

I pyetur nëse një ligj që ndalon mercenarët do të ishte efektiv, ai thotë se “Lëvizja Çetnike ka njerëz në Rusi që jetojnë e punojnë atje, kështu që ata mund të shkojnë (në Ukrainë) përmes Rusisë. Nuk ka nevojë që ata të shkojnë atje nga Serbia”.

Në Bosnje, situata është më alarmante. Shumica e luftëtarëve që shkojnë në Siri dhe Irak janë të ndikuar nga ekstremistët Wahhabi.

Në fshatin verior të Gornja Maoca, jeton një komunitet sekret i Wahhabive, të cilët në të kaluarën kanë qenë të dyshuar për lidhje me terrorizmin.

Mehmed Bradaric, është deputet në Parlamentin boshnjak, i cili ka pasur edhe përvojë personale me ekstremistët islamik sa ishte kryetar i qytetit verior të Maglajt, kohë kur Wahhabitë e morrin nën kontroll fshatin e afërt të Bocinjes.

“Derisa ne jetonim atje, ata zbatonin rregullat e tyre”, ka thënë Bradaric për Radion Evropa e Lirë.

“Për ne ishte shumë e vështirë që të jetonim në Maglaj. Ne e kishim të ndaluar çfarëdo ngjarje normale, si për shembull të festonim Vitin e Ri. Njerëzit nuk festonin, apo festonin me frikë”.

Përvoja e tij në Maglaj e bën Bradaricin të vë në pikëpyetje përkushtimin e forcave të sigurisë që e luftojnë ekstremizmin islamik.

“Nëse edhe ju do të dinit rreth përfshirjes së strukturave të qeverisë në këtë gjë, nga nivelet më të ulëta e deri tek organizatat kriminale, edhe ju do të ishit i shqetësuar siç jam unë”, ka thënë ai.

Emrah Fojnica, boshnjaku që e hodhi vetën në erë në Irak javën e kaluar, ka qenë mjaft i njohur për autoritetet.

Ai ishte gjykuar për dhënien e armës Mevlid Jasharevicit, i cili më pas qëlloi në drejtim të Ambasadës amerikane në Sarajevë, në tetor të vitit 2011.

Fojnica dhe Jasharevic, të dy kanë jetuar në komunitetin Wahhabi në Donja Maoca.

Fojnica është liruar, ndërsa kishte premtuar se nuk do të kthehej në Donja Maoca.

Në vend të kësaj, ai u bë sulmues vetëvrasës në Irak.

Sociologët në të dyja vendet, megjithatë shohin arsye më të thella pas rritjes së “turizmit të luftës”.

“Ne jemi në një situatë paradoksale në të cilën, për një 19 apo 20 vjeçar, më shumë ka kuptim që të shkoj në luftë në një vend të largët, të cilin ai as që mund ta gjej në hartë se sat ë qëndroj në Bosnje në kërkim të ndonjë kuptimi këtu”, thotë Vlado Azinovic, profesor i shkencave politike në Sarajevë, i cili ka qenë dëshmitar në cilësinë e ekspertit në procesin kundër Jasharevicit.

Vojislav Curcic, psikiatër në Beograd, e thotë pothuajse të njëjtën gjë.

“Sa herë një shoqëri është në krizë,dhe shoqëria jonë është në krizë, ekziston terreni për ekstremizëm”, i ka thënë ai Radios Evropa e Lirë.

“Ka shumë pakënaqësi te qytetarët, të cilët mendojnë se veprimet ekstremiste do t’i bëjnë ata të ndihen më mirë. E gjithë klima sociale e inkurajon zhvillimin e ekstremizmit”, është shprehur ai.

Agjencia gjermane e lajmeve, Deutsche Welle së fundi ka biseduar me një grup mercenarësh nga Lëvizja Çetnike, të cilët po luftojnë në Ukrainë .

Lideri i grupit, Bratislav Zhivkovic, ka thënë se ai mendon që luftimet do të përfundojnë shpejt dhe se ai tashmë është duke bërë plane që të kthehet në Serbi.

Kjo po i shqetëson ekspertët në Ballkan.

“Kur të kthehen (mercenarët), një grup i njerëzve ky që paraqet kërcënim të vërtetë, jo vetëm për Serbinë por tërë rajonin, është duke u formuar”, paralajmëron analisti ushtarak serb, Bojan Dimitrijevic./REL

6 komente në “Ballkani, eksportuesi më i madh i mercenarëve ekstremistë”

  1. zef says:

    Shqiptari i vertete, nuk lufton per
    arabine, por per te mbrojtur atdheun e
    tije. Keta qe luftojne ne arabi nuk
    jan shqiptare sepse po e njollosin
    emrine shqiperise me luftrat fetare.

    Ka ndonje deklarate per te bere per
    keto luftetare mysliman hoxha e shkodres.

    Ke ta neser i kthejne armet edhe kundra
    shqiperise qe te vendosin sharijen.

  2. Blue Jasmine says:

    Eh Ballkanasit gjaknzehte, gjithkund jane te pranishem.Po me te lezetcem jane ata mjekerroshat trecereksh,qe kontrikojne ne prerje kokash.

  3. Alba - Dar says:

    – BALLKANIN E PARPERGATISIN PER DITE ME TE ZYMTA,… ME TE ZEZA.

    -LOBINGU NDERKOMBTAR I ARMATIMIT TE LEHTE E TE RENDE, mbas luftes se ftohte (LINDJE–PERENDIM).. RREZIKOHET TE KALOI NE KRIZE, ketu duhet kerkuar dhe shkaku i nxitjes konflikteve, trazirave , terrorizmit dhe ekstremizmit te cdo ngjyre politike e fetare.

    — Mercenaret parapergatitn si kontigjente rezerv per krijimin e berthamave, grupeve(nen grupeve)per qellime kriminale, anarshiste , konfliktuale e luftarake, per krijimin e trazirave te brendeshme nder shtetrore, rajonale e me gjere ne BALLKAN.

    — Qarqe te caktuara evropiane, te nxitura e mbeshtetura nga homologet jashte saj , duan trazira e destabilitet per ta patur evropen ne kontroll.

    — Rajoni me i pershtatshem historikisht ka qene e mbetet Ballkani me portogoniste kryesore JUgosllavin(SERBIN) dhe Greqin (si kunder dhe IZRAELI per lindjene mesme..etj..)

    ME TE RREZIUARIT E TE HUMBURIT NE TRAZIRAT E KONFLIKTET E ARDHESHME QE PO I PARA PERGATITEN BALLANIT DO TE JENE SHQIPTARET E TE GJITHA TREVAVE.

    — Ne se zhvillimet e deri tanishme ,e ato ne vazhdimesi nuk vlersohen, ne se nuk do te hecet me nje plan te detajuar dhe me masa me nje strategji te larget… Ne gjysem shekullin tjeter SHQIPERIJA DO TE JETE DREJT SHPREHJES GJEOGRAFIKE.

    –Historija na meson: Ne fitore- vemendje,/Ne disfata – qendres,/Ne te papritura – zgjuaresi,/ Ne mendime- MENCURI.

    Pershendetje Alban Dardani NY.

  4. komunalja says:

    Njerezve te tille nuk i plas shume per atdhe! Atdheu i tyre eshte i veshtireperceptueshem per nje njeri normal. Ketyre duhet t’u hiqet urgjentisht shtetesia dhe t’u ndalohet hyrja ne Shqiperi e Kosove.
    Le t’i pajise isis-i me pashaporte.
    Nqs kapen ne Shqiperi apo Kosove, duhen trajtuar thjesht si emigrantë ilegalë dhe te dergohen burgjeve!
    Nga debilë te tillë vetem idiotesira na presin!

  5. hysa says:

    ne ne shekuj kemi emigruar dhe jemi emigrant te semur ekonomik europa po nai mbyll dyert na mbyti me negativa me u kthy ne kosov na vrasin robte se ata presin shum prej nesh ata rrin tan diten tu pi caja e ne klube e ne deti e fryjn syt se ca po ju cojm e na me kan mir me ta duhet me cu ERO +kerra

  6. DR-Filozofi. says:

    eshte futur feja turko osmane ne albanin ilire ,atu jete ska per shqiptaret

    .shkaktar nje imagjinat e fantazum fetare tersisht politiko fetare qe nga fillimi i te gjitha feve dhe te vuajne shqiptaret se te eshte kjo bote,kjo nuk shkone me tutje por duhet thene STOP.

    .te besosh diqka eshte si ne gjermanist,si ne frangjisht,si ne anglisht ,si ne shqip e njejte.ateher besa ne shqip dhe mos beso ne turko-arabisht ,se kurgju nuk nrdyshon.
    .une tani e tutje do te besoje veten ne shqip dhe do ti kthehem fes paqsore te gjesherve tane fes katolike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje