Nga Prof. Dr. Ibrahim Gashi
Operacioni i arristimit të më shumë se dyzet personave të dyshuar se kanë luftuar në Siri dhe në Irak mund të konsiderohet si një nga veprimet më immediate dhe më të efektshme të shtetit të Kosovës, për të përmirësuar imazhin e lëkundur para botës demokratike. Alarmimi i opinionit për rrritjen e pjesmarrjës së përsonave nga Kosova në luftimet në Siri dhe Irak dhe sidomos deklamimi i dhunës ekstremiste në mediat botërore nga disa xhihadistëve kosovarë, duke shokuar kështu gjithë botën humane, e ka bërë më shumë se të doemosdoshëm ndërhyrjen e shtetit për të parandaluar çdo formë të veprimtarit terrorist në emer të lirisë dhe të drejtës fetare.
Shpërfaqja shumë e vrazhdë e këtij problemi ka dëshmuar se veprimi jo efikas për një kohë i shtetit, më gjasë, i ka kontribuar inkurajimit. Rrjedhmisht veprimi tashmë duhet të jetë konsistent dhe gjithëpërfshirës. Arrestimet mbetën vetem zgjidhje e pjesëshme e problemit. Shoqeria kosovare duhet shumë më thellësisht t’i qaset trajtimit të këtij problemi.
Në vijim shteti duhet të adoptoi vëprime shumë më aktive për demaskimin e sëcilës levizje ekstremiste dhe atë përmes disa hapave të doemosdoshëm që do të konsistonin:
Së pari, më shumë kurajo e opinionit public për demaskimin e predikimit dhe predikuesve të caktuar që thërrasin hapur për radikalizem islamik dhe luftra të ashtuquajtura të shenjta.
Së dyti, më shumë bashkëpunim të shtetit më BIK-un, në qoftë se ky i fundit, ka vullnet, për të larguar nga pozitat e imamëve (sëpse BIK-u emëron imamët në xhamitë e Kosovës), disa imamë që tashmë hapur kanë inspiruar dhe nxitur shkuarjen e të rinjëve në Siri dhe Irak. Nëse BIK-u nuk dëshmohet se ka kurojon të luftoi fenomenin e ekstremizmit fetar që ndodh nën izmen e tij, atëherë shteti duhët bërë atë përgjegës të drejtëpërdrejtë.
Së treti , intelegjenca kosovare në përgjithësi dhe ajo e përkatësisë islame, në veçanti, duhet të debatoj shumë më zeshëm për ketë fenomen duke u distancuar qartë nga përkatësia e saj më një vijë të tillë të islamit radikal. Intelektualët kosovar nuk duhet të friksohen nga përkatësia e tyre fetare dhe nuk duhet të heshtin. Ka një vijë të fortë ndarëse në mes islamit tradicional dhe tolerances ndërfetare të shqiptarëve dhe islamit radikal të importuar nga disa predikues, me arsimim dhe mision të dyshimt.
Së katërti, shoqëria civile dhe media në Kosovë, duhet të motivoj të gjithë aktorët e drejtëpërdrejtë dhe ata kontekstual, që të behën pjesë e një kontributi të mundshëm në nivel nacional për të tejkaluar këtë gjendje, duke analizuar të gjitha shkaqet e mundshme, nga ato të natyrës ideologjike, politike dhe sociale që i kanë shtyer dhe po i shtyejnë ata të rinjë të behën pjesë e një levizje të tillë. Demaskimi më anë të një profili argumentues të fuqishem dhe përmanent në mediat e shkruara dhe elektronike i levizjeve dhe nismave të tilla do të sillte efekte në prespektivë.
Së fundi klasa politike që ka pushtetin por edhe opozita duhet të jenë shumë të akorduar për dhënë kontributin e tyre, natyrisht shumë determinues, për luftimin e këtij fenomeni. Legjislativi i ri që në seancen e parë duhet aprovojë ligjin që ndalon pjesmarrjen e kosovarëve në luftra jashtë vendit dhe menjëherë konform këtij sanksionimi ligjor të ngriten paditë penale për të gjithë ata të arrestuar dhe të tjerë që mund të jenë të inkriminuar eventualisht. Deri sa të ndodh miratimi i Ligjit, në situatën e situatën e krijuar shteti duhet të vazhdoj së vepruari, më parandalime dhe arrestime tjera sipas vlerësimeve dhe informacioneve që merr nga sherbimi kombëtar i intelegjences (AKI), por edhe nga shërbimet intelegjente të shteteve mike. Tek e fundit reagimi i opinionit të përgjithshem ndaj arrestimeve të fundit është shumë përkrahës ndaj veprimeve të tilla ndaj dhe shteti duhet të vazhdoj së vepruari.
Ndjehem shume mire kur shoh qe elita e inteligjences i ben thirrje qeverise te mos ndalet ne luften kunder ekstremisteve islamiste qe skane asnje lidhje me kulturen tone.Keto jane momente te veshtira qe kalon kombi yne dhe gjithsecili nga ne duhet ti beje lufte te hapur ketij fenomeni ,qe mund te rrezikoje seriozisht te ardhmen e kombit .Mjaft territor ka fituar DIKTATURA E INJORANTEVE ,tani eshte koha tju tregojme dhembet edhe pse kemi humbur shume kohe .Nuk do leme te ardhmen tone ,te na e marrin peng keto plehra qe nen petkun e lirive dhe te drejtave te njeriut spo lene shkopinje pa futur per te shkatruar identitetin e shqiptareve .Masat kunder ketij fenomeni duhet te jene shume me te forta zoti Gashi nga te dy anet e kufirit, duhet te kete nje plan ne shkalle kombetare.Mos te lejojme bir kurve qe te vere fene perpara Shqiperise .Te behet diviza e gjithe botes Shqiptare e kudo ndodhur qofte ajo .KOMBI MBI GJITHSHKA .
Nuk e di se perse hesht “histroiani komunist” Pellumb Xhufi ,dhe shoku i tije po komunist Rexhep Qosja.Qe te dy propagandues te fuqishem te islamizmit te shqiptareve nga turqit, si e” vetmja rruge shpetimi “nga asimilimi nga fqinjet! Perse heshtin per veprimet “Horror ” qe bejne besimtaret e te njejtin besim me keta dy ekstremista?çfare justifikimi do gjeni tani per keta kriminela, te cilet dhe me pare kane denigruar figurat me te ndritura te Kombit Shqiptare?