Islanda ka lëshuar alarmin e kuq për industrinë e aviacionit pas shpërthimit të vullkanit Bardarbunga.
Kjo nënkupton se në ajër do përhapet një sasi e konsiderueshme hiri vullkanik.
Sipas agjencisë zyrtare meteorologjike në Islandë, shpërthimi ka ndodhur poshtë nën akull.
Hapësira ajrore sipër vullkanit është mbyllur, por të gjithë aeroportet e tjera në Islandë mbeten të hapura.
Situata ka zgjuar frikën e përsëritjes së kaosit të shkaktuar në vitin 2010 kur shpërtheu vullkani Eyjafjallajokull.
Alarmi i kuq është niveli më i lartë i paralajmërimit në shkallën me pesë pikë në Islandë.
Një grup me shkencëtarë ka fluturuar në këtë zonë për të monitoruar aktivitetin sizmik.
Në këtë pikë shpërthimi është i vogël.
Por për shkak të presionit, nuk dihet nëse shpërthimi do të qëndrojë nën akull apo do të dalë sipër tij.
British Airways thotë se po e monitoron nga afër situatën.
Bardarbunga është pjesë e një sistemi të madh vullkanik, të fshehur poshtë akullnajës Vatnajokull, 500 metra e trashë.
jemi dhe per rruge me date 7 shtator ..te shohim portugali-shqiperi….mbaeni vullkanin teshprtheje nga mesi shtatorit jo tani..
Bardarbunga nuk eshte me i fuqishem se bunga-bunga e Berluskonit… ?
ne hapesire do te shfaqet nje hiri vullkanik e madhe kshu qe normalisht qe do shkaktojw probleme
http://bit.do/ju-flet-Rinia