Regjistrimet sekrete të vajzës së presidentit

23 Gusht 2014, 12:18Lifestyle TEMA

Nga Natalia Antelava, BBC

Zëri i butë dhe me theks mund të dallohet lehtë.

“Na duhet ndihmë mjekësore urgjent… E kemi këtë mundësi për të nxjerrë këtë USB jashtë vendit, do vlerësojmë çdo ndihmë,” thotë Gulnara Karimova.

Të gjithë mesazhet në USB janë në anglisht, çka forcon gjithmonë bindjen se ajo nuk pret që ndihma t’i vijë nga brenda Uzbekistanit.

Karimova, 42 vjeç, ishte dikur fytyra e bukur e një prej regjimeve më brutale, më të izoluara dhe më të fshehtë në botë, shpesh i krahasuar me Korenë e Veriut.

Por kjo ishte përpara se ajo të përplasej me babain e saj të fuqishëm, presidentin Islam Karimov.

Në mars arrita të marr një letër me shkrim dore nga Karimova, në të cilën thuhej se ajo dhe e bija janë në arrest shtëpie.

Letra ishte komunikimi i fundit i saj publik deri këtë muaj, kur ajo arriti të nxjerrë jashtë Uzbekistanit disa regjistrime të shkurtra në audio.

Në to, Karimova thotë se situata është përkeqësuar ndjeshëm.

“Territori i shtëpisë është praktikisht i rrethuar nga qindra kamera dhe pajisje speciale për të bllokuar çdo mjet komunikimi. Presioni është i madh dhe kjo po më streson mua dhe vajzën time. Kemi nevojë urgjente për mjekim,” thotë Karimova në një prej regjistrimeve.

Përgjatë gjithë regjistrimeve ajo përsërit shqetësimin e saj për vajzën 16- vjeçare, Iman.

Sipas djalit të Karimova-s, Islam Karimov i Riu, që studion në Oxford Brookes University, Iman ka mbajtur gjithmonë një pajisje monitoruese për zemrën, pasi ka vuajtur që kur ka qenë e vogël. Por tani ia kanë marrë këtë pajisje dhe ajo nuk ka qenë në trajtimin e përvitshëm për problemin e zemrës.

Karimov i Riu shton se mamaja e tij ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale dhe shton se që kur regjistrimet kanë dalë jashtë vendit, ato ndoshta nuk do kenë më as akses në ushqim.

Uzbekistani ka një histori të dhunimit të të drejtave të njeriut.

Andrew Stroehlein nga “Human Rights Watch” thotë se muajin e ardhshëm organizata e tij do të publikojë një raport për dhjetëra persona të burgosur gabimisht në këtë vend, çështjet e të cilëve janë mbështetur nga të dhëna të shumta nga burime të besueshme, pas muajsh të tërë hulumtimi të përpiktë.

Por ai thotë se problemi me “Çështjen Gulnara” është se gjithçka vjen nga një burim i vetëm.

Stroehlen është i kujdeshëm kur vjen fjala tek shqetësimet e Karimova-s për të drejtat e njeriut në Uzbekistan, pasi gruaja e njohur si “Googoosha” ka pasur për dekada një pushtet të pakufizuar në Uzbekistan.

“Ajo ka pasur akses në nivele të larta të regjimit në lidhje me informacionet kritike për abuzime sistematike me të drejtat e njeriut në Uzbekistan dhe ka pasur po ashtu mundësi që të dorëzonte këto informacione tek gazetarët dhe grupet e të drejtave të njeriut,” thotë ai. “Por ajo nuk e ka bërë”.

Ambasada e Uzbekistanit në Londër nuk ka komentuar akuzat e Karimova-s për situatën.

5 komente në “Regjistrimet sekrete të vajzës së presidentit”

  1. Bepini says:

    ta tregon Islami ty….

  2. agostin says:

    Nga islamizmi keto priten,por ka dhe me keq ,kohet e fundit kane filluar te bejne synet dhe grate.

    1. Lene -lene , me ate synetllikun e femres lane “koqen e namit” ?
      fare idiotat e islamit .Jane nji rrace cnjerezore ,ku gjithcka i referohet dhunes .Ne mendime,ne shprehje,
      ne komunikim ,ne xheste,ne veprime etj me radhe .
      Pra dhuna per kta tipa eshte nji kulture e mentalitetit ,
      eshte identiteti instiktit ,asgje qe ka te bej me njerezimin.

  3. graciani says:

    mos i quani turlilloj njerezish islamike vetem se i perkasin atij besimi. une jam katolik por kam lexuar dhe predikimet e islamit nuk ndryshojne shume nga tonat prandaj, mos i fusni te tere ne nje kallep.

  4. Who caris ! says:

    Natyrishte qe opinionet mbi islamistet e botes ,nuk mundet te vlejne edhe per ata shqiptare,kurr .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje