FOTOT/ Kjo grua e vrau leopardin me drapër e lopatë

26 Gusht 2014, 19:24Lifestyle TEMA

Një grua në Indi arriti që ta vrasë një leopard vetëm me mjetet e punës në fermë.

Ajo është dërguar në spital me plagë, por pa rrezik për jetën.

Sipas BBC, Kamla Devi, 56 vjeç, u kafshua disa herë dhe pësoi fraktura dhe prerje gjatë betejës që zgjati plot gjysmë ore.

Ajo ishte duke ujitur kur një leopard kërceu nga shkurret aty pranë.

Por ajo u përgjigj duke luftuar me drapër dhe lopatë.

“Mendova se do vdisja, po nuk e humba durimin dhe kurajën,” tha ajo.

Ajo u tha gazetarëve se kishte arritur të thyente disa nga dhëmbët e kafshës gjatë betejës.

Mjekët janë habitur se si ajo ka mbijetuar.

Javën e shkuar, leopardët vranë një grua në këtë rajon dhe plagosën një tjetër.

Banorët thonë se leopardët janë më të ekspozuar tani që vendbanimet njerëzore po shkatërrojnë habitatin e tyre.

4 komente në “FOTOT/ Kjo grua e vrau leopardin me drapër e lopatë”

  1. xna temja says:

    trimresh paska qen.

  2. Leonard Dingo says:

    Po vrave ,ose do te vrasin ose do vdesesh nga mekati i bere.

  3. Fuat says:

    Heroine ! E kam fjalen grua burrnesh , trime dhe jo per ate mallin e bardhe , heroinen.

  4. VPTR says:

    Kjo po qe eshte trimereshe, qe i rezistoi nje kafshe te eger me dhembe vdekjeprures dhe e vrau me doren e saj, jo ajo “burrnesha e Sarandes qe nuk i rezistoi dot nje plakushi pa dhembe dhe mandej vendosi ta vrase me doren e Artur Canit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje