Revoltohet Eneda Tarifa: Hera e fundit që bëj pushime në Shqipëri

1 Shtator 2014, 15:20Lifestyle TEMA

Eneda Tarifa është revoltuar shumë me pushimet që ka kaluar këtë verë në Shqipëri.

Ajo thotë se nga viti i ardhshëm pushimet do t’i bëjë jashtë Shqipërisë.

“Dita e fundit e pushimeve. Doni t’iu tregoj si shkuan ? Katastrofë! Nuk lamë virus pa kapur. Në vend të laheshim në detin e bukur të Jonit, u lamë në të vjella e diarre.

Hera e parë që zhgënjehem e pezmatohem kaq thellë me Jugun.

Ç’do gjë ishte e kontaminuar e infektuar. Vitin tjetër, pa dëshirën time, pushimet vetëm jashtë”, shkruan këngëtarja dhe prezantuesja e njohur.

71 komente në “Revoltohet Eneda Tarifa: Hera e fundit që bëj pushime në Shqipëri”

  1. ilir says:

    E njejta gje me ndodhi para tre vjetesh ne Sarande

    1. bimi says:

      Sapo kalova neper bregdetin kroat dhe ate malazez. Cmimet pak nga pak po afrohen me tonat (ose cmimet tona po afrohen me cmimet e tyre), kurse sherbimi qe merr per ate qe paguan eshte njeqind fish me cilesor se tek ne. Asgje nuk ka te krahasuar. Normal qe keshtu do te ishte kur ketu u mor me turizmin cdo kokepalar qe pati guximin te zinte nje cope toke pa zot dhe te ngrinte nje te ashtuquajtur hotel. Kultura e sherbimit eshte ‘zero’; pergjigja per cdo ankese eshte standard “Ketu vihet per detin e paster”!!!

      Ka kater-pese vjet qe pushime shume me te mira dhe me te lira bejne ata qe shkojne ne Greqi! Eneida Tarifa shume paska duruar deri sivjet…

      1. Sibila says:

        Une kam shkuar çdo vit ne Antalya dhe ju them qe eshte mrekulli ne te gjitha aspektet: deti, rera, ushqimi perrallor, pijet fantastike… e adhuroj Turqine, shkoj çdo vit 3-4 here nga 10 dite.

        1. theatrical says:

          o Erjon,
          mire thote kjo mesiper,ik andej nga nga Turqia muncisht noi (Antalya,Bodrum)se do kenaqesh…
          po,deshe det,ajer & ushqim…
          ka lezet,nji pilaf me shqishqebab,mish qengji(arrnaut qebab),nji pjatë ullinj dhe djath dhe nje birre akull..per qef
          e kam sinqerisht..del ben dhe noi xhiro me varke neper bregdet,uji kristal i paster nje mrekulli e vertete!

          1. Toni KS says:

            Bari i fqinjit eshte gjithnje me i gjelber. :-).

            1. theatrical says:

              jo jo Tono,eshte megjthmend bukur,
              +”Arnavut shishqebab”,se bera gabim,eshte jo me”mish” por me melçi dhe veshka qengji te pjekura ne prush!!
              hahahahaha

        2. ertiopos says:

          Pse nuk thua qe ti jeton ne Antalya?!!
          3-4 nga 10 dite, kur/ku punon ti motra, te BSH?

        3. Opinionisti says:

          Ushqim përrallor ne Turqi?!

          Qe kur keshtu?!

          1. erghalhasdfl anticensurë says:

            hë mo se ja ka fut pak si kot!
            ose është mësuar me hongër vetëm në mensën e konviktit!

          2. Xhensila says:

            Une kam shkuar ne Turqi shume here dhe e konfirmoj, ushqimi eshte fantastik, nuk ka askund me mire se ne Turqi…

            1. erghalhasdfl anticensurë says:

              a me të vërtet e ke o xhensi??
              a të ka rastis të skosj në spanjë,itali,meksik apo azi??
              apo thjesht turqit “gatujn si nona teme”??
              xhensila nuk shkohet në turqi për të ngon si në shtëpi!!
              shkohet në azi a meksik për të provuar dhe shijuar gatimin vëndas!!
              ndoshta sja vlen që shkruajta kaq gjatë?!

    2. Johny walker says:

      O eneda sta ka fajin deti apo papastertia por kujtohu ca ke ngrene neper restorante apo pijet te skaduara
      Te keshilloj buk me vete ne shqiperi

      1. JOHNNIE WALKER , DOUBLE BLACK says:

        Ka pire nga shishja jote qe e ke “brand ” fallco plako, se po te kish pire nga une , autentike , asgje se kishte gjetur hahahaha

    3. An says:

      Nuk është më mirë në Greqi.Të gjithë antarët e familjes tonë dhe gjysma e turistëve të një hoteli me katër yje nëe Kasandra të Kalkidikisë e lamë nga barku dhe të vjellat, kishim paguar 100 Euro nata dhe ndejtëm të sshtirë në kreavat sa erdhi dita e largimit. Kurrë nuk do ë shkel më në Greqi, çmime skandaloze dhe shërbime të dobëta Risorta quhej Hotel Palini, harram i paçin lekët që dhamë.

    4. Diar says:

      Shqiperia nuk ka shanse ta zhvilloje turizmin per arsye se mbi 90% e te gjitha resurseve turistike si Hotelet Restaurantet etj, jan ne pronesi ose jan ngrite nga Narkoman dhe Narkodiler te cilet nuk kan haber me turizem e gastronomi kete e kam then para shum vite po e them prap. Resortet turistike duet te udhehiqen nga njerze te kulturuar qytetruar civilizuar te urte te sjellshem dhe mikpritsa jo nga Narkoman Nakodiler e Mafioz.

  2. duhanxhiu says:

    Nuk behet Shqiperia me shqiptare ?

    1. Oprah says:

      Tamam, shume dakord me ty; shqiptaret nuk e kane ndergjegjen dhe kulturen europiane, vetem kur dalin jashte edukohen. Kur jane ne Shqiperi sillen si bastarde, e kane bere vendin e tyre si mos me keq. Nuk kane fare kulture e meshire, vetem hedhin mbeturina gjithandej, ulerasin e bertasin, i bien borive e sillen si vandale..

  3. Fori says:

    Keq me vjen qe e perkrah kete vajzen por ky eshte realiteti,kultura e sherbimit zero,pergjegjshmeria qytetare 0,infrastruktura e turizmit 0,cmimet 0,pastertia e plazheve 0, bukuria e natures 10.
    Kete vit isha ne Radhime dhe shpresoj qe mos te shkoj me aty edhe sikur t’i kem te gjitha te paguara,nuk e di se kush e shkakton kete gjendje por eshte turp qe te shkosh ne Greqi e ne Mal te Zi sepse aty mund te marresh me shume sesa ne vendin tend te quajtur Shqiperi.

    1. hamit says:

      S’te heq asnje presje

    2. Cmimet says:

      Një korrigjim i vogël: jo çmimet 0, por çmimet ‘stratosferë’

      1. Arturi says:

        Ose “çmime me shume zero, pas nje numri qe fillon me nje shifer me te madhe se zero”… ?

  4. populli says:

    jo ti kalosh pushimet jashtë, por po ke mundësi të ikësh fare nga ky vend , nuk bëhet Shqipëria me shqiptarët, mashtrusa, hajduta, të pabesë, injorantë, nuk respektojnë ligjin, shtetin, dembela , të pisët që i hedhin plehrat ku të mundin, vriten me njeri tjetrin , vetëm PSE MË SHIKON,përfundimisht me këta shqiptar nuk bëhet Shqipëria,shqiptarët kanë 2000 mië vjet që kanë qenë të pushtuar dhe nuk dinë se çfarë është Liria, vetëm me hu në kokë janë mësuar, me keqardhje por kjo është e vërteta

    1. real says:

      o popul je pa lidhje me temen per te cilen flitet.

      1. populli says:

        o real, po unë nuk do flas për pilaf dhe fasule, jam brenda temës dhe ajo që kam shkruar më lart është kyçi i prapambetjes së këtij vendi

  5. racional says:

    te paskan djegur nje cike tarifat e

    1. Senik says:

      E kujt nuk ‘i djegin’ tarifat ne Shqiperi sepse raporti cilesi – çmim eshte me i padrejti…Te gjithe ata pseudo-tregtare hotelesh e restorantesh ne bregdet jane hajdute te rentomte qe e kane rrjepur nder vite kete popull te gjore. Shko ne Turqi apo Itali dhe krahaso cilesine e çmimet me ketu ne Shqiperi, eshte per te vene duart ne koke…

  6. muzapopullore says:

    Mos per zotin na vendos keshtu tarifash..te lutemi behe plazhin ketu ne Shqiperi. Do kujdeset Auron Tare per cdo deshire qe do te lecise ne syte e tu plot leng si te lopes. Si do ja beje “Shqiperia ime fantastike” pa ty o Tarife e zhdoganuar. Na merzite shume me kete vendim. Te gjithe burrat do ta bejne shurren ne bisht nga deshperimi i madh… Bibe katundi

    1. Filippo says:

      Ti shko futja ndonje tasqebab me ndonje teke raki dellenje; pastaj merr nje dore tavell e na ler rehat se qenke i teri idiot…

  7. Lefteri says:

    vetem turizem qe s’ka ketu tek ne, nuk dime dhe s’duam as te mesojme.

  8. Nolan says:

    Shume dakord me Eneiden; te shkosh ne Shqiperi eshte torture, asnjehere nuk çlodhesh apo relaksohesh, vetem stres, siklet, per te mos folur per çmimet ne maje te qiellit e cilesine e rendomte. Eshte gjynah te thuash por kur shkon ne vende si Italia, Greqia, Spanja, Turqia jo vetem kenaqesh ne gjithçka, por thua me vete ‘hallall ato qe harxhova sepse realisht u kenaqa’. E kam provuar per shume vite te shkoj ne Shqiperi e gjithnje jam larguar me pershtypjen ‘gjynah qe shkova e harxhova ato para’. Fundi i fundit nje jete kemi e nuk e vlen t’a kalojme ne ate batak moçali te katandisur si mos me keq….

  9. Takse TARIFA says:

    Mos u nxitoni, mos u nxitoni!
    Edhe une nuk mund ta shoh Eneda Tarifen as ne TV as ne rruge.
    Me sygjeroni ndonje zgjidhje (Pa ikur nga Shqiperia, pa thyer televizorin dhe deke dale ne rruge)

    1. mirel says:

      I ke rene pikes Takse, po mos thyej televizorin
      Ta dha zgjidhjen Eneda, po iken ajo nga Shqiperia

  10. benny says:

    Sa te kane pagu moj Eneda per kete deklarate?
    Duhet te jeni ju “!!!!!!artistat!!!!!!” qe duhet te ndergjegjesoheni dhe te sensibilizoni popullin me kontributin tuaj edhe ne kete linje,ashtu si argetoni me muzike me humor duhet te dilni dhe ju te gjithe artistet te pastroni dhe te jepni nje shenje te madhe se pastertia e ambienteve tona duhet te jete pjese e te perditshmes sone ashtu sic degjojme kenget dhe humorin qe jane pjese e te perditshmes tone.
    Ju te gjithe keni te drejte ndoshta por me mire te mos shajme njeri-tjetrin por te bejme dicka te mire per Shqiperine tone.
    Para 90 plazhet tona ishin te mrekullueshme,ishim ne qe i prishem dhe tani vetem shajme dhe mallkojme qe nuk behet Shqiperia.
    Filloni nga perpara shtepive tuaja pastroni ambientet per rreth,shikojeni ndryshimin,pastaj kerkojuni llogari atyre pronareve te ambijenteve qe frekuentoni,jepuni nje mesim te mire atyre duke mos u frekuentuar lokalet as me art(kengetare dhe humorista kjo eshte ajo qe ju duhet te beni)kerkojini llogari edhe pushtetareve lokale per gjendjen qe jane keto ambijente,cojeni zerin se Shqiperia eshte e te gjitheve dhe te gjithe duhet te bejme dicka te mire per te dhe jo te therrasim e te ulurasim me deklarata te tilla.

    Une them :

    PO SHQIPERIA BEHET ME NE TE GJITHE SE BASHKU.

    1. Alex says:

      Sensibilizimi vjen nepermjet braktisjes te ketyre matrapazeve. Vetem keshtu ndergjegjsohen qe duhet te ngrejne sherbimin, infrastrukturen dhe te rregullojne cmimet.

  11. beci says:

    Vajta ne Dhermi katastrofe. Kushte mizerabel. Cmimet jo vetem qe jane te larta por pronaret nuk kishin hedhur asnje lek investime. Keta qelbanike duan vetem te fusin leke ne xhep dhe per vete se nxjerrin lekun per investime. Rrace qelbanikesh

    1. Ana says:

      Po kur e pe se ishte ashtu perse ndenje ne Dhermi o njeri??? Shkoje ne nje vend tjeter. Bregu detar eshte shume i gjate. JO JO asnje s’te mban me force …

  12. Derek says:

    Shqipëria eshte ‘vaj medet’, po ta vini re numri i pushuesve ne Shqiperi ka rene nga viti ne vit e kjo eshte mese normale. E si mund te vij une ne Shqiperi, kur mbledh tere kursimet e punes sime ketu jashte atdheut e te shikoj pislleqet anembane, mungesen e kultures e dashamiresise e injorancen njerezore? Personalisht pushimet e mia gjate ketyre 5 viteve te fundit i kam bere ne Antalya, Puglia, Mykonos, Palma de Majorque dhe Nice. Nuk ka te krahasuar me Shqiperine dhe kam harxhuar me pak, realisht Shqipëria eshte ‘vari leshte’….

    1. Meredith says:

      Edhe une i kam bere vetem jashte keto vitet e fundit, kam shkuar ne te gjitha destinacionet qe ke qene edhe ti. Nga te gjitha preferoj Antalya-n pasi formula ‘all inclusive’ eshte me te vertete fantastike, hotelet 5 yje jane top fare dhe cilesia e ushqimit/pijeve eshte e paarritshme me vendet e tjera.

    2. bato says:

      Une kam qene Ne Monaco, Antigua, Jamajca dhe kube, cmime fantastike, udhetime pa pagese etj etj. Na mbushet mendjen qe jane me lire se ne Shqiperi. Dokort nese e thua ne raport me sherbimin qe merr, por jo me lire. Sa per 5 yjet e Turqise, mos na thoni sikur skemi pare hotele me sy, por 5 yje ska pothuaj asnjeri nga ato qe paguan 800 euro personi. Vitin tjeter do i bej ne shengjin se do vije shqebimi bregdetar i Auronit ?

  13. Kliti says:

    mire qe e kuptoni

  14. Arturi says:

    Persa kohe qe “hotelet” tona do te administrohen nga “biznesmen” trafikante e drogaxhinj, do te vuajme shume per cilesite e sherbimeve. Tregu dhe koha do i skarcoje keto palaço. Natyrisht, pritet me shume dhe nga roli rregullator i shtetit, qe gradualisht te detyroje ofruesit e ketyre sherbimeve qe te rrisin nivelet e sherbimimeve te tilla.
    Me 23 vite anti-shtet qe kemi kaluar, na duhet kohe qe te shtrohet edhe kjo pune ne vije te mbare! Por do ia dalim mbare!
    Suksese Shqiperia ime! ?

  15. albania says:

    Si mund te kete turizem nje vend qe ska shtet?Nje bande “politikanesh” hajdute smund te bejne turizem si bota e zhvilluar.

  16. Me pelqejne shume pak komente por shumica e tyre vijne nga injorantet ose rrugacet e rrugeve qe futen ketu dhe vjellin” kulturen” e tyre.

    E para, TURP ti vij enedes qe del ne media me HISTERINE e saj te zakoneshme. Ne te gjithe e dime se sa e bukur ka qene Shqiperia dhe se dora dhe mendja djallezore injorante i vune zgjarrin dhe shkaterruan cdo gje.

    Prandaj dhe ne (familjarisht) vijme cdo vite per pushime ne atdheun tone se duam sadopak te ndihmojme ne rregullimin e saj.

    Disa thone eshte shume bukur te shkosh ne Itali, Greqi apo Turqi ….. Po, edhe buffi e di vec meqene manget nga trute te krahasosh Shqiperine me keto vende. Prandaj duhet te gjithe te ndergjegjesohemi. me ate qe vendin yne eshte. dhe te ecim perpara per ta rregulluar, pastruar , ndertuar dhe perparuar. PO SHQIPERIA DO BEHET!!!!

    Turp per eneden qe paraqitet kaq e semure menderisht

    1. mirel says:

      Pershendetje,
      Jam ne nje mendje me ty.

    2. Alex says:

      Miresevini ne Shqiperi! Dhe Ju befte mire muti i kosovareve qe pluskon i lire neper detin tone.

      1. Fëlliqësirë Abrahamike says:

        Edhe ti ke dhjere 1 here ne det kur ke qen ne 8-vjecare. Pse ben sikur nuk e mban mend?

      2. Dion says:

        Ka te drejte Eneda!!! Kane te drejte dhe shume te tjere qe preferojne Turqine para Shqiperise. Jam nje prej tyre! E dua vendin tim si shume e shume te tjere qe paguajme lloj lloj matrapazesh qe te me falni por dhe “wc nuk i lajne sic duhet…” Ne kete rast nuk jemi ne qe nuk e duam Shqiperine!!! Por ata qe nuk kane piken e ndergjegjes ne sherbimet qe ofrojne dhe ata qe nuk kontrollojne dhe nuk inspektojne as minimalisht kushtet e cilesise dhe higjenes!

  17. Xhaja says:

    Mosss eneda , mos aman se do te na lesh plazhet bosh , si do bejme ne mot pa ty !

  18. Mirsia says:

    Te gjithe ju qe flisni keq jeni shqiptare. Ju nuk jeni me te mire se shqipetaret qe jetojne ne Shqiperi. Kur jetoni jashte shtetit jeni te qyteteruar .pse nuk po mundoheni ta bini are qyteterim ne atdheun tuaj pa ja lejuar vetes te ktheheni ne arrogant . Shih rrushi rrushin dhe piqu . Keshtu do ndryshojne gjerat. Stop talking shit about your country and your own own people. Nuk nderoheni por shvleresoheni

    1. Dion says:

      Po zhvleresohemi…por kur bashkeqytetari im me “mjel” nga leket dhe “me neverit me papasterti”, nuk jam une qe “zhvleresohem”

  19. Ana says:

    Qe sot edhe une s’dua ta shoh me fytyren tende te neveritshme eneda. Do me vij keq per Portokallin se s;kane faj aktoret e tjere, por shyqyr kemi plot te tjera Klani e ………………..

  20. Kiu says:

    Per te gjithe ata qe kane shume vite qe jetojne jashte!!! Ne shqiperi une shkoja dikur vetem per te shikuar prinderit..dhe disa dite dhe i marr ne usa e ja ku po ju them me 1600$ shkojme si familje nje jave ne karaibe, dmth KARAIBE E JO LLAFE…Perfundimisht jam dorezuar sivjet kur isha ne gusht,shqiperia nuk behet..

    1. mirel says:

      karaibe leshi, as qe krahasohen fare me Shqiperine.
      Sikur dy gjera te rregullohen ne Shqiperi: qetesia dhe pastertia, qe hotelet e kane pa diskutim, por flas per ambientin perreth, nuk ka si Shqiperia.
      Karaibet jane si nje zgjatim pa fund I Divjakes,,po pa pyjet me pisha ama, vetem me ca palma dhe shkurre, mos genjeni njerezit kot, ose skeni shijuar ndonjehere bukurite e bregedetit shqiptar.
      Atehere po , te falet se nuk ke pare e nuk ke jetuar.

      1. Dion says:

        Po ti vella me duket se ske shijuar kushte me te mira ne nje vend tjeter…

  21. Kavaljeri says:

    Sigurishte qe ka opinione nga me “interesantet” mbi plazhet e shqiperise e botes .
    Personalisht njoh disa plazhe qe padyshim per nga niveli sherbimit ,organizimit e hotelit (pra vendit )ku je stacionuar, afrojne nji nivel ,
    me te pranushem per turistin ,i cili kerkon vertet te shijoje ditet e tij te pushimit ,por Shqiperia ka mendoj ate qe shume kto plazhe europiane nuk e kane (…..).
    Sigurishte qe plazhet Italiane ,Spanjolle ,Grek,Turk kane avantazhet e tyre , por shqiperia nuk eshte aq poshte . Un jetoj prej vitesh jashte dhe sigurishte qe, nqs do te me afrohej pyetja se ku do deshiroja un ta beja lejen ,padyshim do ishte shqiperia .
    Kte vite vajza ime e cila eshte gjimnaziste ktu, shkoj ne shqiperi me pothuaj gjysmen e shoqeve e shokeve te klases ne Juge .Himare,Dhermi ,Jale ,pra pothuaj gjithe plazhet deri ne ksamil dhe jo vetem vajza ime qe eshte shqiptare dhe e do aq shume shqiperine dhe ishte shume e kenaqur per te gjitha ,por edhe gjermanet qe un personalishte /qellimisht i mora opinionin ,ishin befasuar nga bukuria e detit ,pejsazhet ,padyshim ushqimi ,qe eshte nji nder elementet e rendesise vecante per nji turiste te huaj ,pra s’e di ..nuk e di ,ndoshta shqiptaret e frustruar nga ajo jete aty ,dhe sepse e kane shijuar gjithe bregdetin aty ,kerkojne dicka te re ,kerkojn te dalin njiher nga ai Ambjent ,gje e cila padyshim eshte mjaft realksuse .Pra un nuk mendoj se eshte ceshtje thjeshte pakenaqsie vs plazheve shqiptare .

  22. fshatari says:

    Epo kur u bene dhe Shqipot brekegrisur dhe kokebosh te kene pretendime.
    Rrini ne vatanin tuaj more rrjepacake te fodullepsur dhe mos beni propaganden e qoftlargut more Jezita.
    Nuk ka as Antalie as Santorini por ka vetem Vlore dhe Shqiperi
    Si mund te rritet cilesia e sherbimit ne Atdheun tone te bukur sikur te gjithe ju t`ja mbathni si kjo Tarifa?…e per cfare? per ca viruse qe kur s`te vrasin vetem te forcojne -ka thene Nietche.

  23. sidi says:

    U lexova me vemendje,vollet vrere mbi vendin tuaj.Kur qenkit kaq te mire pse mbani vent te pare per krimet jashte Shqiperise.Jam dakort me ata qe kerkojne ta rregullojme kete vend dhe jo ta braktisim.Ju duken te bukura vendet e tjera,por i kan ndertuar te tjere dhe jo ju qe qaheni.Sa per ate zonjen do te thosha te ket kujdes higjenen personale dhe mos te rrije gjith diten duke pire duhane.Gjendja ne plazhe ka ndryshuar shume pozitivishte qe tregone se ky vend do te behet.

  24. Turisti says:

    O popull po ngaterroheni kot me njeri tjetrin. Nuk po shan njeri bukurine e Shqiperise po sherbimin dhe cmimet. Une kam vite qe zgjedh te pushoj jashte pikerisht sepse raporti cmim sherbim ketu te ne eshte skandaloz. Sepse sic thote dhe nje komentues me larte kjo pune ka rene ne duar te njerzve te gabuar.

  25. pakicat says:

    SARANDA ESHTE PERLA E MESDHEUT ME NJEREZIT ME INTELIGJENCE TE LARTE KU SHUMICA DINE JO ME PAK SE 3 GJUHE…I KINI PARE SE VETEM NE SARANDE NJEREZIT TE BUZEQESHIN DHE TE NDIHMOJNE PA ASNJE INTERES…NE SARANDE KA 10 VJET QE NUK VJEDHIN AS EDHE NJE PASQYRE AUTOMJETI …SIVJET NE SARANDE ERDHEN MILIARDERE RUSE ME JAHTET LUKSOZE…ERDHI MBRETI I MODES CAVALI….ME VJEN KEQ PER TY ENEIDA …POR VIROZAT NUK JANE NE DOREN E SARANDJOTEVE ATO SHFAQEN EDHE NE TIRANE …UNE I KAM SHETITUR POTHUAJSE TE GJITHA PLAZHET E GREQISE I VETMI DALLIM ESHTE INFRASTRUKTURA QE PER NJE PUSHUS NUK ESHTE NDONJE PROBLEM SHQETESUES.. .

  26. blendi says:

    Mire e tha alexi ju befte mire muti i kosovareve se e paska provu edhe vett….alexo me cfare shije ishte mer jaho hahahaha une per vete pushimet i bera ne AIYA NAPA QIPRO dhe me lidhen me zingjire me nje pjeshke norvegjeze,,,,u knoqa per zotin….sa e kom pallu ate te shkreten…..ueeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee lene moj eneda qa thu…

    1. Taulant says:

      Alexo ,ke bere mire qe e ke ngerene.Ne fund te fundit e meriton!Nuk e hengre qyl!

  27. enter says:

    Po cfare pret. Shqiptare hesapiiiiii, injorante hesapiiii. Marrin vesh kokemushkat??

  28. Mirela says:

    Lexova te gjithe komentet!!Ne shqiptaret jemi ..dhi e zgjebosur e bishtin perpjete!!Ku ka mundesi nje qe jeton aty te beje plazh ne Antalya apo Itali ku vetem cadra e plazhit me dy shezlona ben 20 euro dita..e mos te flasim per sherbimet e tjera!!Shqiptari nuk po frekuenton me as plazhet e vendit se kane rritur cmimet e hoteleve kosovaret..e ju me flisni per hotele me 5 yje ne Turqi!!Ikni more brekegrisur…duhet ta kuptoni qe kush shkon ne shqiperi ne plazh e ben per te kursyer e jo se eshte me mire…kujt po i rruhet per atdhetarizem sot..para shendetit te familjes…

  29. Edi says:

    Po shkoni ore ku te doni,dihet qe shqiperia nuk e ka aq te zhvilluar turizmin.na tregoni se shkoni na greqi, turqi, spanje dhe kenaqeni , por harroni se ne kete menyre po financoni zhvillim e atyre vendevedhe pastaj prisni qe te gjeni eshe ne al gjithcka perfekte,yyyyyyy fare e keqe

    1. theatrical says:

      o Edo,po pse na thua fare e keqe mor lal,edhe ne Shqiperi kemi erdhur edhe kemi “kontribuar”..pse,mos shkojme asgjekund tjeter pervec Shqiperise ?!
      Shqiperine tone,na mer malli dhe e duam e kemi njerezit tane atje,por nuk shtyhet vere per vere ne Shqiperi o Edo se çmendesh!!

  30. fushebardha says:

    Nuk e kuptoj se perse e perzini kete teme me thirrje patriotike dhe fyerje po ” patriotike ‘” kur munde te flitet me gjuhen e llogjikes .
    A munde te me thote gjithkush nga ju qe thoni se perse largohen njerzit nga plazhet e vendit tone , ne qytetet apo zonat ku banojne ne qofte se nuk u pelqen sherbimi ne nje dyqan apo magazine apo sherbime te ndryshme a nuk bejne veprimin me te thjesht duke mos shkelur me ne ate dyqan apo magazine , pra duke e bojkotuar ate .
    Dhe kjo eshte edhe menyra me e mire per ti treguar te zoterve qe ofrojne keto sherbime se po nuk ndryshuan do shkojne drejt falimentimit , sepse kete gjendje aspak te mire , qe ne fund te fundit e pranojme te gjithe , nuk e ndryshojne thirrjet dhe ndjenjat patriotike por investimet serioze , niveli I pranueshem I raportit cemim – sherbim qe ofrohet , pastertia , kultura dhe mardheniet miqesore qe duhet ofrohen ne menyr qe klienti te vije perseri vitin tjeter .

  31. . says:

    Shume i drejte konstatimi nga ana e Eneides.

  32. tironsi says:

    hapu dhe……po ai mut e ajo shurr te rriten e te ben kaq moj enida…..

  33. Hot says:

    Ate aromen e jodit te detit Jon, nuk e krahasoj me asgje ne bote !!!

  34. ICEE says:

    po mi do i besh jashte ti. ti ske lek me henger buke.Ben pordhe kot,
    pse nuk ike jashte pra kur e pe qe ste pelqenin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje