“Shqipëria mund të bëjë përpara vetëm përmes pasionit dhe energjisë së të rinjve”, u shpreh ish-presidenti i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili.
Ai ishte i pranishëm në aktivitetin me temë “Lider në auditor”, ku rrëfeu historinë e tij gjatë kohës që udhëhoqi Presidencën e Gjeorgjisë.
“Shqipëria dhe Gjeorgjia kanë histori të njëjtë. Kanë qasje të njëjtë ndaj komunizmit dhe sintoni të njëjtë në kërkesat ndaj institucioneve qeveritare sot. Prandaj, ashtu si Gjeorgjia edhe Shqipëria mund të ecë përpara vetëm përmes reformave të thella, rrënjësore, që mund të realizohen nga lider me energji e pasion, si dhe të rinjve, të cilët kanë vullnetin e duhur për këtë”, theksoi Saakashvili, duke shtuar se Shqipëria është një vend i ri, me një lider me mjaft energji dhe pasion.
Duke rrëfyer jetën e tij në krye të Gjeorgjisë, ai e krahasoi atë me dallgët në det, të cilat shpesh të ngrenë lart, por në raste të tjera të mbysin, dhe sipas Saakashvilit, politikanët duhet të jenë të aftë të mbijetojnë përballë këtyre dallgëve.
“Çdo politikan ka historinë e tij. Ai në një moment adhurohet nga populli i tij, në një moment tjetër urrehet, por ai nuk duhet të dorëzohet nëse do vërtet të mirën e vendit të tij, por duhet të luftojë për t’i mbijetuar urrejtjes e për të bërë atë që është më e mira për vendin”, tha ish-presidenti i Gjeorgjisë.
Saakashvili gjithashtu shtoi se në botë ekzistojnë dy llojë liderësh, ata që punojnë për interesat e tyre dhe kërkojnë që të duhen nga populli dhe ata që janë të gatshëm të marrin përsipër urrejtjen e një pjese të popullit për të mirën e vendit dhe për të mbetur në histori.
“Kur erdha në pushtet fitova me 96% të votave, dhe Enver Hoxha do ta kishte të vështirë një rezultat të tillë. Por pas zgjedhjeve të para dhe reformave të forta, dashuria karshi meje ra në 52% dhe në zgjedhjet e treta humba zgjedhjet pasi mora 40% të votave, pasi njerëzit mërziten si nga suksesi, ashtu dhe nga dështimet”, theksoi Saakashvili.
Duke iu kthyer gjeopolitikës, ai portretizoi figurën e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, si të një lideri që jeton me ëndrrën e Bashkimit Sovjetik, ndërsa vlerësoi tejmase figurën e presidentit të Turqisë, Taip Erdogan:
“Putin është ngjitur në një piedestal nga i cili e ka vështirë të kuptoj hallet e popullit të tij. Është tepër lart për të kuptuar vendin e tij, madje ai është manjak pas idesë së rilindjes së Bashkimit Sovjetik, për të cilin po punon ditë e natë. Sa i takon liderit Erdogan, ai është një politikan modern që jeton me hallet e qytetarëve të vendit të tij”, theksoi Saakashvili, i cili kujtoi një telefonatë të tij me Presidentin Erdogan, kur ky i fundit i kërkonte ndihmë për disa peshkatarë turq që kishin pasur probleme në Gjeorgji, apo të bizneseve të vogla turke që kërkonin të lulëzonin në Gjeorgji”
Duke vijuar me gjeopolitikën, ai u shpreh se Shqipëria është një vend mjaft pozitiv sa i takon paqes në rajon, ndërsa vuri në dukje se për të ndjekur rrugën e Gjeorgjisë duhen reforma të thella.
“Tre vende kanë arritur që nga komunizmi të mbijetojnë dhe të kenë një radikalizim të fortë. Kili, pasi kishte një ushtri të fortë, Zelanda e re, pasi nuk kishte fqinjë të cilët ishin të dhunshëm karshi tyre dhe Gjeorgjia, ku reforma në arsim dhe polici ishin thelbësore dhe shumë të ngjashme me ato që po ndërmerr kryeministri shqiptar Edi Rama”, tha ai.
Në fund, ai mbylli fjalën duke u shprehur se Shqipëria është në rrugën e duhur dhe me përkushtim edhe ajo mund t’i tejkalojë problemet e saj.
Pasion te madh kan Hajnine !
Ncncncncncnc,ky qe i tha Putin,po te zura-ta vura,nje karagjoz i madh,hahaha!
Doli dhe ky majmun “i ritur” në sahanet amerikane dhe që Putin “e trodhi” në një ditë, kur deshi të hidhze vickla,… të na japë mëndje prej “lideri të madh”…(?!) Nejse, për në Shqipëri, mirë e ka, se ne pranojmë me gëzim çdo gjë që na ledhaton veshët, pavarësisht se nga vjen…(?!)
Ky eshte nje super mashtrues,dhe sigurisht super hajdut.Ky ishte nje trap e gjys ne politike.E coi Gjeorgjine me keq se ishte,bente kot si pro amerikan,shante ruset me liber shpie,dhe si miop politik qe ishte,ja beri fare te lehte Rusise qe ti merrnin nja dy krahina.Ky vjen dhe jep mend tani,varja.
Jo o ti shashka-villi, nuk kemi aspak histori te njejte, ne nuk kemi gomare te bejne lufte me vende atomike.
Gomar je ti edhe ai fyelli i gjate qe te fton, eshte turp edhe fyerje per partine socialiste qe fton nje ekstermist te djathte ne shqiperi. Ky eshte uran butka apo kreshnik spahiu me steroids. Madje ky ka vrare protestues qe protestonin kur ky bente parade ushtarake edhe eshte me keq se Saliu.
Turp per PS qe lidhet me emra te tille, qe ne evrope i shikojne si loqe.
Kuptohet qe nuk eshte turp per meron qe e ka te vetin ideologjikish, edhe eshte rastesisht ne kete ane te llogores meqe andej nga e zgjodhi vet e perzune se nuk qe malok sa duhej.
KY ISHTE AI QE FUTI 8 MINISTRA TE VET NE BURG PER KORUPSION PLUS BERI TE JEPTE DOREHEQEN PROKURORI I PERGJITHSHEM POR HUMBI PREJ REFORMAVE QE MORÌ DHE PREJ MILIARDAVE TE KUNDERSHTARIT
Agjensi të huaja kanë transmetuar se ky karafil kërkohet nga INTERPOL- i !
Pse s’e arreston policia e ta dergojë pako postale në Gjeorgji për t’u gjykuar për krimet që ka bërë.Ky zagar bredh poshtë e lart kush ti hapi derën, vetëm në vendin e tij nuk vete nga frika e burgut.
Ku e psonise këtë mik, o Edi Rama, ky është rrotë më rrotë me Saliun ?!
ca flisni kot o te lodhur…ku dini ju ca ka ber ky per gjeorgjine apo skeni ca flisni dhe beni si te mencur…ky e ka rindertuar gjeorgjine nga nje shkatrrim total brenda 4 vjetesh ku punohej nate e dite…me para ne gjeorgji shikoje njerez te vrare ne rruge dhe ste bente pershtypje se ishte gje normal, kurse tani policine e ze paniku kur ndodh ndonje rast se nuk ndodh asgje…pas gjithe atyre viteve e ka ber gjeorgjine nje nga 3 vendet me te sigurta ne bote…ik dhe provoje ne gjeorgji te japesh korrupsion po ste futon 3 vjet brenda minimumi…