Zbulohet një tjetër vjedhje banke

3 Shtator 2014, 13:05Politika TEMA

Policia e Tiranës ndaloi asistenten operacionale të një dege banke dhe procedoi në gjendje të lirë drejtorin e saj.

Sipas policisë këta persona akuzohen për shpërdorim detyre pasi dyshohet se kanë vjedhur lekë në bankën e nivelit të dytë.

Policia njofton se nga Seksioni për Krimin Ekonomik e Financiar, më datë 02.09.2014, u bë ndalimi me inisiativë i shtetases Brunilda Dura, 38 vjeç  banuese në Tiranë, e dyshuar për veprën penale shpërdorim detyre,

Gjithashtu filloi procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasin F.Z., 56 vjeç,  banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale shpërdorim detyre,

Po ashtu u shpall  në kërkim shtetasi  Besmir Fahri Laja, vjeç 29, banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale vjedhje përmes shpërdorimit të detyrës.

Nga hetimet e kryera, shtetasi Besmir Laja, punonjës i një banke të nivelit të dytë, arkëtar, dyshohet se ka vjedhur në këtë bankë, duke shpërdorur detyrën,  shumat prej:  7.280.012 lekë, 32.900 euro dhe 18.080 dollarë amerikan nga arka e bankës, si dhe 510.000 lekë nga ATM.

18 komente në “Zbulohet një tjetër vjedhje banke”

  1. al_man says:

    se mos bejne gafe dhe i denojne kta se ja gjynof , smerret tjetri ne qafe per ca lek hekri sa kane mare kta

    1. elona says:

      Po drejtorit pse s ja nxirrni emrin,po e lini me iniciale?Qenka me burre i ndershem ky se kjo Brunilda?

      1. maximus says:

        ELONA, te njejten gje mendova edhe une kur po lexoja artikullin

  2. kaci i zi says:

    eeeeh,puna jone pune muti,pune te mire ka hajduti.

  3. reforme e thelle says:

    Dalengadale per perhapet shenbulli i BSh.Kur arriti te behet ky veprim ne banken qendrore e pse te mos marin te gjithe.

  4. iliri says:

    pas modes se tritolit po perhapet moda e vjedhjes se bankave,dhe me e cuditshmja nga vete punonjesit.kur spunon dretesia…mire bejneketo lloj fenomenesh vetem Enveri i eleminonte….

  5. Kendveshtrim tjeter says:

    Forconi ligjin per vjedhjet ne banka,burgim te perjetshem !

  6. Gjirokastriti says:

    A ka njeri qe nuk vjedh ne kete shtettttttttttttt (shtet i thencin )

  7. bobi says:

    Hahahah te tundon ai mut leku…. pastaj duhet te kishit vjedhur mbi 7 miliarde qe te mos kishit probleme me shtetin…. :p

  8. Mazllëmi says:

    Mirë e kanë këta… E panë që vidhet Banka qëndrore dhe thanë të mos rinë “duarlidhur”…

  9. Kris says:

    Keta jane te pavarur dhe nuk ka pune policia dhe drejtesia me ta.

  10. spartak says:

    kurse njerzzit ethjeshte 1 fatur mos me pagu cohet ne kembe prokuroria gjykata bile dhe kld .per kete vjedhje dhe shum te tjera mete medhe te ksaj natyre,nuk ka ligj.Per fukarejte dara e ligjit eshte me se korrekte.Ah medeeeet per ne

  11. enigma says:

    akuza shperdorim detyre ne nje institucion privat eshte si puna e agjitacionit ne komunizem .Nje institucion privat e akuzon ose per vjedhje ose e heq nga puna per mosrrespektim rregullash .Keta prokuroret e sot u ka ngele ora ne 90 per institucionet shteterore mund te ngresh akuze te tille

  12. Elton says:

    Lajme kot cjane keta gazetar kaq cheep..
    O jepe tamam o jo pergjysma , kush ja lejon ta botoj ket …??? Dhe gazeta tema jo serioze duket !!!

  13. hashimi says:

    Vidhni shpellar vidhni se mban ky popull ju denoft zoti me far dhe fis te degjneruar

  14. Ajaxs says:

    Ju kam zili shoke ju kam zili.Ju vidhni banka dhe ne rrime.Lavdia
    ju takon hajduteve te bankave.

  15. mari says:

    Mire emri i drejtorit nuk jepet se mbase del i pafajshem po emrin e
    Bankes pse jo ?

  16. komuni says:

    o popull ,vjedhja e nje banke duhet te na gezoje qe disa njerez u bene me lek ,mos jini ziliqare,se mos ishin leket tuaja ato!Me sa di une bankat jane gjakpirse te popullit te thjeshte ,dhe demtimi i nje banke eshte pozitive, nje hakmarrje e vockel.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje