Lideri i opozitës gjobitet 50 mijë euro për fyerje ndaj kryeministrit

3 Shtator 2014, 18:11Rajoni TEMA

Një gjykatë në Shkup vendosi që të dënojë me 50 mijë euro gjobë liderin e opozitës maqedonase, Zoran Zaev.

Gjykata tha se Zaev është fajtor për shpifje ndaj kryeministrit Nikola Gruevski.

Lideri i opozitës e kishte akuzuar kryeministrin në mars të këtij viti se ka marrë një ryshfet prej 1.5 milionë eurosh për shitjen e Makedonska Banka në vitin 2004 tek biznesmeni serb, Jovica Stefanoviç, i njohur edhe si Gazda Nini.

Zaev duhet të paguajë gjobën 15 ditë pasi vendimi të hyjë në fuqi.

Ai ka të drejtën të apelojë këtë vendim.

Fillimisht Gruevski kishte kërkuar 500 mijë euro dëmshpërblim, por avokati i tij tha se kryeministri vendosi që ta reduktojë shifrën në 50 mijë euro sepse nuk bëhej fjalë për paratë, por për nderin e kryeministrit.

Para gjykatës, Gruevski dërgoi një dëshmi, ku u shpreh se ishte lënduar emocionalisht.

Gjykata refuzoi që të marrë si provë një regjistrim audio, ku është mbështetur pretendimi i opozitës.

Po ashtu gjykata nuk vendosi të marrë në pyetje ish- Sekretarin e Përgjithshme të partisë VMRO DPMNE, partisë së Gruevskit, Den Doncev.

Doncev mendohet se ka shërbyer si ndërmjetës mes kryeminsitrit dhe biznesmenit serb.

Zaev i tha gjykatës se ai e ka marrë kasetën nga vetë Doncev.

4 komente në “Lideri i opozitës gjobitet 50 mijë euro për fyerje ndaj kryeministrit”

  1. Lek dushi.. says:

    O Zaev,po mos u tremb o burr…se nuk të vret dot Gruevski…Ska bythë..pa jo se nuk do dëshironte ta bënte….Ku ka zë,sështë pa gjë….thuhet gjithandej…Një horr si Gruevski,është hajn,,..hajdut i madh…që fshihet nën petkun e patriotizmit..Do ti dalin lakrat një ditë edhe atij….!

    1. Hamdiu says:

      Sa i sigur je bre Lek dushi? Nga proverbi “ku ka ze s’eshte pa gje” e ke frymezimin edhe Sali Berisha me shoket e tij, qe nuk le gje pa thene per kundershtaret.

  2. krio says:

    Ky Gruevdki e beri corap Maqedonin. Here me nacionalizmin e cpifur here me dhune here duke mashtruar shqiptaret.
    Por per shwiptaret ne Maqedoni duhet te flase Nikoll Marku prifti maqedonas i Shqiperis.
    U be edhe ky si kalamajte e Saliut qe s lane njeri pa hedhur ne gjygj. Dhe pa le dashka 500 mij eura se esht demtuar emocionalisht. 500 mij e tregon qarte se i ka marre parat e pista.
    Gruevski dhe tipa si ai jane keqja e Ballkanit.

  3. Treviso says:

    Pasken demaskuar nje njeri te lindur i demaskuar. Gruevski i Maqedonise ka pasur profesor Gryevskin e Vuçidolit. Perfundimi do jete i barabarte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje