Propozohet Këshilli i Integrimit

3 Shtator 2014, 15:36Politika TEMA

Në një kohë kur debatet politike në vend në trekëndëshin qeveri, Presidencë dhe opozitë sa vjen dhe thellohen, të tilla zhvillime duket se për momentin e kanë eklipsuar sfidën e integrimit pas marrjes së statusit, atë të çeljes së negociatave me BE-në. 

Por, Top Channel nga Komisioni Parlamentar i Imtegrimit Europian ka siguruar një projekt-propozim prej 10 faqesh për ngritjen e Këshillit  Kombëtar të Integrimit Europian, dërguar këtij komisioni nga ministria e Integrimit Klajda Gjosha për marrje opinioni.

Në këtë dokument të detajuar thuhet se “për të bërë procesin reformues më gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm, siç thuhet edhe në raportin e Komisionit, në qershor në Shqipëri do të krijohet një mekanizëm institucional i konsultimit për çështje të BE-së me të gjithë aktorët e interesuar”.

Ky mekanizëm do të quhet Këshilli Kombëtar për Integrimin Evropian (KKIE).

Objektivi i përgjithshëm i këtij Këshilli, thuhet në dokument, është të japë udhëzime strategjike në lidhje me procesin e integrimit evropian si edhe të rrisë bashkëpunimin mes partive politike, institucioneve shtetërore dhe shoqërisë civile në procesin e integrimit evropian.

Ky organ bëhet struktura më e lartë këshilluese në fushën e integrimit evropian. Duke pasur parasysh sfondin politik shqiptar, Këshilli mund të duhet të ketë një mandat që ofron një rrugë të qartë dhe të qëndrueshme drejt integrimit në BE, pavarësisht ndryshimeve të mundshme në fushën politike, në qeveri dhe/ose në Parlament.

Në këtë dokument, ministria e Integrimit Klajda Gjosha ka renditur 14 objektiva specifike që duhet të realizojë ky Këshill, ku ndër më kryesoret është të hartojë udhëzime strategjike në lidhje me procesin e integrimit të vendit.

Të sigurojë diskutim të vazhdueshëm për politikat e integrimit europian të zbatuara nga institucionet e qeverisë me shoqërinë civile dhe aktorë të tjerë të interesuar si dhe të forcojë dhe të promovojë bashkëpunimin mes forcave politike, institucioneve shtetërore dhe të pavarura dhe shoqërisë civile në procesin e integrimit.

Parashikohet që Këshilli Kombëtar i Integrimit   të fillojë punën në fund të shtatorit 2014, pas miratimit të tij dhe marrjes së vendimit nga qeveria për krijimin e kësaj strukture.

Gjatë periudhës së saj të funksionimit, KKIE do të mblidhet të paktën dy herë në vit për të diskutuar dhe miratuar rezultatin që rrjedh nga axhenda e Bashkimit Evropian.

Përbërja e Këshillit do të jëtë gjithëpërfshirëse me pjesëmarrjen e kryeministrit, kryetarëve të grupeve parlamentare, përfshi edhe përfaqësues nga kabineti i Presidentit, akademikë, komunitetet fetare, biznesi, shoqëria civile dhe media.

Në dokumentin që ka mbërritur pranë Komisionit Parlamentar të Integrimit, ministrja Gjosha sygjeron që ky Komitet të bashkëdrejtohet nga kryetarja e Komisionit të Integrimit, deputetja demokrate Majlinda Bregu dhe homologia e saj në komisionin e jashtëm Arta Dade.

Kontaktuar nga Top Channel, Arta Dade tha se e ka mirëpritur ftesën për ta bashkëdrejtuar këtë Këshill, kurse Majlinda Bregu pohoi se ftesës do t’i japë përgjigje të enjten nëpërmjet një shkrese zyrtare, pa dashur ta specifikojë se cila do të jetë përgjigja. /TCH

3 komente në “Propozohet Këshilli i Integrimit”

  1. Viktor hoti says:

    Ne jemi me breke te arnuara e po ngreme struktura kot kur ne cdo dikaster kemi organizma e te ngarkuar ne integrimin dhe nje zvministre per kete pune . Kjo Klajda, si femer qe eshte kujton se nuk mund te kete organ e organizem pa ne struktura per…. pudrosje. viktor Hoti

  2. The Tiranasi says:

    Ky eshte nje budallallek me brirê.
    Te krijosh Keshill qe te drjtohen nga politikane, i bie qe ata te keshillojne vetvehten.
    Shkurt muhabeti, nje shkak per te marre disa leke me shume, per lloqe Kavaje.

  3. Kris says:

    Qeveria e specialisteve po vjedh me lezet buxhetin e shtetit dhe shqiptaret.po ngre keshilla dhe komitete kombetare qe dublojne punen e dikastereve per te marre sa me shume paga.Kur shikon Napoleon piktorin ne foot te rrethuar nga nje tufe e madhe barkederrrash vetvetiu mendon se shqiperia eshte nje grazhd I madh ku mund te mbareshtrohen mire gjithe llojet e kafsheve.Perpara me keshilla,komitete kombetare e nderkombetare se mban ky popull.
    vetem saktesoni qe nje qeveritar mos marre me shume se nje rroge.
    A I shaken piktorit ky propozim se ngeli duke bere lufte pordhesh me Saliun dhe Lulin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje