Arabi Saudite, kusht për martesë, të kesh patentë për makinën!

6 Shtator 2014, 18:22Lifestyle TEMA

Arabia Saudite mund të fillojnë tu kërkojnë njerëzve leje drejtimi për makinat, si kusht për tu martuar, në kuadër të masave të marra për të kufizuar numrin e divorceve.
Ndër planet që po studion ministria e drejtësisë së Arabisë Saudite, posedimi i patentës për t’i dhënë makinës mund të bëhet një parakusht për të finalizuar një kontratë martesore, raporton agjensia e lajmeve saudite. Çiftet mund të kërkojnë që të marrin pjesë në “trajnimin martesor” përpara finalizimit të dasmës.
Konsulent familjar Abdulsalam al-Sakbai thotë se ideja erdhi pas përpjekjeve të mëparshme për të reduktuar numrin e divorceve. Testi mjekësor i qeverisë për të kontrolluar shëndetin e çifteve dhe palestra nuk funksionoi.

Autoritetet saudite thonë se shkalla e divorcit është rritur ndjeshëm në vitet e fundit, dhe janë të shqetësuar për ndikimin që ka kjo gjë mbi mbretërinë.

Statistikat e qeverisë, cituar nga mediat saudite thonë se shumica e divorceve ndodhin për shkak se burrat nuk lejojnë që gratë të punojne pas martese, ose për çështje që kanë të bëjnë me kontrollin e burrave mbi pagën e grave të tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje