Kryeministri Edi Rama diskuton me Presidentin Bujar Nishani pikëpamjet për situatën e re të krijuar në Bankën e Shqipërisë, pas arrestimit të Guvernatorit Ardian Fullani.
“Pikëpamjet e tyre kanë qenë plotësisht konvergjente lidhur me domosdoshmërinë e sigurimit të një vijimi sa më të qëndrueshëm të punës së Bankës së Shqipërisë, ndërkohë që në çdo hap të mëtejshëm drejt normalizimit, duhet mbajtur parasysh, qoftë forcimi i pavarësisë së institucionit, qoftë garantimi i standardeve më të larta të profesionalizmit në drejtimin e Bankës së Shqipërisë”, thuhet në një njoftim zyrtar të Kryeministrisë.
Një ditë para takimit me Kreun e Shtetit, përmes një njoftimi bëhet e ditur se sapo është kthyer nga Samiti i Uellsit Kryeministri Edi Rama ka nisur kontaktet për të diskutuar mbi situatën e re të krijuar me arrestimin e mbrëmshëm të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.
Ai ka pasur një takim me Kryetarin e Kuvendit, pasuar me një sërë telefonatash me partnerë e ekspertë ndërkombëtarë të qeverisë dhe më pas një tjetër takim me përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Mbështetja për prokurorinë e drejtësinë për të kryer deri në fund punën e nisur dhe garantimi i pavarësisë së Bankës së Shqipërisë për ta kapërcyer situatën me autoritet të plotë moral e profesional, duhet e do të jenë dy pika të palëvizshme referimi për qeverinë në trajtimin e këtij problemi madhor.
Kryeministri e Qeveria, në bashkëpunim të ngushtë me Kuvendin e Shqipërisë, do të ndërmarrin me përgjegjshmëri të lartë morale e përgjegjësi të plotë ligjore, të gjithë hapat e nevojshëm që Banka e Shqipërisë të dalë më e fortë moralisht, më e sigurt institucionalisht, më transparente administrativisht dhe padyshim plotësisht e pavarur, nga një situatë si kjo që nuk duhet të përsëritet më kurrë në të ardhmen.
Kryeministri Edi Rama dëshiron t’i shprehë respektin e mbështetjen e Qeverisë të gjithë teknicienëve të Bankës së Shqipërisë, aftësitë e spikatura dhe puna e përkushtuar e të cilëve, janë një bazë shumë e sigurt për qëndrueshmërinë e padiskutueshme të institucionit, pavarësisht situatës së krijuar në majën e drejtimit të tij.
Kontaktet e Kryeministrit do të vazhdojnë.
O Rama, nese je burre, votat i ke, nishanin te lutem ne pension
Do me shaje ndonje fanatik i djathte ne kete rast (se ne shumice ne kete portal me kane share fanatik te majte) por realiteti ky eshte.
Rama ke shansin qe pak politikaneve i vjen qe te behesh politikani i cili mund te mbahet mend gjate per mire.
Mos e shperdero
Keto takime me presidentin duken si vez te medha ne mendere te vogla, bien era koalicione te tronditura……. zgjedhje te parakoshme.
o Ram,nuk behen pazare dhe symfoni me sunitet,aq me keq me korrakun Nishani………….
Nishani e ka vendin ne qeli,bashke me Meten,Topin[presidend i nje shteti qe kur vriteshin qytetaret e tij,ai kruante koqet dhe nuk beri doreheqje duke denuar fajtoret……],Bashen,Berishen etj……….
MIRE rama. LE TE FLASIN KOT INATCINJT. TANI AI ESHTE PRESIDENT.
Nje shprehje qe nuk e kuptoj dot eshte se u theksua: ” domosdoshmeria e forcimit te pavaresise se institucionit”.
Valle, çfare kane parasysh me “forcim”.
Nuk ishte boll pavaresia qe Fullani dhe antaret e Bordit Mbikqyres kishin ne vjedhjen e parave te shqiptareve?
Miljona Euro pa i hyre gjemb ne kembe!
Akoma me te pavarur se kaq duhet te jene ?
Antareve te Keshillimit Mbikqyres nuk ju duhet “pavaresia”.
Ketyre horrave ju duhet te plasen ne burg e te mos dalin me deri ne moshen e pensionit.
Ne shtetin Virxhina ne SHBA, keto dite, Guvernatori i shtetit dhe gruaja e tij rrezikojne me mbi 30 vjet burg secili per nje shperdorim
140 mije dollare!
Kurse ketu, Zonja, Beta Gjoni, bashkefajtore Nr. 1 bashke me Fullanin “lavderohet” per pune te mire dhe i varen prape melçite ne qafe.
Te shohim çdo behet.
Ne grahmat e fundit tw shpreses,
Anonimi
Për nacionalistin.
Nishanin po ta heqim nga posti i Presidentit të Republikës merr menjehere KEMP-in, se është invalid.
Zotrinj! Nishani ka kohe qe eshte ne pension,tani ai rrine ne zyre per inerci te kohes,e keqja eshte se si pensionist ka rrogen e lart.Rama po tregon se ka aftesi drejtuese,dhe po ngjalle shpresen qe lindi ne vitin 90, dhe qe u shkaterrua shume shpejt ,nga hordhite e Berishes e te Fatosit,si dy pasuesit e fundit te Ramiz Alise.
konvergjente-të përputhshme
Pse mor byrazer shkon e ma takon at ulog te felliqem ,a na pate thon qe ne shtator fillon fushata kunder korrupsionit ne drejtesi ???????? E ku tjeter pervec ktij dangalli mund ta fillosh ate fushat