Malaj dhe Preçi thonë se ideja e Guvernatorit të huaj është absurde

9 Shtator 2014, 20:19Politika TEMA

Guvernatori i ri i Bankës së Shqipërisë nuk mund te jete një shtetas i huaj.

Duke nënvizuar pjesën e profilit ndërkombëtar, ekspertët bashkohen në mendimin se ai duhet të jetë i pavarur, jo me prejardhje politike por kurrsesi i huaj.

Arben Malja dhe Zef Preçi thonë se Shqipëria nuk ka eksperienca të mira në drejtimin e institucioneve nga të huajt, duke përmendur këtu CEZ-in, Albtelekomin etj, raporton Vizion Plus. 

Por gjithashtu edhe kapacitetet shqiptare të denja për këtë post janë të shumta. Duke ardhur te pjesa e ligjit të ri që është duke përgatitur Kuvendi i Shqipërisë, ekonomistët shprehen se këtu mund të merret ndihma e huaj, por vetëm ne forme asistence këshillimore.

Sipas tyre, ligji i ri duhet të ruajë pavarësinë e këtij institucioni. Ata propozojnë që mbikëqyrja të jetë më vete nga drejtimi i bankës.

Tashmë debatet mes ekspertëve dhe politikanëve po përqendrohen në emrin e ri të Guvernatorit, por dhe prejardhjen e tij.

63 komente në “Malaj dhe Preçi thonë se ideja e Guvernatorit të huaj është absurde”

  1. prizem says:

    Me mire te vihet Shkelzeni i BABIT…dhe parat do jene ne duar te sigurta.

    1. Pelasgian says:

      Elisabeta Gjoni = Zeni i Babit !

  2. Vk says:

    Me gjithe respektin per z.Malaj, kjo eshte ide e servirur nga jashte dhe mund te jete fillimi i dickaje per kete vend. Nuk flas per modelin anglez te doganave por shpresoj per model gjerman qe s’eshte provuar ndonjehere (pervec faktit qe i takon te ndertojne dhe gjysmen qe kane lene pabere te shtetit tone)

    1. Vizioner says:

      Idea e venies se nje Guvernatori te huaj eshte shume e drejte dhe me produktivja.
      Do te propozoja nje Guvernator me prejardhje gjermane. Jane gati me te pakorruptueshemit.
      Jo me kot dhe Banka e Europes (EZB) eshte ne Frankfurt-Gjermani.

      Nje Bankier-Guvernator gjerman do ta coje perpara sisteminin Bankar te Shqiperise dhe do krijoje influenca ne Bankat perendimore.

      Zv/Guvernatori le te jete Shqiptar. Dhe ai meson me shume nga bankieri i huaj-gjerman.

  3. zef says:

    Cna cat koken me kte guverrnatorin e huaj, kemi
    ekonomistin me te mire ne europe Dhori Kulen.
    Vendosni Dhorin edhe pse ka nja 10 angazhime me rroge
    ama, prap Dhori per te miren e shqiperise e bon edhe
    nje pune tjeter, por per te miren tone ama.

    Ja sa shume na mundohet Dhori.

    1-Kryetar i Këshillit të Statistikave

    2-Kryetar i Unionit të Ekonomistëve Mbarëshqiptarë

    3-Anëtar i Bordit Drejtues të Portit të Durrësit

    4-Anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës

    5-Kryetar i Komisionit të Ekonomisë Këshillit Bashkiak të Tiranës

    6-Dekan i Fakultetit të Ekonomisë

    7-Anëtar i Këshillit Mbikqyres ne Banken e Shqiperise.

    1. tashkulveshin says:

      e ke infon e vjeter… dekan eshte Sulo..dhori eshte rektor ?

  4. kenDveshtrim tjeter ( i treti i verteti ) says:

    Ketu merr jete dhe shprehja e vjeter qe shqipot nuk bejne dot shtet vete. Historikisht, kemi pasur ndonje te huaj ne krye qe te administroje, se shqipot jane te ligjte e vetes dhe te miret e dynjase, vetem per tu therrur me njeri-tjetrin.

    1. paradox says:

      Nje nga bankat me te fuqishme ne bote Bank of England e ka governatorin te huaj, keshtu nuk ka asgje te keqe qe ne Shqiperi te jete nje governator I huaj qe te shperndaje pak kulture per keta derra te kenaqun

  5. Qife Bitha says:

    Precin se njof fare dhe me duket nje mirditor a lezhjan i trashe, servil, me pamje e vizion te kufizuar. Sa per Malajn, ai eshte 24 karat hajdut, Lab ordiner, injorant inteligjent, por super hajdut. Te dy jane joshur dhe duan nje post ne Banke, apo edhe Guvernator.

  6. Analisti Politolog Qim Hasimovic Nurellaros says:

    hahahaha, kush jep mendim…
    dy fshatare hajdute me cizme qe jane me te dhjere se Fullhani…

  7. Blendi says:

    Ne Shqiperi kryetari i kishes orthodokse eshte shtetas i huaj, shefi i sherbimit sekret madje eshte shtetas i huaj (ne fakt me kombesi shqiptare dhe nenshtetesi te dyfishte).

    Pse atehere qenka hata, nese shefi i bankes shqiptare do te ishte shtetas i huaj?

    Tung,
    Blendi

  8. bluee says:

    E pse te mos jete? A nuk eshte i huaj Janullatosi ne krye te kishes shqiptare. Precendentet prandaj jane…

  9. Nje i zakonshem says:

    Jo vetem guvernator nga jashte por edhe Kryetar gjykatsh per nje periudhe te percaktuare me ligj,po ashtu eshe hetues dhe çka i duhet ketij populli per te vendose vertete drejtesine,ndryshje ku qe hiç gjikundi,çfar bere asgje more te dashur ekonomiste dhe politikane qe gjoja neve paskemi me shumice per te vjedhur.

  10. E verteta says:

    Mos jane preur keta te dy

  11. Denis says:

    Beni ate qe kishit ne plan te benit qe ne fillim, te shkrini Banken e Shqiperise me Autoritetin e Mbikqyrjes Financiare ose beni ate qe doni te beni se fundmi, te vini guvernator ndonje drejtor banke ne Shqiperi (i huaj sigurisht se shqiptaret nuk bejne sipas shqiptareve qe na drejtojne!!!)

  12. ed says:

    Pa patur asnje simpati as per Malajn, as per Preçin, duhet thene se kane te drejte. Ose do te arrijme te ndertojme nje shtet me Shqiptaret ose do te ngelemi popull kot.

    Shteti nuk ndertohet me te huaj, dhe vetem nje kontrate pune nuk eshte mjaftueshem per te drejtuar nje institucion te fuqishem dhe politik si Banka Qendrore.

  13. gazi says:

    Jane nga ata qe presin te “martohen me Penelopen”,te behen guvernatore……

  14. ed says:

    Se mos na sjellin dhe nje Wolfarth te ri… qe kenaqet me qofte, birra e byrek.
    Te pakten Fullani e ngrinte nivelin me tava peshku.

    1. Prokurori says:

      Po qesh dhe spo mund te ndalem. E forte kjo.

      1. Hot says:

        Edhe une po qesh me batuten e Edi-t. Shume , po shume e bukur …

  15. xxx says:

    O Ben Mavria po ikore vazhdo pushimet ne velipoj.

  16. vjollca says:

    Nga te huajt skemi patur ndonje experience positive, por sdo te thote qe eshte ide e gabuar. Edhe shtete te medha marin guvernatore te huaj. Specialistet nuk kane atdhe. Edhe Anglia punesoje nje guvernator nga Canadaja. E rendesishme eshte te jete I afte dhe korrekte. Pra ketu behet fjale per profesionalizem, dhe konkurenca duhet te jete e lire.

  17. e vero says:

    Uaaaaaaa !!!sikur kush jane keta te dy qe po j japin tonin ceshtjeve te
    Ekonomise ,njeri me budall se tjetri .Hikni mer dreqen se ju njofim sa ju vlen lekura.

  18. Prokurori says:

    Se mos i shkon ndonjerit mendja te propozoje kete fshatarin-hajdut-intelektual te pabese Arben Malaj se do ta mendorosni fare. Ne doni te perkufizzoni palyresine, pabesine, maskarallekun, idiotesine, perversitetin, arrogancen, kapadaillekun dhe karagjosllekun tipik shikoni intervistat e ketij Malajt dhe do te shikoni sa i etur poshtersisht per te poseduar te tjeret ndyrazi, me force dhe dhune verbale. Duke ofenduar dhe duke u hequr si grep nga Vlora (por qe nuk eshte vlonjat.
    Une habitem si pretendon ky legeni per nje post te tille. Shqiperia vuan se tipa si ky ka me shumice neper partira dhe qeveri dhe ne kuvend.

    1. Bledi says:

      sa i peshtire qe je prokuror, po ke pak burreri shkruaj emrin e vertete o djalmami

  19. Z says:

    Guvernator gjerman ose zviceran eshte ideale.

    1. Denis says:

      Po sikur te te them se qarkullojne fjale qe do jete turk, cfare do te thoshe zoteri i nderuar????? Do ishe prape ok me nke guvernator turk?

  20. Anonimi says:

    Dolen e folen perseri dy cunat e Tos Nanos.

  21. Shqiponja says:

    Me sa duket ky guvernatori i ” huaj” do jete cifut !!!!!!!!! Se ata jane expert te mire te bankave, por me mire dine te sekuestrojne dhe pervetsojne floririn!!!!!!
    Me lezet me marifet ne e shesim shqiperine vet
    Turp dhe krim i papare e I padegjuar . Sa do rosh do mesoshe, thote populli.
    KJO EHTE FUNDI I SHQIPERISE DHE GJITHE SHQIPTAREVE.

    Po pse mor te dashur bashkeatdhetare, deputete tradhtere, politikan trgtare, qeveri antikape, presidence satrape…Pak
    shqiptare dhe bij shqiptaresh te ndershem, te diplomiar dhe graduar ne universitetet me prestigjose te botes, apo qe punojne sot me bankat me me emer neper dote kemi ne ?
    Pak studente dhe specialista nga diaspora kemi ne, madje edhe me experience pune te shkelqeyer?

    GUVERNATOR I HUAJ = SKLLAVERI = KOLONIALIZIM = MOHIM I NJE KOMBI

    Nuk do ta besoj a kur qe shqiptaret te kerkojne zhdukjen fizike dhe mohimin e identitetit te tyre.

    SHQIPTARE ZGJOHUNI SOT! NESER DO TE JET SHUME VON!

  22. Vasili says:

    Cdo koment ka vlera dhe eshte imirepritur vetem kur funksionon ligji.Forcimi i shtetit ligjor,pamvaresia e tij ndaj shkelesve eshte guri themelor per forcimin e nje shteti demokratik.Nuk ka pyll pa derra,ku edhe ne shqiperinuk mungojne por eshte e pa faleshme qe derrat te qeverisin e njerezit e ndershem intelektuale te talentuar dhe patriote te lene atdheun dhe te ikin nga syte kembet neper bote.Kjo eshte e keqia e ketij kombi pasi kudo qe shqipetaret punojne neper bote jane ingranuar me jeten e vendit ku jetojne dhe kane krijuar te mirat materiale ne nivele te kenaqeshme.Sa per trimat dhe gangsteret dihet qe vendi i tyre eshte ne burrg.

  23. caci says:

    Geri Kokalari eshte kandidadura per Guvernator…eshte vendosur.Vjen seshpejti ne Tiran …dhe mir bejne se ne krye te Lekeve duhet o nje Gjirokastrit o nje Korcar.

  24. Otto says:

    Drejtor i huaj nuk eshte ide e keqe .Madje dote thoja eshte ide e mire.
    A,nuk pretendon Shqiperia te behet pjese e Europe.Banka qendrore Europiane ka drejtor Italian qe pasoi ate francezin .Pastaj ne vendimmarrjte rendesishme do te jete edhe Bordi drejtues
    Duhet te vije i huaj per te bere punen dhe jo per te marre rrogen dhe mbirrogen sic bejne shqiptaret.Te

    fuse disiplinen e punes dhe ndershmerise dhe marrja e talenteve dhe jo rrumpalle politike

  25. Luani says:

    Arben Malaj Guvernator???? Mos e dhente zoti dhe as shejtani. Ky eshte zvarranik para eproreve dhe kacavjerres pas thelave te pushtetit. Por thelat mbaruan dhe ky palo megjithese ka bere kerdine me te vjedhur na sjell pacipesisht ne media teorine e vlerave. Ky hajdut me cizme ka hequr cizmet dhe kujton se nuk eshte me hajdut. Rilindja nuk po i hedh me ndonje kocke per lepirje keshtuqe Beni deri dje hapur dhe sot fshehurazi lepin te pasmen e Saliut. Shkurt Beni flet per Governator me vlera qe eshte ai vete. Beni ben mire te veshi opingat dhe tja mbathi nga ka ardhur.

  26. tonin says:

    Guvernatori I bankes se Anglise eshte shtetas Kanadez.

  27. vlora80 says:

    nuk eshte mir asnjeher qe te lesh banken e shqiperise ne duart e nje tekniku t huaj,,por ca t mira pa ky popull nga njerezit e tij,,jan po te njejtet jan bijte e baballareve,dhe po vazhduam keshtu do te kemi bijt e ktyre bijve

  28. Mihallaq Furxhi says:

    Per mendimin tim do te ishte nder per Shqiperine dhe Shqiptaret nje kryetar i gjykates se larte mundesisht nje potencial i gjykates Ftederale Amerikane,po ashtu nje governator i BSh mundesisht Gjerman jap mendimin tim ne kete menyre sepse sipas satistikave ekonomike Amerikane, Gjermania harxhon rreth 60 perqind te shpenzimeve qe harxhon Amerika per (health insurance) inshurancen e shendetit.(Kjo perben nje nga shifrat me te medhaja ne buxhetin e Shtetit Amerikan).Ndersa nga experienca time me sistemin e drejtesise Amerikane duke qene dy here si ( plaintiff) akuzues, kam fituar te drejtat e mija per ceshtje civile, edhe nje here pjesmares me te drejta te plota si ( juror) nje nga antaret e zhurise te gjykates federale ketu ne Michigan.
    Kjo do te ishte nje mase e mire per te parandaluar dhe luftuar korrupsionit,do ta forconte kursin monetar te lekut Shqiptar dhe do ta ngrinte mirqenien e asaj pjese shume te popullsise te Shqiptareve.

    Mihallaq Furxhi
    Oakland Community College
    Michigan USA

  29. Reds says:

    Jo vetem governatori,por edhe prokurori i pergjithshem, ministri i drejtesise, e antaret e KLD duhet te jen te huaj.Sbehet as ekonomi e as drejtesi me hajdutet e te korruptuarit.

  30. toma says:

    aman more, gjerman 24 karat te vije. bile te kete punu per bundeswerin.
    jo po do degjojme benin qe ka punu per firmat piramidale.
    shko or ben pirdhu. u bone ti me na den men.

  31. denisa says:

    Hajt po behem une meqe ngela duke punuar per bankat neper bote:p. Qe I pavaruar sdo jete dihet po shpresoj Te zgjidhet nje me pak I demshem se Te tjeter. Puna mbare toka meme:)

  32. DULLE says:

    LLAKATUNDASI MALAJ DHE SERVILI I KOHRAVE PRECI DUHET TE SHOHIN SE SHTETE SHUME ME TE ORGANIZUARA DHE ME TE FORTA SE SHQIPERIA I KANE GOVERNATORTET E HUAJ SI ANGLIA ,GJERMANIA ETJ.LIGJI QE FUNSIONON NUK LE SHTEG PER MANIPULIME

  33. lili says:

    Propozoj Dominique Strauss kahn-in,ish minister franceze edhe ish direktor i bankes boterore’specialiste ma te madh nuk gjejme!eshte i afte si ekonomist,jahudi,edhe ia dîme veset tash te gjithe. Edhe investimi ne krevatin dobio te Fullanit nuk shkon kot! Po bile ky DSK punon,e punon mire si ekonomist.per te tjera ne shqiptaret kemi nje tolérance mbi nivelin boteror,keshtu qe nuk na pengon faire pjesa qefli e tij!

  34. wer says:

    Te kemi prokurore dhe gjykates shqiponja… pastaj vendosni guvernator ke te doni .

  35. dajti says:

    Nga jashte te vije jo vetem guvernatori, por edhe keshilli mbikqyres, nga jashte te vij edhe kryeprokurori, kryetari i gjykates se larte, i asaj kushtetuese, KLD,etj. Shqiptari eshte byth pambuk, servil, pa dinjitet, i babezitur per para, lehtesisht i korruptueshem, me nje fjale Shqiperia nuk PRODHON DOT NENPUNES SHTETI.

  36. LORA says:

    Rudina Seseri eshte nje aset i shkelqyer per Guvernatore e BSH-se.
    Kjo grua,me eksperience nderkombetare dhe arsimim te lavderuashem ne USA,mendoj se do te garantonte standartin e deshiruar,nga njerzit,per kete institucion.

  37. tani.deutschland says:

    Ore po sikur te veme kete Benin e Malajve si guvernatoer?!
    SE edhe ky tashme i huaj eshte.
    Te pakten per PS.

  38. shoku says:

    I them Malajt dhe Precit jo vetem ne Banke, por ne te gjitha institucionet te vihen te huaj per kete popull, qe ju zotrinje te nderuar te mos vidhni, te mos vini ne pune njerzit tuaj, ai i huaji nuk te njeh dhe te merr ne pune per zotsinje qe ke, prandaj mos jepni mendime te tilla, ne Shqiperi duhet nje dore e forte te huajsh, se ndryshe ky vend nuk behet, dhe per 23 vjet ja ky eshte rezultati.Mos tregoni pralla me mbret, ne kurriz i heq populli, kurse juve dhe jjerzve tuaj ju hapen dyert kudo, kurse femijet tane rrine pa pune. Mos na hapni barkun.

  39. Ari says:

    Arben Malaj duhet te jete Guvernatori i Ri i BSH, eshte superekonomist e ka integritet kete e ka treguar gjate karrieres se tij edhe politike.

  40. pellazg 100% says:

    Do te deshiroja ti kujtoja Kryeministrit ne kete rast shprehjen e tij “Nuk eshte njeriu…, por eshte sistemi”, kush jep garanci se edhe i huaji nuk do te shqiptarizohet qe ne muajin e pare te marrjes se detyres?
    Personalisht mendoj se zgjidhje me e mire eshte nje Shqiptar/e qe ka studiuar dhe punon ne sistemin bankar te huaj.
    Persona me integritet dhe know how, te cilet punojne ne banka te rendesishme ne Europe e deri ne J.P.Morgan ne Amerike, Shqiptare, gjen plot.

  41. Boni says:

    Banka do burra te zote jo muter qe dine te komentojne pa u pare askush fytyren e me emra te rreme ne blogje. Do mendje gjak shqiptar jo lepuj antishqiptar.

  42. Bledi says:

    Askush me shume se Arben Malaj, nuk ka te drejte te flase madje te behet edhe Guvernator. Nje shprehje thote po ti dihej e mira kaut nuk therrej edhe Ben Malaj eshte ai qe ringjalli ene boni te ece ekonomia shqiptare.
    Lutem qe te behet Arben Malaj Guvernatori i Ri.

  43. adi says:

    I huaj jo vetem per bankat por dhe per gjykatat dhe prokurorine

  44. Ladi says:

    Guvernatori I BSH. Duhet te jete patjeter Shqiptar, a ka te huaj qe mund ta drejtojne per nga aftesite them ka aq shume sa ne nuk mund ti numerojme, Une mendoj se edhe per postin e Kryeministrit na duhet Nje I huajan edhe per President.Patjeter qe duhet te jete Shqiptar e me I mundshmi e me I miri eshte Arben Malaj.

  45. gjok says:

    Atdheu s’eshte monopol i askujt.TE gjitha institucionet i perkasin popullit shqipetar,dhe duhet te drejtohen nga shqipetaret.Se atehere i bie qe edhe institucione te tjera jane te nivelit te ulet per nga besueshmeria,te vijne nderkombetaret te na i kryejne punet, dhe ne te ngrohemi ne dielle……………Shqiperija ka financiere te zot per te drejtuare Banken e Shtetit,veçse duhet te kete nje ligje e rregull te sakte .dhe jo rregullore per mekanik e hidraulik…………..

  46. Moza says:

    Guvernatori Duhet te Jete Shqiptar. Sistemi duhet te Ndryshoi, eshte sistemi ai qe ka sjelle gjithe keto palacolliqe qe situata erdhi ketu. Lidhur me kete ceshtje duhet nje hetim shume I thelle mbasi duket sikur kemi te bejme me nje vjedhje shume te komplikuar e me nje rrjete njerzish te zinje, kjo situate u paralajmerua nga vrasja e Santos. Arben Malaj duhet te kontribuoje per te gjetur nje zgjidhje rreth kesaj ceshtje mbasi ka kapacitet e aftesite e duhura si ekonomiste.

  47. Liridon says:

    Rilindasit ishin Shqiptar. Shqiptaria sot me PS kerkon nje Rilindje te dyte, duhet patjeter qe guvernatori te jete Shqiptar, Profesor Arbeni pse jo.

  48. Ardita says:

    Duhet te Jete Arben Malaj. Eshte ai qe i duhet bankes ene ekonomise shqiptare.

  49. Shkelqim says:

    Shqiptar duhet te jete Guvernatori sigurishte ndryshe le te behemi protektorat i huaj e te mbledhim mendjen,

  50. andoni delvin says:

    Idea e nje guvernatori nga jashte eshte bullshit. nje administrator nga jashte do funksiononte nese do ishim popull si gjithe europa me memorie institucionale ku kufijte sbejne sens vec ndarjes de juro se ku fillon gjermani e ku mbaron franca… edhe popujt europian kane nje eksperience goxha te gjate ne shtetformim dhe ndertimin e institucione dhe nuk vihet ne pikepyetje cilesia dhe vlerat e emrave. shqiperia eshte akoma ende larg ketyre vlerave. pa me te voglin hezitim do isha per kandidaturen e Malajt. si nje ekonomist ekselent qe di shume mire ku fillon ekonomia dhe ku mbaron politika dhe anasjelltas

  51. bobi nga matohasanaj says:

    guvernatori duhet te jete shqiptar ca eshte ky muhabet sikur jemi ne 1900 dhe skemi kuadro. banka e shqiperise eshte garante e parave te shqiptareve jo e turqeve amerikaneve apo gjermaneve. arben malaj pse jo, ekspert i sprovuar ka qene minister ne kohen e mbrapshta te 97es dhe transformoi ekonomine e shqiperise

  52. eri says:

    Ne mundohemi te percojme vlera te brezi i ri, po cdo dite e me teper ky vend na tregon de duhet te ikim sa me larg tj. Perse vlen nje i huaj ne krye te institucioneve tona?! Apo thjesh per fasade si keshilltaret. identitetin ketij vendi mund tja japim vetem me shqipetare.

  53. Shkembi dragoit says:

    Edi Rama duhet ti jape nje mundesi vetes dhe gjithe shqiptareve me emerimin e guvernatorit. Shqiperia eshte nje vend i vogel ne mes te europes gjeografikisht por vite drite larg europes se qytetruar. tregu bankar ne shqiperi nuk eshte nje treg kompetitiv as ne europe e as ne arenen nderkomebtare, eshte ndoshta i vetmi shtet ne europe pa burse dh vuan akoma procesin e formalizimit te ekonomise. nje guvernator me profil te larte sic pretendon kryeministri do te ishte ideal ne rast se ne do te ishm kompetitiv dhe te formalizuaR dhe nje emer nderkombtar do te mund te na rikuperonte imazhin e demtuar ne tregun nderkombetar. e verteta eshte qe ne problemin e kemi ketu ne vendin tone ajo qe duhet tikuperuar eshte ketu, shpresa se nje dite ky vend do te behet na duhet ne shqiptareve ketu. banka e shqiperise ka nevoje imediate per nje kuader te ri ligjor dhe as per kete nuk nevojitet te importojme ndonje ligj apo ndonje cope nga ligjet e perendimit. dhe per kete kemi mjaft specialist te zote dhe te afte. bankes se shqiperise, kryeministrit te shqiperise dhe gjithe shqiptareve iu nevojitet nje guvernator i ri, ekspert dhe me integritet te larte. arben malaj, zef preci apo anastas angjeli? une personalisht mendoj arben malaj.

  54. cun tirone says:

    arben malaj guvernator. njeri i kulturumi squt ene adapt per at pune

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje