Pjerin Ndreu: Petraq Milo të japë dorëheqjen nga Këshilli Mbikqyrës, ka dalë hapur politikisht

10 Shtator 2014, 11:31Politika TEMA

Deputeti socialist Pjerin Ndreu i kërkon Petraq Milos të japë dorëheqjen si anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, duke theksuar se ish-Këshilltari i Kryeministrit ka qenë pjesëmarrës i deklaruar në takime politike.

“Si anëtar i Komisionit të Ekonomisë, ka qënë shumë e çuditshme, një deklaratë e një përfaqësuesi politik, ish-këshilltarit të Kryeministrit, anëtar i Këshillit Mbikqyrës, që merr pjesë në aktivitete partie, i deklaruar.

E kam fjalën për z.Petraq Milo, që thotë “unë nuk kopjoj njeri”. Ai duhet të japë dorëheqjen menjëherë, se është në vendin e gabuar, në aktivitet të hapur politik.

Unë mendoj se Këshilli Mbikyrës i Bankës duhet të përbëhet një njërëz që kanë karierë në Bankë, jo nga njerëz që i bëjnë qejfin një krahu politik apo një tjetri krahu”, theksoi Ndreu.

Ndërkohë sipas tij, takimi mes Kreut të Qeverisë dhe Presidentit të Republikës nuk ka pasur në vëmendje emrin e Guvernatorit të ri, por rregullat e zgjedhjes së tij.

“Gjykoj se ata kanë përcakuar bashkarisht rregullat e zgjedhjes dhe jo emrin, e Guvernatorit të ri të Bankës.Takimi i Kryeministrit me Presidentin ka qënë në kohën e duhur për një çështje mjaft sensitive të kohëve të fundit.

Ajo që Kryeministri e ka thënë qartë është se, të paktën nga ne si mazhorancë, nuk do të inkurajohet asnjë kandidaturë politike, por do të inkurajohen kandidatura që vijnë nga fusha bankare, që kanë karrierë në bankë dhe që kanë CV-në e duhur për ta bërë.

Unë mendoj se edhe Presidenti do të jetë në të njëjtën gjatësi vale me këtë ide që ka dhënë Kryeministri”, tha deputeti socialist.

 

6 komente në “Pjerin Ndreu: Petraq Milo të japë dorëheqjen nga Këshilli Mbikqyrës, ka dalë hapur politikisht”

  1. beni says:

    Bo ca njerezish kemi ne per deputete. Kur do pastrohet parlamenti nga keto trafikantet?

  2. ILIRET says:

    Ai e jep, por nuk e le Rama. Pjerin, nese Rama te hakerrohet edhe ty sic beri me Bracen, “mos fol me per banken”, si do te veprosh ti?

  3. mw says:

    ama po the ti direkt te zbatohet. mos na ndot veshet kete bej ti

  4. ani says:

    Cdo njeri ka te drejten e shprehjes se mendimit (politik apo jo) dhe marrjes pjese ne takime politike, persa kohe qe nuk shkon aty si perfaqesues i institucionit ne te cilin punon.

  5. Liridon says:

    Mire eshte qe ky me pare te na tregoje se kush ja beri SMS-ne e pyetjeve qe beri ne menyre idiote ne Komisionin e Ekonomise.Sidoqfte kush e njeh dhe ja do te miren eshte e mira ta keshilloje te mos merret me gjera qe nuk i kupton.

  6. elita says:

    Po Ermelinda qe ka qene dhe ministre a duhet ta jape doreheqjen?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje