Vizita e Papa në Tiranë/Qeveria shton 25 milionë lekë për fondin e shpenzimeve

10 Shtator 2014, 19:35Kulturë TEMA

Rreth 25 milionë lekë janë shtuar në buxhetin e miratuar për vitin 2014 të Ministrisë së Kulturës për të gjitha ndryshimet që po pëson kryeqyteti për të pritur Papa Franceskun më 21 Shtator. Qeveria miratoi vendimin për të shtuar 25 milionë e 4 qind mijë lekë për përballimin e shpenzimeve në kuadër të organizimit të punimeve për ardhjen e Atit të Shenjtë në Shqipëri.

Por si ndahet konkretisht ky fond:

8 748 128 (tetë milionë e shtatëqind e dyzet e tetë mijë e njëqind e njëzet e tetë) lekë, për mbulimin e shpenzimeve të shtesës së punimeve në zbatim të projektit “Për ndërhyrje rehabilituese në sheshin “Nënë Tereza””; 

10 578 262 (dhjetë milionë e pesëqind e shtatëdhjetë e tetë mijë e dyqind e gjashtëdhjetë e dy) lekë, për mbulimin e shpenzimeve për shtesë fondi në zbatim të projektit “Për realizimin e dekorit të qytetit të Tiranës në kuadër të vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri” si dhe aspektet organizative e protokollare të ceremonialit të vizitës së Papa Franceskut;  
 
1 673 610 (një milion e gjashtëqind e shtatëdhjetë e tre mijë e gjashtëqind e dhjetë) lekë, për mbulimin e shpenzimeve “Për realizimin e altarit të meshës që do të mbajë Papa Françesku”; 

 8 400 000 lekë (tetë milionë e katërqind mijë) lekë, për mbulimin e shpenzimeve që do të kryhen për realizimin ekspozitës në Muzeun Historik Kombëtar, në kuadër të ardhjes në Shqipëri të Papa Françeskut.
 
Ky fond të përballohet nga fondi i kontingjencës, i miratuar në buxhetin e vitit 2014. 

7 komente në “Vizita e Papa në Tiranë/Qeveria shton 25 milionë lekë për fondin e shpenzimeve”

  1. Perseu says:

    Rreth 170.000 euro te shpenzuara vetem per nje dite, pa llogaritur financimet e meparshme…. Po per kishen e Kozares, monument kulture a do te kujtohet ministresha apo vari bidonet si per gjithe monumentet e shkaterruara gjate ketij viti….

    1. sam says:

      Per Kishene Kozares na i ka premtuar Janullatosi se ajo i sherben helenizimit te Shqiperise.

      Aty do t’i bejme edhe varrin janullatosit.

    2. nordsman says:

      the concepti original i krishtit dhe antikrishtit (anglisht e shqip)

      https://www.youtube.com/watch?v=dKgQkHwSQ8M

  2. Sali Berisha says:

    Une mendoje se sharesit dhe shpifsit e paguar duhen meshiruar. Ata e marrin te gatshme listen e sharjeve dhe shpifjeve nga zyra e shtypit e Edvinit dhe paguhen per cdo sharje apo shpifje qe postojne dhe qe paraqesin ne kete zyre .Per keta mjeran sharjet jane buka e gojes,kafshata e turpit,jane fakti dhe argumenti i vetem i tyre jane thelbi i karakterit te tyre .Ne nenvetedijen e tyre ata dominohen krejtesisht nga urrejtja.Dy gjera duhet mbajtur parasysh.Se pari soj i tyre esht i vetmi ne bote qe nje vit me pare krenarisht shpalli vehten si aleanca e qelbesirave,pra ky esht standarti mjeran i tyre.Ata edhe vehten e quajne qelbesir.Se dyti ata jane idhtar te verber te politikanit qe per sharje qendron ne vendin e pare ne boten e lire.Si asnje politikan tjeter ne nje vend te lire kreu i tyre Edvin Rama zhvishet lakuriq ne plazhe publike se bashku me bashkshorten e rradhes.Ai shane publikisht si pros …para kamerave gazetaren,sepse i bene pyetjen qe nuk i pelqen,shane me fjalet me te renda diplomatin e ri dhe e kap per leshrash dhe per veshi ne Vjen,shane me parlament me fjalet maskara,rrot K….dhe thot se nuk i kisha kunder kujt,gje te cilen mund ta pohojne vetem skizofrenet.Ne parlament i ulur pas foltores si nje rrugaç ordiner ai para kamerave vizaton dhe fotografon nga mbrapa grate deputete qe dalin ne foltore dhe ju a tregon duke u zgerdhir skicat apo fotot e turpeshme ministrave te ulur afer tije.Ai shan ne dark ditelindje ministren e tije dhe gruan e ministrit me fjalet pros… apo ku…..sepse perpiqen ta qetesojne ku ai pasi ka humbur kontrollin versulet gajehapur per te kafshuar tjetrin me te cilin po zihej.Sot bashkpuntori me i ngusht i tije esht njeriu qe i botoje dosjen gjyqesore ku Rama akuzon te jatin dhe nuk pranon femijen e tije,i botoj ne media kartelen klinike spitalore te mjekimit te tije per psikoze afektive(sindrom bipolar),i botoje foton e tije lakuriq me te shoqen e radhes ne plazhet publike.Ditet e superskandalit te pedofilise i mekembesit te sivllaut te tij Kokedhima.Rama versulet me sharje si lehaqenes etj ndaj opozites.Pra miq keta jane kundershtaret tane dhe soji i tyre,ne nuk i kemi zgjedhur ata,sb

  3. enter says:

    Ndihmoni te varferit

    1. sam says:

      Pse nuk i perdorin nje pjese te ketyre parave per te rritur pak rogat e mercenareve te Janullatosit?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje