Sot rreth orës 13.00, në një takim të përbashkët, liderët e partive politike nga Blloku dhe nga Lëvizja Vetëvendosje kanë nënshkruar marrëveshjen për bashkëqeverisje.
“Në bazë të vullnetit të mirë për të ndërtuar institucione funksionale dhe për të punuar në të mirë të popullit, në zhvillimin ekonomik të vendit, ne nënshkruam marrëveshjen mbi parimet dhe qeverinë. Kjo na obligon që sa më parë, në përputhje me Kushtetutën dhe rregullat demokratike t’i ndërtojmë institucionet e reja”, ka thënë pas takimit Isa Mustafa, raporton Telegraf.
Sipas Mustafës, në marrëveshje parashihen që institucionet e ardhshme të përqendrohen në reforma substanciale në arsim e shëndetësi, në sundimin e ligjit, në demokratizimin e vendit.
“Do të punojmë për perspektiven evropiane dhe përmbushjen e standardeve për integrime. E rëndësishme do të jetë edhe vendosja e dialogut të hapur demokratik me pakicën serbe në Kosovë”, ka thënë Mustafa.
Ky koalicion eshte koalicion i zgjeruar per Serbine e Madhe! Kjo qe bene dy krahet e “luftes” Nisma AAK eshte vetevrasje e tyre per ta varrosur per se gjalli popullin shqiptar te trojeve te pushtuara shqiptare… Urgjentisht duhet vetedijesuar ky popull, kurr me ne pushtet keta tradhtare “shqiptare”…
DRENICA E KUQE
Se perse me ngjan ky Hajradinaj me Ilir Meten, megjithese nuk kane ngjashmeri fizike. Ruajna Zot.