FOTOT/ Pistorius, i pafajshëm për "vrasje me paramendim"

11 Shtator 2014, 15:48Lifestyle TEMA
FOTOT/ Pistorius, i pafajshëm për "vrasje me paramendim"

Një nga gjyqet më të bujshme, ai i Oscar Pistorius, është drejt fundit.

Pistorius është shpallur i pafajshëm për vrasje me paramendim nga gjykata, për vrasjen e të dashurës së tij, Reeva Steenkamp.

Gjykatësja Thokozile Masipa tha se prokuroria ka dështuar të japë prova se atleti i Afrikës së Jugut vrau me qëllim të dashurën e tij.

Pistorius pretendon se e ka ngatërruar të dashurën e tij me një hajdut, ndaj dhe ka qëlluar ndaj saj.

Gjatë dhënies së vendimit, 30-vjeçari nuk i ka përmbajtur dot emocionet, duke shpërthyer në lotë.

Nesër pritet të jepet vendimi final për Pistorius.

Pavarësisht se u shpall i pafajshëm për vrasje me dashje, ai mund të dënohet deri dise vite burg për vrasjen e të dashurës së vet.

Oscar Pistoruis vrau të dashurën e tij Shën Valentinin e kaluar.

Ngjarja tronditi opinionin publik dhe gjyqi ndaj tij u kthye në një nga çështjet më të ndjekura nga mediat.

Pistorius u bë i famshëm, pasi u shpall fitues i medaljes së artë në Lojërat Paralimpike Londra 2012.

 

11 komente në “FOTOT/ Pistorius, i pafajshëm për “vrasje me paramendim””

  1. vemendje* says:

    Shikoni!..ndodhin dhe gjetke,dhe ne menyre flagrante biles!
    Keshtu qe mos u merakosni kot.

  2. Landi - uk says:

    I pafajshem per vrasje me paramendim…
    Prap mund te denohet deri ne 15 vjet per vrasje padashje.
    Vendimi jepet neser

  3. hahahaha says:

    Ne cilin universitet privat e ka marre diplomen perkthyesi? Nuk eshte shpallur i pafajshem, vendimi jepet neser. eshte gjetur jo fajtore per vrasje me paramendim por neser do gjykohet nese eshte fajtor per vrasjen dhe nese eshte padashje

    1. vemendje* says:

      eshte njelloj,po nuk u denove ne shkalle te pare me “per jete” te tjerat jane kot

  4. Wendy-B says:

    E pabesueshme, kriminelet gjithmone dalin te “pafajshem”. Njeri i pasigurt . E dinte qe kjo femer e sukseshme , e bukur, do ta linte nje dite dhe qe mos “lendohej” me vone, e vrau.
    Shpresoj te marri maksimumin e denimit
    Dikur e admiroja per vullnetin dhe vendosmerine e tij ne sport, por tani eshte vetem nje krimb qe zvarritet.

  5. po says:

    Bullshit. Ai e vrau dhe pike. Edhe qan madje. Vrau gjithe ate vajze. Jazek i qofte gjyqtarit.

  6. enter says:

    Keni shkruajtur titullin komplet gabim. Informohuni me mire.
    Vendimi jepet neser ne mengjes ne Australi.

    1. mirel says:

      qe ti ke nevoje per diplome idiotesie, kjo eshte e kuptueshme, po qe vazhdon jep mend, kjo nuk durohet dot.

  7. Mafia says:

    E ka zbrazur thesin me leke ,qe mos te denohet per jete .Pasi ja grryen xhepin mire ,po j japin lehtesime . Neser do merret vesh( 8-10) :/

  8. Man.Fred. says:

    Ky kriminel duhet te marre denimin kapital …
    Do te ishte skndali i shekullit ,nqs ky bestie do ti shpetonte denimit
    per nji vrasje e cila nuk kerkon aspak dyshime edhe pse ,ky kriminel e kreu vrasjen ne gjakftohtesi . 4 her qelloj mbi te dashuren (ne diten e valentinit ),ky funderine e njerezimit ..qe ka pafytyresine te bej edhe shown e te pafyjeshmit , ne banken e akuzes .Dhe ajo qe te ben te expolodosh ,ne kte proces maratone te ksaj “bote demokratike” eshte ajo se,
    diskutohet ,pra aludohet nga trupi gjykues ,sepse shancet e denimit te ktij ,gjarpri ,eshte midis denimit kapital dhe lirimit te tij ,per munges provash !!!
    O tempora o mores ….Bota e krimineleve ,ska qen kurr ,hipur kaq lart fronit te njerezimit …

  9. QITESJA says:

    TW ISHA NENE E KESAJ TE SHKRETE ,JA KISHA DHENE VETE DENIMIN KETIJ SAKATI TE PA SHPIRT, QE ZOTI E KA DENUAR !! NE BURG TE KALBET QENI,,, VRAU DY PER NJI HERE SE ISHTE DHE SHTATZANE,,, ZOTI E DENOFTE !!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje