Kryetari i Partisë Demokristiane Nard Ndoka e konsideron vendimin e Partisë Demokratike për të bojkotuar Kuvendin si një vendim të grupit parlamentar të kësaj partie dhe jo të opozitës.
Ndoka thekson se vendimi nuk është konsultuar nga PD me partitë aleate, ndërsa shpreh kundërshtitë në lidhje me bojkotin.
Sipas tij, opozitarizmi bëhet në parlament dhe prania e deputetëve opozitarë bëhet dhe më e rëndësishme në kushtet e një kryeministri që po çon ekonominë në kolaps.
“E para vendimi për bojkot është vendim i grupit parlamentar i PD, unë nuk jam pjesë e grupit të PD.
Jam deputet i listës së PD, në kuadër të një koalicioni por jam deputet i PDK-së, deputet i pavarur në Kuvend. Për fatin e keq nuk ka pasur dhe një konsultim me partitë aleate për bojkot.Jam kundër bojkotit në thelb, vendi është në Kuvend.
Pavarësisht incidentit të djeshëm në Kuvend, nuk mund të ndodhë që qoftë dhe ky zoti Meta të pengojë që unë të flas në parlament, ka forma dhe mënyra për ta marrë fjalën edhe kundër dëshirës dhe vullnetit të mazhorancës.
Prezenca në Kuvend është e domosdoshme, s’mund të jemi një opozitë që ndodhi një incident dhe të largohemi. Kam dëgjuar 20 konferenca shtypi për një incident në parlament”, u shpreh Ndoka i ftuar në “Mëngjes Exspress”.
Në vijim ai shtoi se për opozitën është e rëndësishme të kemi një alternativë në Kuvend, për faktin se kemi një kryeministër që po qeveris pa opozitë në Kuvend dhe kjo i jep atij të drejtë të tejkalojë edhe ato norma logjike, nuk ka pasqyrën që të shohë veteveten dhe gabimet e tij përballë.
“Për faktin se ka bërë gabime me shumicë dhe opozita duhet ti vëjë në dukje dhe jo të qahet për problemet e veta. Kemi një Kryeministër që ka bllokuar të gjitha lejet e ndërtimit në vend, të cilat kanë një kosto shumë të madhe për ekonominë.
Është një zinxhir që Kryeministri e ka bllokuar me dashje.Po shkojnë drejt falimentimit mjaft fabrika që janë të lidhura me sektorin e ndërtimit, kemi një Kryeministër që ka bllokuar transportin ndërurban.
Kemi një Kryeministër që po bllokon lejet për ndërtimin e HEC-ve me koncesion, ka bllokuar lejet minerare për të ndryshar padrinot e tyre, po prish ndërtimet me leje dhe këto krijojnë kosto për qytetarët.
Roli i opozitës është që të jetë në parlament, ta thotë fjalën e saj, ta bllokojë Kryeministrin në këtë aventurë, ta bllokojë dhe Kuvendin.Opozita këto hapësira duhet ti kërkojë për mbrojtjen e qytetarëve dhe interesave të tyre”, tha Ndoka.
Ndoka ka rrëfyer dhe incidentin me mikun e tij Meta në seancën e Kuvendit dhe bisedën e “pajtimit” në telefon pas refuzimit për ti dhënë fjalën në Parlament.
“Pati një incident në parlament. Kreu i Kuvendit duke e parë Parlamentin si pronë të tij private, për sa kohë nuk respekton rregulloren e Kuvendit, nuk respekton opozitën.Nuk respekton deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, madje po dëgjoja dhe leximin e gazetës “Integrim” në radio nga ju që kishin diskutuar 2-3 deputetë të LSI. Kuvendi nuk është i LSI, përtej asaj privates.
Ndodh, që të ketë pakujdesi, por ishte diçka e qëllimshme nga ana e kreut të Kuvendit. Ka një rregullore ku regjistrohen deputetet diskutantë dhe unë bëra me dije atë deklaratë që do të mbaja. Ai vendosi me mendjen e tij nëse do flisja në seancë apo jo. Ne patëm një bisedë telefonike pas asaj seance, unë kam marrëdhënie normale, zoti Meta është një nga miqtë e mi.
Por kjo nuk do të thotë që mund të dhunojë fjalën time, apo unë do të flas atëherë kur zoti. Meta dëshiron që të flas, apo kur atij i pëlqen se çfarë do të flas unë.Ishte një reagim imi, një pakënaqësi e ngritur. Këto janë probleme më tepër personale mes meje dhe tij”, u shpreh kreu demokristian.
PO NARDI PO, KUR NUK JE NE PARLAMENT, JE JASHTE PARLAMENTIT. NARD NDOKA POLITOLOG.
Hahahaaaaaaaa……..
Lene o Nard,ate muhabet e mos fol fare,se dukesh me I zgjuar kur e mban mbyll at goj.
kush vjen ne parlament,nuk e bojkoton ate.
nard ndoka filozof.
A nuk ju duket se Nar Noka ben fiks per Guvernator te BSH !?
MOS MOR BURRE SE E EMERUAN NE MOMENT ?
Nardo ku e ke zefin,,,,beni pune te dyfishte ju eeeeee,,,,,,i boni gojore njeri tjetrit,,,,,sume per sume….hahahahazefi i vogle nardi i modh,,,,,hahahahahahaha shif se ku ka ngel katolicizmi ne Shqiperi me zefin dhe nardin hajde injorance hajde….
Nard Ndoka nuk mban kurre ore me vete, vendos vete se sa duhet te jete ora…
..nard ndoka filozof
Nard Ndoka kafshoi logon e Apple..
nord ndoka filozof…
Teoria e evolucionit nuk ekziston. Ekziston vetem nje list kafshesh e shkruarnga Nard Ndoka..
nard ndoka filozof..
je i modh nardo…bravo..mendim i cmuar…je shume i zgjut…mut
Frika nga merimangat quhet araknofobi
Frika nga ambiente te mbyllura quhet klaustrofobi
Frika nga Nard Ndoka quhet Llogjika….
nard ndoka filozof….
Ju mund te vazhdoni sa te doni te talleni me Nard Ndoken, por te pakten, ne kete rast, me ato qe thote, tregon se eshte me i zgjuar dhe me burre, ne raport me te gjithe te pafytyret deputet, lolot deputet te partise se lavdishme demokratike te shokut te sterlavdishem rekodthyes ne sa e sa sporte, fort te ndriturit Sali Ram Sheqere Berisha..
Po fol o Nard Nok Roci ti je me inteligjenti opozites.
si nuk te degjuam nje here ne parlament o nardi duke bere opozite.
Po su degjove, ndjehesh i vetmuar..
Nard Ndoka
Homer..
ashtu eshte Nardi, cte bej qe nuk po zgjidhem, pa s’i ndahesha karriges se kuvendit.
Do e lidhja pas b..si shumica juaj.
Armet kimike jane kimike [Nard Ndoka]. Me kijtohet kjo parrulla shume e goditur nga nje nga protestuesit kunder armeve kimike.
Mendoj se eshte turp qe njerez te tille, injorante e te pashkolluar, vazhdojne akoma te jene pjese e politikes shqiptare!
Kur nuk je ne parlament, o je tu pi kafe , o je je tu fjet gjume.
Nard Ndoka. (ish çoban)
Nardi esht opozite, opozita esht Nardi, pa Nardin nuk ka opozite e pa opozite nuk ka Nardi.