Ndërsa këtë të enjte pritej që prokuroria të merrte në pyetje në ambjentet e burgut 313 ish-inspektoren e përgjithshme të Bankës së Shqipërisë, Elivar Golemi, grupi i hetimit i ka hedhur sytë në një tjetër çështje që zgjeron pistat e saj të dyshimit mbi skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve.
Prokuroria i ka dërguar kompanisë ndërkombëtare “Grant Thorton” kërkesën për t’i dorëzuar hetimit të gjithë dokumentacionin dhe pasqyrat financiare që disponon mbi çertifikimin e bilancit të Bankës së Shqipërisë për vitin 2013.
Jo vetëm kaq, por hetuesit kërkojnë materialet shkresore se si u lidh kontrata mes Bankës së Shqipërisë dhe kompanise “Grant Thornton”, e cila njihet si audituesi ndërkombëtar i gjashtë në botë.
Prokuroria thotë se kjo kompani, me seli në rrugën “Sami Frashëri”, duhej të bënte auditimin e duhej të garantonte llogaritë financiare dhe bilancin së bashku me rezervat dhe stokun.
E ndërsa pritet që prokurorët të shkojnë për të sekuestruar dokumentacionin në zyrat e kësaj kompanie, ajo që dihet është se më herët Top Channel ka kontaktuar në muajin gusht me “Grant Thornton”.
Kompania u shpreh në atë kohë se ajo është përzgjedhur në vitin 2011 përmes një tenderi publik të organizuar nga Banka e Shqipërisë dhe se raportet janë pranuar plotësish nga banka përsa i përket cilësisë dhe shërbimit të ofruar.
Në vijim të veprimeve hetimore, burimet thanë se u është dërguar fletëthirrje për t’u marrë në pyetje edhe tre audituesve shqiptarë: Julinda Sokoli, Ilir Osmani dhe Ledia Bregu, të cilët pritet të merren në pyetje në ditët në vijim./TCH
paska marre ferra uraten ne banken e thesarit !
Bilancin si e mbyllte drejtori i finances pa inventar fizik te 31.12 te gjendjes stok te parase.
-me sa duket pasuria kombetare do kete nje shifer{saldo}
Harram u qofte qumeshti i nenes ne se nuk nxirrni uje te zi.
O Mero!!! Te lutem na trego ku ndodhet Znj. Grida Duma, se jemi bere shume merak… A i ka shkuar mendja prokurorise per ta pyetur dhe ate… Ku i merrte paret ajo Zuske politike per ndertimet e pallateve te saj… Apo po mban zi Jo njeriun e shquar por renien e saj ne fund te gremines… Para se Plehra e Gjykatave i quajtur Gjoni te vendose lirimin e FullHajnit & Company prokuroria te sulet dhe njehere nga Krye pushti, Krye hajduti, Krye debili, skizofreni dhe injoranti Aleksander Frangaj qe po cahet dhe po ndahet te liojne Fullin e tij… Ky vend i mbushur me orospi te te gjitha fushave nuk duhete te haroje… se karakurvat e pushtetit demokratik te mos perjashtohen nga kjo bordello per imoralitetin mendor, profesional, moral por te gjenerojne vlerat ne Institucionin e rehabilitimit ne drenove… Duman aman na jepni Info…
ky fullani shkon dhe kerkon favore nga jari gozhdes dhe paska bere kontroll me te huaj.
Eshte nje keqkuptim ketu ndoshta ne Bote eshte e 6-ta Grant Thornton por si funksionon ajo ne Shqiperi, Kosove dhe Maqedoni shihni si meposhte:
Eshte blere franshiza nga pronaret e GT te Maqedonise dhe aty perfundon kontrolla. Famila Filipcev i udheheqe te gjitha keto firma dhe nuk ka kontrolle te metejme.
Per at qe e kuptojne audditimin nuk funksionojne si big four e auditimit (PwC, Deloitte, KPMG dhe Ernst & Young)te cilat i kane: quality revie partners, risk departamentet qe i kontrollojne ne cdo pike vartesit e tyre ne gjithe Boten.
Grant Thornton per keto tri regjione lirisht mund te them se i negocion edhe mendimet e tyre kur ju jep kompanive.
Nje tjeter rast flagrant eshte se ne disa kompani ka kryer edhe sherbime ta takses por edhe ka audituar ose ka vleresuar asete dhe ka bere auditimin: kjo cenon pavaresine e auditorit
Mos more, na dolën dhe të huajt të korruptuar
Kam frike se per te shmangur vemendjen nga Fullhajni,ne Shqiperi po pregatitet nje masaker ose vrasje e tipit mafjoz Berishjan i cili eshte i afte ti shmanget me vrasje ketyre situatave.
Jane vjedhur 2 here me shume sec jane deklaruar..Kush e beri inventarin, i vjedhuri (banka) ?!?! C’fare do thote i vjedhuri (banka) qe ka parat e mia, i harxhova te gjitha ato para qe depozitove ti ?!?! Kane vjedhur me kuc e me mac..Ishte koha Rrum Palle Sali..
HA HA HA HHHHHHHHHAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA.IKU EDHE KJO TEME E NXEHTE NE DREJTIM TE PADITUR!SHIKONI KUR TE PUSHOHET NE MOS TE ARRESTOHET PREKURORI I CESHTJES QE AKUZOI FULLHANIN SE KA HUMBUR APO VJEDHUR LEKET E FULLHAJNEVE.C’DO GJE PO SHKON SIPAS PARASHIKIMEVE.RROFTE MIQESIA SHQIPTARO-KINEZE.