Këshilli Mbikqyrës kërkoi që Fullani të shkarkohet për…shkelje të etikës në punë

11 Shtator 2014, 14:48Politika TEMA

Ardian Fullanin mund ta akuzosh për shumë shkelje dhe abuzime me postin e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.

Por, Këshilli Mbikqyrës, në kërkesë që i ka dërguar Kuvendit për shkarkimin e tij, ka gjetur një akuzë shumë të “rëndë”.

Sipas Këshillit, Fullani duhet të shkarkohet se ka shkelur…etikën në punë.

Kjo u bë e ditur nga ana e kryetarit të Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe, që komunikoi miratimin e kërkesës së shkarkimit për Fullanin.

Motivacioni është shkelje e etikës në punë, dhe cënimi i thellë i interesit të Bankës së Shqipërisë. Ky është motivacioni që ka sjellë Këshilli”, ka thënë Braçe për mediat.

Këshilli Mbikqyrës nuk e ka përcaktuar se çfarë shkeljesh etike ka bërë Fullani.

Ndoshta e ka pasur për faktin se Fullani hante mollë gjatë mbledhjes!

10 komente në “Këshilli Mbikqyrës kërkoi që Fullani të shkarkohet për…shkelje të etikës në punë”

  1. Arden says:

    po si keshtu, me sa dime kur kerkohej shkarkimi i tij ata e miratuan me sadime me unanimitet, apo kjo ndodhi kur ra nga fiku.

  2. Tarasi says:

    Po ashtu eshte :
    Fullani hante molle te pabera dhe mbante thonjte e paprere.

  3. Kurre nuk kemi mbrojtur tipa te tille.

  4. Meri says:

    Cfare shkeljesh etike ka bere ky? Qe bente dashuri me varteset ne orar te punes? Po kur ja duron Arjana kete, c’keni ju?
    S’edinim qe te lejosh a te bashkepunosh ne vjedhje (Se ende nuk e dime a ka mundur te marre gje nga ato 713 miljon, apo nuk i kishte ardhur rradha ende), qenka shkelje etike.
    Per dite bukurira po degjojme per kete: ca thone shkelje etike, avokati thote se eshte i bukur. Se qenka dhe sallami i skuqur i bukur, nga maksi e morrem vesh.

  5. m 35 says:

    ABUZIM ME DETYREN DO ISHTE ME E DREJTE

  6. plaku says:

    Mjere ai qe behet “viktime e turmes” ka thene dikush.Mediat jane pushteti i katert. Me sa kam ndjekur mediat, mendoj se Fullani nuk ka vjedhur vete dhe drejtperdrejt. Ai ka qene nje guvernator i pa afte dhe u vu ne kete post nga Fatos Nano dhe Sali Berisha piketisht se ishte i pa afte dhe i trashe ( jo nga trupi por nga trute ).Dihet boterisht se ne se je i pa afte per nje vend pune te caktuar ke frike ta humbesh dhe do ta kompensosh kete difekt duke u bere servil dhe duke pranuar gjithshka qe te “urdherojne” ata qe ta kane vene aty.

    E kam pare nje nje ose dy here Fullanin kur ishte vetem ne nje Panel me mikun e tij Fejziu. Rezatonte nje besim sublim ne vet vehte, fliste broçkulla duke perdorur gjuhen angleze dhe nje fjalor profesjonal. Fliste shume e per lume, siç thote populli, pa thene asgje ne fakt. Me nje fjale ishte i lumtur ne budllallekun e vet dhe e shijonte jashtezakonisht kete gje.Ishte ne qiellin e shtate.

    Guvernatorit tone i ndodhi ajo qe thone gjermanet : “Wer steigt mehr als sollte, fällt tiefer mehr als wollte” Ai qe ngjitet me shume se sa duhet, bie me poshte se sa ai deshiron.
    Gjermanet thone gjithashtu se ne nje peme te rrezuar te gjithe shkojne te bejne dru ( te perfitojne ).Kjo po ndodh edhe me mediat dhe rrjetin tone social. Po e shqyejne te gjalle te shkretin “budallain tone te paafte” qe siç thote me te drejte Fatos Lubonja u perdor si koke turku.

    Fullani eshte nje perfaqesues i denje i shefave te administrates sone shteterore qe nuk eshte e afte te drejtoje, qe e ka katandisur ekonomine dhe shtein tone shume keq. Administraten tone e ka mbytur militantizmi partiak, por “masa” nga qe nuk ka se cfare ti beje ketij militantizmi. Politikanet te cilet shofin se “masa” eshte e acaruar djhe don dicka per dhembet e saja i “hodhen” asaj Fullanin qe “masa” hipokrite dhe budallaqe te kete me se te merret. Pse nuk veproi masa keshtu me hajdutin “me ze dhe figure” Ilir Meten ?!! Nuk veproi se vete ajo ( masa ) eshte hipokrite dhe frikacake.

    Nuk e di, se pse kjo qe po ndodh me Fullanin me kujton bustin e Enver Hoxhes. Ne vitin 1990, kur u pa kjarte e socjalizmi real ne Shqiperi kishte ditet e fundit, Ramizi liroi rrypin, studentet u ngriten. Populli kerkonte qe te vendosej demokracia, studentet bene greven e urise tek qyteti studenti dhe shume qytetare te Tiranes vajten tek qyteti Sudenti per te mbeshtetur sudentet ne greven e tyre te urise per heqjen e emrit Enver Hoxha qe kishte univesiteti. Aty masa e kaloi “kufirin” se pa pritur desh qe te hynte me force ne Bllok. Ramiz Alia, nuk ishte budalla dhe u vu para alternatives, ai e pa se masa kerkonte gjak dhe u tregua shume i zgjuar qe nepermjet policise dhe ushtrise e devijoi masen duke e bllokuar tek blloku me tanke etj. dhe duke e derguar tek sheshi ku ishte busti i Enverit. Ishte nje lloj sikur i tha vete mases, do gjak, ja ku ke bustin dhe masa vajti. Masa e hengri sapunin, e rrezoi bustin, e terhoqi zvare deri tek studentet ne greve te cileve ju ngriti lart koken e prere nga busti te diktatorit dhe nuk kuptoi se Ramizi ja futi mases budallaqe.
    Kjo eshte “masa”, e cila po kenaqet me ofendimet dhe sharjet kunder Fullanti ne kohe qe “blloku” nuk preket. Historia perseritet.

    1. Julie says:

      Cfare thua o plaku. Vertet beson se Fullani nuk ka gisht ne vjedhje. Ai eshte ideatori, dhe te gjitha parate tek ai kane shkuar, dhe tek ndonje siper tij. Ky Bitraj eshte thjesht vegla, se nuk do futej vete Fullani ne kasaforte. Apo mendon qe eshte rastesi qe ne cdo segment te kontrollit kishte carje, pikerisht aty ku duhej, qe Bitraj te vepronte lirisht. Nje mosfunksionim i tille mund te organizohet vetem nga lart. Te gjithe e kane ditur vjedhjen dhe jane bashkepunetore. Madje kjo eshte vetem maja e ajsbergut, vjedhja eshte shume me e madhe, nuk ka vtem 4 vjet qe kryhet. Vetem me tenderat e koncesionet e paligjshme Fullani bashke me keshillin Mbikeqyres kane vjedhur miliona. Arrestimi i Fullanit dhe mbajtja ne burg u be pikerisht qe ai te mos shkaterroje provat, sic po bente para se te arrestohej.

  7. Mafiozet says:

    Prandaj duhet qe ky keshill i ndrikullave ,ti shkoj pas Fullanit tek vendi.
    Motivacioni i shkarkimit eshte teper i turpshem ,por me kete
    qe beri ky grup ,vetem perforcuan bindjet e popullit qe keta jane bashkepunetoret e tij .Ato kane perfituar shuma te majme nga Fullani doreleshuar ,prandaj mbyllen syte prej shume vitesh .

  8. tani.deutschland says:

    Ne kohen e Dulles nuk te fusnin ne mesim ose te hiqnin nga shkolla edhe po te mos ishe qethur si duhej ose te mos kishe shamine e pionierit etj.

    Keshtu eshte edhe motivi qe kane vene per kete zoterine.

    Mungese etike, thonje te parera, kollare e lidhur jo mire, kepuce te pa llustruara etj. dhe jo bashkepunim ne vjedhje te permasave apokaliptike, korrupsion etj.

    Gjin Gjoni do ti presi pak thonjte, do ti llustroje pak kepucet dhe fytyren dhe do ta nxjerri te pafajshem perseri ne qarkullim derisa te parkohet afer ndonje motorri.

    Se si mund te hiqet kjo klase hajdutesh nga drejtimi i Shqiperise nuk e di, por zullumi eshte shtuar shume, shte bere si i thone fjales m..ti kala.

  9. Erald says:

    Po per ca ta akuzojne kur gjykatat nuk kane provuar asgje? Bracja donte ta akuzonte per probleme administrative, po prokuroria nxitoj ta akuzonte me kauze penale, qe e ka te humbur qe tani.

    Rrezik Fullani mbas disa vitesh neper gjykata do dali me i forte nga e gjithe kjo. Kauza e ngritur do bjere dhe do apeloj dhe shkarkimin si te padrejte. Hajde paguaji rrogen atij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje