Rama: Javën tjetër nis plotësimi i Këshillit

11 Shtator 2014, 09:59Politika TEMA

Përmes një stusi në rrjetin social “Facebook’, kryeministri Rama ka njoftuar nga Kina, se  javën që vjen do të bëhet plotësimi i vendeve boshe në Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Rama ka përcaktuar qartë dhe kriteret që duhet të përmbushin anëtarët e Këshillit të BSH-së, të jenë me shtetësi shqiptare dhe që punojnë në sistemin financiar ndërkombëtar.

Do t”u drejtohemi shqiptarëve që punojnë në sistemin financiar ndërkombëtar për vendet në Këshillin Mbikqyrës të BSH. Javën tjetër thirrja!”, shkruan Rama.

Këshillit Mbikqyrës, pas arrestimit të Ardian Fullanit dhe dorëheqjes së Ardian Civicit, aktualisht i mungojnë katër anëtarë.

13 komente në “Rama: Javën tjetër nis plotësimi i Këshillit”

  1. aurora says:

    nisem shume interesante shpehsojme te dali dicka e mire !

    1. mondi says:

      Jemi poltesisht dakort me kte nisem ! kemi besim !

    2. sabina says:

      Nje ide shume e mire kjo e kryeministrit, duhet patjeter nje guvernatori dhe pjestaret e Keshillit Mbikqyres te mos kene lidhje politike por te jene te pavarur ne punen e tyre ne krye te bankes.

    3. gloria says:

      Bravo Edi vendi ka plote njerez te afte, mjafte me me Fullanin, Dhori Kulen qe eshte i punesuar gjith andej e me keto fytyrat e tjera qe e nxoren banken me kepuce te keqe.

  2. fani says:

    ka te drejte Rama ka ardhur momenti te kthehet truri ne shqiperi !

    1. Pa tru qenkerkam ? says:

      Ti po kerkon te thuash se RAMA eshte pa tru, perderisa eshte ende ne Shqiperi?

  3. The Tiranasi says:

    Mesazhi i KM eshte i qarte :

    O burrra shqiptare turruni sa me pare te shkoni refugjate, qe te zini vend pune ne vendin tuaj !

    A nuk thote Berisha per Ramen se u be minister duke u nisur nga llumi i Parisit?

  4. pellazg 100% says:

    Nje nisme per tu pershendetur.
    Shqiptaret e interesuar duhet te kthehen patjeter ne vendin e tyre dhe te japin kontribut.
    Besoj se qenia per disa vite si guvernator apo anetar i keshillit mbikqyres ne Banken e Shqiperise, nuk eshte gje e vogel ne CV.
    Shpresoj te shoh sa me shume emra (aplikante), qe realisht do te na benin te ndjeheshim krenare, neve Shqiptareve qe i kemi dhene me dhjetra vezire (Kryeministra) Turqise, ku do te vecoja Qemal Ataturkun, Princa Egjyptit, tete pape (disa nga me te shquarit)vatikanit etj.
    Shpresoj shume se Shqiperia do te behet nga Shqiptaret, duhet te behet.

    1. reti says:

      Shpresoj qe Ed Rama te mos kete ne mendje profil te tipit Rudina Seseri ……….. se pastaj i thone te mbyllesh nej dere e te hapesh 7 te tjera

  5. Hot says:

    Po pse vetem per te plotesuar….?????? Po ata qe Kane mbetur pa dhene doreheqjen akoma do te vazhdojne te jene ne Keshillin e NDRIKULLAVE ?????

  6. gjergji says:

    Nje nxenes i shkelqyer i gjimnazit Qemal Stafa ne vitet 80-dhjete Elvis Pellumbi dhe sot nje financier i suksesshem i edukuar ne universitetet e SH.B.A-se me rezultate te shkelqyera e medalje, bart nje pervoje prej rreth 15-te vitesh suksesi ne kompami financiare te rendesishme ne Washoington apo ne Londer, (si banka USB) dhe qe sot drejton me sukses nje found investiesh privat me portofol mbi 500 ml Euro eshte nje kandidature e mundeshe per te qene antar i keshillit mbikqyres ne Banken e Shqiperise.
    Mbase Ai do ta degjoje kete ze te Kryeministrit dhe do vije te jape kontributin e tij modest ne stabilizimin e sistemit financiar ne Shqiperi.

  7. edi says:

    po shqiptaret qe punojne ne sistemin bankar ne vend jane te perjashtuar? nuk kane asnje vlere e asnje kontribut per kete sistem??? apo me te thatin digjet dhe i njomi?!… je qe je me kete vrull futi nje te ndryshuar edhe ministrave se siguro qe edhe punen e atyre e bejne me mire keta te zgjuarit qe do vijne nga jashte…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje