Reforma në drejtësi/ Nishani: Më 6 tetor thërras tryezën e rrumbullakët

10 Shtator 2014, 19:20Politika TEMA

Presidenti Nishani ka paralajmëruar organizimin e një tryeze të rrumbullakët për reformën në sistemin e drejtësisë më 6 tetor të këtij viti.

Sipas tij Reforma në drejtësi përbën jo vetëm një rekomandim të qenësishëm të raportit të progresit të Komisionit Evropian, por edhe një domosdoshmëri të kohës.

Deklarata e Presidenti Nishani u bë gjatë prezantimit të Projektit “Për një drejtësi pa vonesa”, që u zhvillua nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me mbështetjen e Programit të USAID për Forcimin e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri (JuST) dhe Prezencës së OSBE-së në vendin tonë.

Sipas tij, administrimi i procesit të gjykimit së bashku me administrimin e veprimtarisë së gjykatës, është një përgjegjësi e përbashkët.

Projekti “Për një drejtësi pa vonesa” dhe projekte të tjera që kanë për qëllim rritjen cilësore të veprimtarisë së gjykatave për Nishanin duhet të përkrahen dhe të nxiten nga nivelet drejtuese në drejtësi, si dhe të mirëpriten dhe zbatohen me sukses nga strukturat zbatuese.

Më tej Nishani shtoi se me marrjen e statusit të vendit kandidat të Shqipërisë, u bë e qartë se ka ende angazhime për tu përmbushur.

“Nën këtë frymë nxitëse, reforma në drejtësi përbën jo vetëm një rekomandim të qenësishëm të raportit të progresit të Komisionit Evropian, por edhe një domosdoshmëri të kohës, në vijim të konsolidimit të shtetit ligjor dhe demokracisë funksionale në Shqipëri”, tha Nishani.
 
Ndërkohë që vlerësimet e deritanishme të agjencive të specializuara ndërkombëtare për situatën aktuale të sistemit gjyqësor në Shqipëri, sipas kreu të shtetit  do të shërbejnë si pikënisje për propozime konkrete se ku dhe si duhet të përqendrohet reforma në sistemin gjyqësor shqiptar.

“Cilido aktor apo faktor i përfshirë në reformën në drejtësi, duhet ta konceptojë dhe ta pranojë atë si një paketë të plotë që garanton efekte afatgjata dhe të qëndrueshme. Sovrani i ka dhënë ligjvënësit instrumentin më efikas, ndaj forcat politike kanë në dorën e tyre përmirësimin gjithmonë e më shumë të legjislacionit, krijimin e një mjedisi sa më të përshtatshëm për funksionimin e një sistemi sa më përsosur, sa më të qëndrueshëm por edhe sa më të besueshëm”, tha Nishani.
 
Në ceremoninë e prezantimit të projektit ishin të pranishëm edhe Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, Kryetari i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maks Haxhia, Ambasadori i SH.B.A-së, Alexander Arvizu, Kreu i Prezencës së OSBE-së, Florian Raunig. 

7 komente në “Reforma në drejtësi/ Nishani: Më 6 tetor thërras tryezën e rrumbullakët”

  1. blerta says:

    Po mos mblidh tryez te rrumbullaket o president kota biskota qe quan mitrovicen serbi te jugut, hik vet.

    1. genci says:

      Po si more ja zbatove dri ne fund porosit serbofilit qe shiti shqiperine, padronit tend dhe e qujate mitrovicen serbi??
      Ti smund te jesh kurrsesi president i shqipetareve e jo me te percaktosh nje reform aq te rendesishme per shqiperine.
      LARGOHU

  2. rrnoft Pi Di,ja says:

    Ti or gjytyrym sben dot shurren vet,e jo me te besh reform ne sistemin e drejtesise.Po ku te le saliu ty te besh cfar mendon ti,pamvaresisht se ske cte mendosh or gjytyrym president.TI pa lejen e saliut as ne hale nuk shkon.

  3. xxx says:

    Ti e ben sigruaja e Ulisit e thur diten dhe e shqep naten, or derdimen.

  4. lufter says:

    Nese per reformen e drejtesise do te jene Nishani ne krye te organizimit te saj atehere duhet thene se problemi i drejtesise do te ngelet aty ku eshte duke u bere me keq.Nuk behet reforme ne drejtesi nen drejtimin e Nishanit. Nishani ka detyre ta shkaterroi perfundimisht drejtesin sic e ka katandisur me KLD e famshme.Populli,te huajet,Bashkimi Europian thone vazhdimishte se sistemi i drejtesise eshte per toke,ndersa i vetem Nishani thote te kunderten.Mazhorance mos lini me tej Nishanin ne kete pune te reformave ne drejtesi,pasi Nishani eshte vene ne ate pozicion per te prishur e vene gure ne rrota,kete mision i ka caktuar emeruesi i tij.

  5. ooooooooooo says:

    ik pirdhu me alabaket e tu,nuk te ka votuar populli,por sala me vota te vjedhura,mafioz i gjalle je do te vije rradha dhe ty monster….

  6. Ka politikan qe e bejn detyren me mir se aktualisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje