Anëtarët e mbetur të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, kanë mbajtur një mbledhje gjatë ditës së sotme.
Ata kanë kërkuar nga Kuvendi që të zgjedhë sa më parë guvernatorin dhe inspektorin e ri të BSH-së, pas arrestimit të Ardian Fullanit dhe Elivar Golemit.
Këshilli në një deklaratë të lëshuar thotë se situata në sistemin bankar është e qendrueshme.
Në deklaratë Këshilli vlerëson edhe veten për masat e marra pas situatës së krijuar.
“Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë u mblodh sot, në datën 10.09.2014 për të ndjekur nga afër dhe në mënyrë të vazhdueshme zhvillimet në tregjet dhe institucionet financiare, si edhe në veprimtarinë e Bankës së Shqipërisë.
Mbështetur në informacionin e analizuar, Këshilli Mbikëqyrës vlerëson se zhvillimet në tregjet e parasë, të këmbimit valutor dhe në atë ndërbankar, paraqiten të qëndrueshme në drejtim të vëllimit të veprimtarisë dhe të luhatshmërisë, në përputhje me ecurinë e tyre sezonale dhe trendet historike. Të dhënat operative nga sektori bankar, tregojnë një ecuri normale të nivelit të depozitave dhe një situatë të qëndrueshme në zhvillimin e veprimtarisë.
Këshilli Mbikëqyrës u njoh me ecurinë e masave të marra dhe vlerëson përpjekjet e drejtimit të Bankës së Shqipërisë për normalizimin e situatës. Në këtë kuadër, Këshilli Mbikëqyrës thekson vlerësimin dhe mbështetjen e plotë për punën e personelit të institucionit qendror monetar.
Këshilli Mbikëqyrës, ndonëse çmon se përcaktimet ligjore janë të mjaftueshme për zhvillimin e veprimtarisë së Bankës së Shqipërisë edhe në situatën aktuale, shpreh nevojën për organizimin e drejtimit të institucionit në një kohë të shpejtë. Gjithashtu, Këshilli Mbikëqyrës sjell në vëmendjen e Kuvendit faktin që ligji nuk siguron vazhdimësinë e funksionit të Inspektorit të Përgjithshëm, në kushtet e mungesës së tij.
Në përfundim, Këshilli Mbikëqyrës rithekson angazhimin e plotë për ushtrimin me përgjegjshmëri të funksioneve që i cakton ligji”, thuhet në deklaratën e Këshillit Mbikqyrës.
Keta te gjithe duhen cuar per xhihad kasapo-sexual tek Muhaxheri
Domethane qe keshilli mbikqyres po tregon kokfrotesi me parlamentin dhe qeverine. Po i tregojne karshillek shtetit dhe popullit. Ky eshte karshilleku i kriminelit sali Berisha.
Situate e qendrueshme financiare. Kush genjen ketu. Keshilli mbikqyres apo TV KLAN?
Eh Fullhan, si kapedan je ngrehur ne fotografi…
Po tu lagen puplat me ne fund me duket…
Eh Fullhan si eshte puna e tahmase…
Eh Fullhan….
———————————————————————————————-
“Governatori duhet i huaj” ….
shqiptaret nuk jane mesuar me “ligje” por me korrupsion.
Z.Rama,
Urgjent vendos Guvernator te huaj ne te kundert Banka dhe “dora zeze” e Berishes qe po perpiqet te shkaterroje financat duke nxitur “lufte civile” si ne 97-ten.
———————————————————————————————-
Eshte per te ardhur keq qe nje kerkese e tille (duam guvernator te huaj)shtrohet nga vete shqiptaret.
PROUD TO BE ALBANIAN!
JAM KRENAR QE JAM SHQIPTAR!
Edhe sikur te na e vinte bota si kusht per antaresim ne BE ne nuk duhet te toleronim ne kete pike e jo me ta kerkojme vete.
Mund te krijohet nje pozicion keshilltari (ashtu sic merr asistence te huaj kryeministri me shoke),ne mbeshtetje te guvernatorit ose te keshillit mbikeqyres, por kurresesi ti dorezojme portofolin e shtepise nje te huaji!
Guvernatori i ri duhet te jete SHQIPETAR , lindur , rritur e qe nuk e ka braktisur kete vend ne asnje moment, e jo te vije ndonje emigrant qe ta shohe si mundesi qe te beje lek, apo ndonje turk qe ka marre nenshtetesine shqiptare. sic ka thene populli I JOTI MISHIN TA HA POR KOCKEN TA RUAN.
Nevoje urgjente qe keshilli i mbetur te shkarkohet e te zgjidhet keshil, guvernator dhe inspektor te pergjithshem. Cfar presin keta qe kan mbetur ne keshill qe nuk dorehiqen. cfar pret parlamenti qe nuk ben plotesimin e keshillit per ti hapur rruges zgjedhjes se guvernatorit.
NUK mund te kete caktim te guvernatorit te ri… pa u shkarkuar I gjithe keshilli I hajduteve.KY keshill ka shkelur aktet dhe rregulloret e punes te bankes e si e tille duhet te shkrihet,dhe prokuroria te hetoi.
Po ndoqe klanin je i “informuar”direkt nga saliu.Kjo do te thote se ka “besushmeri “maksimale.
ne fillim do hequr keta hajdutet e keshillit mbikeqyres pastaj caktoni guvernatorin se keta hajdutin e shpellarit do vene prape
ke harruar nje hallke: te shkoje I gjithe keshilli ne burg njehere
sa turp, akademike nbejne si horrat,sikur ska ndodhur asgje ne B.SH.
te kishin dhene dorheqjen do laheshin te pakte,per turpin qe u vodhen 713 milion leke.
ne japin dorheqje se njollosemi me kete vjedhje qe u be.
japim dorheqjen qe te behet verifikimi nga njeres te tjere eksperte.
kjo tregon se sa mungese qytetarie kane ata…….
civici ishte i pari qe tha:
guvernatori te dorhiqet, por ai nuk e degjoji.
dhe civici ashtu si duket, me kulture kur flet,me te njejten fytyre,te qete,e tregoji e dha dorheqjen..
por kule dhe milo,shtremberohen kur flasin.
megjithese jane pergojuar nga KLSH me tendera ne rektorat,dhe tjetri si sekser,i ish ministrave
ata flasin sikur sot u emeruan anetare keshilli mbykqyres.
bejuni qytetare me aktin civil te dorheqjes……
kur te shkarkoheni do te jeni me te ofenduar,se nuk keni bere detyren
derisa u vodh thesari……….
Dhurat e PD-se nje urrith i tille.