Dritan Prifti: Një guvernator i huaj do të ishte shpëtim për sistemin bankar

10 Shtator 2014, 13:18Politika TEMA

Ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, thotë se një guvernator i huaj do të ishte shpëtim për sistemin banker.

Duke folur për gazetën TemA, ai thotë se edhe vende të tjera kanë guvernator të huaj.

Sipas tij, sistemi bankar sot është në ditët më të këqija, ndaj dhe duhet zgjedhur një guvernator profesionist dhe i pavarur.

Më duket e pranueshme në kushtet e Shqipërisë vendosja e një guvernatori të huaj për Bankën e Shqipërisë.

Në botë ka shumë shembuj që vende të ndryshme kanë marrë guvernator të huaj për Bankat e tyre Qendrore.

Anglia ka sot një guvernator kanadez, të cilin e ka vendosur disa vite më parë.

Nuk kishte asnjë debat politik në Angli për këtë.

Sistemi banker sot në Shqipëri është në ditët më të këqija.

Për shkak të abuzimit të bankierëve me paratë e depozitave, kreditë e këqija sot janë në nivele alarmante. Në disa banka madje deri në 50%.

Ekonomia vuan për shkak se sistemi banker nuk krediton normalisht, por me interesa shumë të larta.

Një guvernator i pavarur dhe i aftë do të ndihmonte që trengu banker të kthehej në pozita ndihmuese për ekonominë shqiptare.

Nëse marrim një guvernator të huaj, profesionist dhe të aftë, duhet të përgatitemi që rroga e tij të jetë një million euro në vit.

Profesionistët kanë çmim të lartë në tregun e sotëm.

Megjithatë, vendimi i takon politikës shqiptare, dhe kryesisht mazhorancës.

Në mënyrën se si janë menaxhuar gjërat deri më tani nga kryeministri, duket se do të ketë një vendim të pjekur dhe të këshilluar me të gjithë partnerët”, shprehet Dritan Prifti.

34 komente në “Dritan Prifti: Një guvernator i huaj do të ishte shpëtim për sistemin bankar”

  1. BASHA DHE BERISHA LARGOHU, KURSE SUNITET SHQIPFOLES NUK MUND TE BEJNE PATRIOTIZEM ME FLAMUR SUNIT TERRORIST.. says:

    Shqiperia nuk eshte skuader e futbollit qe te kerkohet nje i huaj per govnator.

    1. Majakovski says:

      Po ti nuk e di qe Fullanet kishin skuadra football ne banke!!!

  2. tani.deutschland says:

    O Tani,
    Po ku je more mik se na thave syte.
    A i ke ato videot e tjera akoma apo jo?

  3. Nje shqiptar says:

    Sistemi bankar ne Shqiperi nuk eshte ne krize jo sepse Guvernatori i Bankes Qendrore ka qene i paafte por nga vete ndertimi i tij teresisht privat ku peshen kryesore e lozin bankat e huaja. Tani propozoni qe te kemi edhe governator te huaj per Banken Qendrore?! Kriza e 2008, qe po vazhdon me nje egersi te pashembullt ne historine e sistemit financiar boteror, ishte pikerisht e sistemit Bankar totalisht privat ose me peshen me te madhe ne nje ekonomi.

  4. Lexues says:

    Po keto bankat private qe kane dhene kredi te keqija nuk i kane drejtoret e huaj ne shumicen e rasteve?

  5. une says:

    Duke u nisur nga intervista e ispektores se BSH,se nuk do te jem police ne BSH,analiza dhe sygjerimi Juaj eshte i pa vend dhe disi zhgenjyes per ata qe besuan se Ju jeni ai qe ishit dhe luftoni per ate qe ishte.As Ju nuk e bete detyren e “policit”.Une jam i mendimit se dhe ajo ka te drejte qe nuk e beri.
    Te gjithe ata qe ke patur dhe ke rreth teje nuk e bejne detyren e “policit”.Disa jane hajdute dhe disa te tjere kane frike.E beri A.Santo?Nuk e di.Te gjitha organizatat e pamvarura nderkombetare investigative e rendisin Kosoven(Administrohet nga Nderkombetaret),ne vendin e pare per korrupsion.Te gjitha bankat ne Shqiperi jane te huaja,dhe administratori i huaj mungon.Zgjidhja eshte ajo qe Ju e dini shume mire.Urgjent te zevendesohet leku me euro dhe BSH te behet selia e ndonje partie qe i pacim uraten.Ah me fal;n.q.s.do marresh rrogen me kete;puna mbare athere.

  6. alieni- says:

    shoku prifti ky i huaj me bllok APO pa bllok ne dore.po ngjalat i hane ky si rama.e done kete te huaj me ze dhe figure APO me ngjale dhe hu ne byth si rama.shum premtues ju qelbesirat.

  7. qytetar says:

    po mire o dritan sipas tejej hajt te vendosim edhe nje president te huaj edhe nje kryeminister te huaj dhe nje popull te huaj ne ate vend se shqiptaret se gezojne dot!

  8. Sh says:

    Eshte me mire nje i huaj me 1 milion euro ne vit ,se sa nje Fullan i dyte qe ka kushtur 1 milion ne muaj ,plus taraflliqet e Guvernatorit ,duke
    grumbulluar idiotet e politikaneve.
    Besoj qe nje i huaj do te zhduke nepotizmin si dhe hajdutelleqet e tjera.
    Shpresoj mos te komprementohet si Arvizu !!!!

  9. Vladimir says:

    Eshte absolutisht e nevojshme qe nje administror i mirfillte thesari i huaj te marri ne dore BSH. Arsyet jane 1000. Ne nuk kemi pervoje dhe rezultatet e deritanishme jane deludente. Sistemi yne bancar mbahet ne kembe fale depozitave mesive te shqiptareve te punesuar jashte shtetit sepse po te qe per politikat e ndjekura nga governatoret tane do te kishim falimentuar sa here. Gjithashtu eshte fakt qe BSH eshte kthyer ne vatren e nepotizmit dhe te qokave te liderve te radhes.
    Nga ana tjeter bankat e nivelit te dyte, jashte kontrollit te BSH dhe ne mbrojtje te interesave te tyre, jane sjelle me shqiptaret si bandit e fajdexhinj. Kane marre e marrin leke per çdo sherbim te kryer edhe per ato me elementaret qe ne gjithe boten kryhen gratis. Kostoja mujore e nje llogarie rrjedhese (per njesi te operacineve qe kryhen) eshte nga me te lartet ne Europe. Dhe ata do te vazhdojne ta gezojne kete parajse sa kohe leket e shqiptareve te jene pa zot.
    Kerkoni nga Banka qendrore e Gjermanise asistence se paku per disa vjet sa te pastrohen hauret, te largohen te afermit e politikaneve e te zevendesohen me djem e vajza te talentuar qe kane shkelqyer ne shkolla e ne pune si bankiere.
    Le te rinisim me kemben e mbare kesaj radhe.

  10. Hysni Dajaku says:

    Po Kanadezi nuk eshte Anglez????apo nuk e di ti qe Kanadezet betohen per Mbretereshen!!!sipas kesaj llogjike u lejohet deri ne Kosove dhe perseri nuk eshte afer variantit Anglez!!megjithate kjo ide eshte kapitullim i shtetformimit shqiptar.

    1. Dea says:

      Kete mendova dhe une. Pastaj, po prisja te lexoha shembujt e shumte, por ehe, i gjithe shembulli ishte ky.

  11. Pëllumb zaimi says:

    Kemi pasur e kemi gjithë snobët dhe kozmopolitët në krye të vendit !? Si ky që flet? Shqipërisë nuk i mungojnë guvernatorët por shteti me rregulla ? Tung!

  12. fieraku4u says:

    JU QE KOMENTAONI KETU DRITANI KESHTU DRITANI ASHTU…NE FAKT ANALIZA E TIJ ESHTE E DREJTE. DHE NUK PO E MBROJ.

    SHQIPERISE I DUHET NJE GUVERNATOR I HUAJ PER BANKEN…NJE QE TE KET EKSPERIENCEN DHE SHKOLLIMIN E DUHUR. KETU NUK SHIKOJ ASNJE GJE TE KEQE.

  13. Kalorsi Fortuna says:

    Sistemi BOTEROR Bankar PRIVAT per AGJENDA politike te ERRTA dhe katastrofale. Demokracia e 24 vjeteve me pinjollet e spiunve te Komunizmit….PTU bastarde!

  14. Arden says:

    E para vellezer, kur shprheni mendimet flisni ne menyre te kulturuar dhe respek toni mendimet e gjithsecilit.Mos harroni, nese doni ndryshim per mire te gjerave ndryshimi fillon nga vehtja jone. Bejeni ate dhe ndimohini ta bejene edhe te tjeret.
    Sa per ceshtjen e guvernatorit, mendoj se gjeja krhesore eshte ti shpetojme procesit te politizmit te ceshtjes se zgjidhjes se atij qe do te pasoje Fullanin.Na doli ne skene pagesa $1.000.000. Mua vertet me frikson kjo ide.Nese Fullani u kryqezua ashtu sic u kryqezua nje nga arsyet ishte pikerisht pagesa e larte e rroges se tij si dhe e stafit te bankes apo e keshillit mbiqyres.Shqiperia eshte e varfer per kerkuar sherbimet e profesionisteve qe kushtojne $1.000.000 e siper. Ka plot profesioniste te fushes qe mund ta bejne kete detyre me nje page modeste dhe jo ne kontrast te thelle me jeten ne e shiptare. E vetmja gje qe duhet te bejme eshte te mos e politizojme procesin.

  15. dc says:

    po kryeminister te huaj kur do kemi?dhe meqe jemi pse te mos veme edhe ministra te huaj, kryetare bashkije te huaj, drejtore te huaj dhe ne shqiptaret te bejme vetem bagetine? te nderrojme edhe gjuhen se mbase ajo e ka fajin qe ne krye te vendit eshte harbuteria.si nuk ju vjen turp qe botoni te tilla propozime, sikur te huajt nuk dine te vjedhin.

  16. Elisa says:

    Shqiperise I duhet nje guvernator shqiptar me experience nderkombetare. Pse pak ka shqiptare qe kane mbaruar shkollen jashte, kane emigruar jashte shqiperise dhe sot jane pjese e sistemeve bankare ne USA, CA, Germany, Italy etj. A thua vertet skemi nje te tille?
    Duhet vetem te kerkosh dhe e gjen…..per te mos permendur ketu emrat e individeve te afte qe sot jane pjese e sistemit banker internacional.

  17. . says:

    ———————————————————————————————-

    “Governatori duhet i huaj” ….

    shqiptaret nuk jane mesuar me “ligje” por me korrupsion.

    Z.Rama,
    Urgjent vendos Guvernator te huaj ne te kundert Banka dhe “dora zeze” e Berishes qe po perpiqet te shkaterroje financat duke nxitur “lufte civile” si ne 97-ten.

    ———————————————————————————————-

  18. boko says:

    Marrim nje governor nga Kosova!

  19. Nje shqiptar says:

    Ku ndodhet ku guvernator i huaj kaq i zoti?? Ne tere perendimin bankat jane ne krize te plote dhe kriza e re, qe do te shpertheje se shpejti, do te falimentoje shume e shume banka megjithese drejtohen nga njerez shume te afte. Keto kriza falimentuese vijne pasi TERE BANKAT ne sistemin financiar boteror jane te detyruara qe te ndjekin te njejten politike: te sigurojne me çdo kusht fitime sa me te medha per padronet e tyre private. Tere bankat, ne nje menyre apo edhe nje tjeter jane te detyruara qe te marrin pjese ne lojen e bixhozit te basteve financiare, DERIVATET, ku fitimet por edhe humbjet jane kolosale. Edhe bankat e huaja qe ndodhen ne Shqiperi, permes bankave meme, marrin pjese ne kete loje. Mbi tavolinen e kesaj loje pronaret e vertete te botes, qe jane kater apo pese banka, permes shume manovrave teper te sterholluara, vendosin baste me shuma parash qe kalojne dhjetefishin e tere parave te planetit. Siç dihet ne nje kazino fiton kurdohere, dyqani, tavolina apo ai qe ka me shume para. Banka e Shtetit Shqiptar, gjate rregjimit te Hoxhes, njehere provoi te luaj me bastet e kembimit te dollarit dhe humbi brenda pak sekondash 200 milion dollare. Nuk besoje qe Banka e Shqiperise nen Fullanin ta kete bere perseri kete gabim, megjithse futja e Shqiperise ne tregun financiar boteror me eurobondin e pare (2010) dhe se shpejti me eurobondin e dyte, permes opcioneve qe do te nenshkruaj me bankat administruese te shitjes, detyrimisht hyn ne lojen e derivateve. Loja e derivateve kerkon sasi te medha parash qe largohen nga ekonomia reale e shkojne drejt tavolines te basteve duke krijuar kriza te menjeheshme ekonomike dhe papunesi qe detyrojne qeverite te rrisin borxhin publik apo te privatizojne çdo gje. Shpetojne nga kjo loje vetem shtete qe ruajne e manovrojne me kujdes monedhen e tyre, nxisin me kredi stimuluese ekonomine private e publike, mbajne akoma banka me kapital publik qe financojne politikat strategjike te qeverive te tyre dhe kontrollojne me shume rreptesi tere sistemin financiar ne vend.
    Ne Shqiperi me tere ato banka te huaja si duket qarkullojne sasi shume te medha parash, por mjerisht keto para nuk po zhvillojne ekonomine tone te brishte por shkojne jashte drejt lojes se derivateve apo vendeve ne zhvillim per te bere privatizime me shume leverdi. Bisnezmenet tane, madje edhe qeverija kane qene e detyruar gjate tere keto viteve te financohen duke paguar interesa shume te larta. Edhe mbajtja fiks e kursit te lekut me monedhat e forta vetem ka penguar kreditimin e ekonomise. Une ngul kembe se Guvernatori duhet te jete shqiptar dhe njerez te afte e te rinj vendi yne ka plot. Perse ky nenvleresim ndaj te rijve? Pastaj kurdohere kemi ndihmen dhe eksperiencen e FMN, Bankes Boterore, shteteve te perparuara dhe institucioneve nderkombetare.

  20. edi says:

    Eshte per te ardhur keq qe nje kerkese e tille (duam guvernator te huaj) shtrohet nga vete shqiptaret.

    PROUD TO BE ALBANIAN!

    JAM KRENAR QE JAM SHQIPTAR!

    Edhe sikur te na e vinte bota kusht per antaresim ne BE, nuk duhet ta pranonim e jo me ta kerkojme vete nje gje te tille.
    Mund te krijohet nje pozicion keshilltari (ashtu sic mer asistence te huaj kryeministri me shoke) ne mbeshtetje te punes se guvernatorit apo te keshillit mbikeqyres, por kurresesi jo ti dorezojme portofolin e shtepise nje te huaji!
    guvernatori i ri duhet te jete SHQIPETAR, lindur e rritur e qe nuk e ka braktisur kete vend ne asnje moment , e jo ndonje emigrant qe ta shohe si mundesi per te bere lek, apo ndonje turk qe ka marre nenshtetesine shqiptare!
    sic ka thene populli : I JOTI MISHIN TA HA POR KOCKEN TA RUAN!

  21. anonim says:

    Nuk ka asgje te keqe te kesh nje guvernator te huaj dhe me rekorde te mira ne fushen e sistemit e bankave. Eshte nje praktike qe perdoret kudo. Anglia, guvernatorin e Bankes te Anglise e ka Canades. Ai ishte Guvernator i Bankes te Canadase dhe u ftua te punoje ne krye te Bankes Anglise. Nuk mund te thuhet qe Anglia nuk ka bankiere.

  22. Turku says:

    Nuk ma mer mendja se Keshilli i ministrave vendos per turkun e BKT , nuk ploteson nje nga kriteret…

  23. shqiptari says:

    veme guvernator nje anglez te bukur, ndrrojme lekun e marim euron, i kepusim nje te nderruar edhe gjuhes e kthejme ne anglisht se tani e kemi te detyrushme ne shkoll, dhe ja ku ja hodhem hallit

  24. shvejk says:

    Marrim guvernator vellain e Doris Packut.

  25. nga je says:

    Po ku je se ke bere nje kohe te gjate qe nuk te eshte ndier zeri,po po te vije ndonje i huaj, se ndryshe babazia juaj nuk frenohet qe te vidhni akoma me shume shqiptaret, shko bej fresk se ka filluar vapa prape.

  26. al says:

    Akoma gjall je ti o debil.Shko futi nje byrek e mos u merr me politik,se je njeri qe truri te ka dale ne xhiro me kohe.Shqiperi o tan debili ka njerez te zote ne fushen bankare,dhe jo politikane qe nga mesues te gjuhes angleze na u bene minister te ekonomise dhe ,energjitikes.Sot BSH ka ardhur koha ta drejtojne shqiptaret tekniciene me te mire te fushes bankare dhe jo te na vijne te huaj.Rama po na nxjerr modele te reja dhe marrin si shembull guvenatorin e Britanise qe eshte Kanadez,por mos harroni se Kanadaja eshte ne kuroren e Britanese.

  27. anonim says:

    Mbreteresha e Anglise eshte e vertete qe eshte kryetarja e shtetit te Canadase (si eshte e Australise, Zelandes Re, etj. etj. Por qytetari canades nuk ka passaporte, leternjoftim etj anglez. Mr. Black, psh, qe per tu bere lord angles, la shtetesine canadeze per te marre ate angleze qe ti lejohej te ishte ne dhomen e Lordeve, pas asaj qe beri, kerkoi te merrte prape shtetesine canadeze, atij ju refuzua, pra nuk eshte me canadez ndonese ka lindur dhe prinderit i ka canadeze. Dhe shembuj te tille ka plot. Nenpunesi si cdo qytatar, i nenshtrohet ligjeve te shtetit ku punon, jeton apo viziton dhe kjo eshte bota qe shqipetaret duan te integrohen….

  28. Dea says:

    Atehere te ikim te gjithe nga Shqiperia dhe te vine te huajt ketu. Cfare jane keto idiotesi??? 3.000.000 njeren nuk gjetjan dot nje njeri te mire ne radhe te pare, pastaj financier te zotin?? Cfare do afroje me shume Guvernatori i huaj??? Ai do beje politikat financire/ekonimike te shtetit shqiptar?? E dini, jepjani dhe BKSh te huajve se gjithe bankat e tjera nga te huajt drejtohen!

  29. rumpalla says:

    Ka shqiptare te zote jashte shtetit.
    Kur po dilja ne nje vend nga nje hotel me foli nje njeri shqip. Me tha quhem VASO MARKU nga Fieri. Ishte jo me pak por vice-president i Sun Trust Bank ne USA.

    Puna eshte se a pranon ai te vije ne kete vend plehre nga i cili do kete ikur nga syte -kembet!!!

  30. duka says:

    Hajduti thote kapni hajdutin.Tan Prifti i haroi 2 million dollaret .I kom fitu me djerse .Po ç’ke qe kruesh or mjeran ndiq shebullin e A.Harasanit qe vodhi e u zhduk pa bere ze e jeton sot prane “miqeve ” te atedheut langaraq si bisnesmen!Hajde pall ariu hajde.

  31. Banka e Shqiperis s’eshte FMN,Bank Boterore ku te gjith fusin hundet.

  32. Mrs, Diana says:

    Hello, I am Mrs. Diana, a private loan lender who gives life time opportunity loans. Do you need a loan urgently to pay off your debts or you need a loan to enhance your business? You have been rejected by banks and other financial institutions?We lend funds to individuals in need of financial assistance, that have a bad credit or in need of money to pay bills, to invest on business at a rate of 1.5%. I want to use this medium to inform you that we provide a reliable and beneficiary assistance and will be willing to offer a loan. So contact us today by email at:[email protected]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje