Dy persona në kërkim ndërkombëtarë janë arrestuar nga forcat policore të Drejtorisë së Policisë të Shkodrës, gjatë një operacioni të zhvilluar sot.
Të arrestuarit janë Arben Veli, vjeç 40, banues në fshatin Dajç, nga Shkodra, dhe Anton Preçi (Simoni ), 32 vjeç , nga fshati Bërdicë e Madhe, nga Shkodra.
Arrestimi i tyre ka si qellim ekstradimin në shtetin italian, pasi Gjykata italiane, ka marrë për këto persona masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi akuzohen për veprat penale “Trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike” dhe “Krijimin dhe pjesëmarrjen në organizata kriminale”.
Materialet në ngarkim i kanë kaluar Prokurorisë së me qëllim vazhdimin e proçedurave për ekstradimin e tyre në shtetin Italian.
qent e kan vendin ne qeli perpara se ti mbesin ndonje hallexhiu ne dor
perseri veriore?!
I kemi lidhjet per arrestime te tilla ndaj tipave te pa gdhendur.