Arvizu: Guvernator i huaj? Vetëm nëse Shqipëria nuk ka një zgjedhje brenda vendit

10 Shtator 2014, 16:03Politika TEMA

Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, ndërsa ka qenë në Korçë, ka komentuar edhe mundësinë që Shqipëria të zgjedhë një guvernator të huaj.

Ai ka thënë se kjo zgjedhje duhet bërë vetëm nëse Shqipëria nuk arrin dot të gjejë dikë të duhur brenda vendit për postin e guvernatorit.

Arvizu nënvizoi rëndësinë e vendosjes së një personi që do të mbajë përgjegjësi për institucionin më të lartë financiar në vend, por nuk përjashtoi faktin që ky person të jetë i huaj, pasi sipas tij “në Shqipëri ka mendim pozitiv për të huajt”.

Ndërkohë, ai tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dëshirojnë të shohin një proces jo të politizuar përsa i përket situatës në BSH.

Procesi duhet të jetë pa injeksione të politikës. Duket që ka patur të meta në administrimin e Bankës së Shqipërisë. Banka luan rol fiktiv në stabilitetin financiar, prandaj politika shqiptare duhet të punojë për të mirën e vendit. Duhet që të normalizohet sa më shpejt situata, ka thënë ambasadori amerikan.

20 komente në “Arvizu: Guvernator i huaj? Vetëm nëse Shqipëria nuk ka një zgjedhje brenda vendit”

  1. Mentari says:

    Eshte absurd te mendosh pa lere te pranosh apo te votosh per nje Guvernator per huaj ne banken e shqiperise.Te hajt nuk duan ta e dijne fare per imnteresat kombetare te shqiperise,ata nganjhere jane me te rezikshem ne vjedhje se sa shqiptaret,Ne asnje menyre nuk duhet propozuar e pranuar nje Guvernator me origjine jo shqiptare,eshte krim kunder shqiperise.Ke do te fusim ne ate banke Cifutet qe ti dergojne parate ne Izrael? se keshtu po ja bejne Amerikes Cifutet?Apo duhet te fusim ndonje Grek apo Serb?

    1. Shkelqim says:

      Ke shume te drejte Mentar, ci duhet Shqiperia nje greku????!!!

  2. muzapopullore says:

    Nese spranon te behet Arvizu-ja vete guvernator i BSH, pra dhe ambasador dhe guvernator o burra ta marrim eunuk Anadolli,…arabishtfoles

  3. qen chicago says:

    Guvernator I huaj do te thote poshterim Ishqiptareve.
    Pse jo dhe kryeminister te huaj.
    Presidenr te huaj

    1. You gotta be kidding!!! says:

      Do ishte shume mire o dog Chicago-je, te ishin te gjithe te huaj per ca kohe. Vetem atehere politikaret shqipetare dhe ai popull do tu therrisnin ndofta mendjes per te zgjedhur njerez vertet te ndershem e te dedikuar jo vetem per te mos vjedhur me ate popull, por dhe per ta rimekembur dhe cuar perpara si gjithe kombet e tjere me mend.
      Shqiptare te ndershem e te dedikuar ne te gjitha fushat ka plot neper bote qe punojne me ndershmeri e ndertojne vendet ku jetojne, sepse Shqiperia meme u ka vene shqelmin me kohe si te pa nevojshem…

    2. Klimax says:

      Ne nje shtet normal, po, kjo gje do te ishte poshterim, por ne nje shtet plotesisht te korruptuar dhe te pafuqishem per ta luftuar ate, jo, nuk eshte poshterim. Poshterim eshte qe keta shqiptare te zgjedhur ne organet me te larta te shtetit jo vetem qe nuk zbatojne detyrat e ngarkuara ne baze te ligjeve te shtetit, jo vetem qe i shkelin ato me metoda korruptive e mafioze, jo vetem qe nuk dalin para Drejtesise, por perkundrazi, vazhdojne te gezojne e shijojne si postet shteterore ashtu edhe luksin e pasurive te tyre te vjedhura. Po, ky eshte poshterim.

  4. feniks says:

    Zoti Arvizu!
    A ka mundesi te na tregoni se pse nuk eshte GJYKUAR ASNJE NGA DREJTUESIT KRYESORE TE QEVERISE BERISHA,PER TRAGJEDINE E GERDECIT,PUSHKATIMIN PA GJYQ TE 4 PROTESTUESVE NE 21 JANAR,TE VJEDHJEVE TE VOTAVE NE 2009 dhe 2011 etj????
    Per Guvernatorin e ri,lereni qeverine ta zgjidhe,se ju nuk jeni GUVERNATOR I SHQIPERISE!!!

  5. Aldo says:

    Nese ka ndonje fushe ku shqiperia ka personalitete, kjo eshte ekonomia. Ne shqiperi ka plot ekonomiste te zote, nuk ka arsye te merret nje i huaj…

  6. xhevriko says:

    Jo vetem guvernator qe s’kemi, por do te ishte e mira te vinte nje qeveri e tere dhe gjithe sistemi gjyqesor nga USA….

    Ne e kemi vertetuar qe prodhojme vetem “derra” te korruptuar prej 23 vjetesh…

    1. enter says:

      larg qofte!!! Ne amerike jane me keq se ne shqiperi

  7. . says:

    ———————————————————————————————-

    “Governatori duhet i huaj” ….

    shqiptaret nuk jane mesuar me “ligje” por me korrupsion.

    Z.Rama,
    Urgjent vendos Guvernator te huaj ne te kundert Banka dhe “dora zeze” e Berishes qe po perpiqet te shkaterroje financat duke nxitur “lufte civile” si ne 97-ten.

    ———————————————————————————————-

    1. S... says:

      Ore trap, qe komenton ne cdo artikull, nese e ke me Berishen merru me Ramen, por lere banken ne dore te profesionisteve shqiptare. Larg politika dhe cdo gje rregullohet.
      Nese e mban mend Banka e Kursimeve ishte e mbushur me gra deputetesh e ministrash por me vullnet u pastrua po nga shqiptare.

  8. titi says:

    Shqiperia ,jo vetem guvernatorin ta kete te huaj,por edhe gjykatat edhe prokurorine edhe policine,ne mos edhe qeverine,derisa shqipetaret te behen njerez dhe zbatojne ligjin.

  9. titi says:

    Zoti Arvizu do ti beni ndonje vizite fullanit apo nuk ka ndonje dreke apo darke atje,ka vetem ushqim burgu.Para deres restorantit ka shume shoke,para deres burgut nuk ka asnje shoke.

  10. deniel says:

    me e mira per shqiptaret te vihet nji gurvenator i huaj gjerman amerikan kanades skemi keq asnjihere.nga 91 do ishte mire te kishim pasur kryeministrin dhe ministrat nga keta qe permenda me lart.ose te ishim koloni e ketyre dhe do ishim njilloj me zvicren sot.njerzit skane buke te hane vazhdojne me lista varferi ekstreme tamam si poema i migjenit mjerim i tejskajshem kurse keta politikane kurva kane 23 vjet qe tallen me shqiptaret.guvernator i huaj eshte zgjidhja me e sakte

  11. enter says:

    Cpune ka ky ambasador ne ceshtjet tona kaq delikate??????

  12. jersey boy says:

    1 arvizune s e pyeti kush ai ben mire te mbroje interesat e shtetit american meqe paguhet edhe nga taxat e shqipetaro americaneve qe bejme 2 turne dhe s dime te ulemi ne kafene 2nese zgjidhet nje guvernator shqipetar te mos zgjidhet si i aferm i politikaneve por nje njeri i zot qe eshte per kete pune 3edhe nese zgjidhet nga diaspora te zgjidhet nje person i pakurruptueshem dhe i kontrollueshem si dhe te mos kete vetem 1 guvernator psh bank of america ose chase bank ka ne funksion presidentin e bankes qe ne shqiperi njihet si guvernatori i bankes sepse ne u s a guvernatori eshte i pari i nje prej 50 shteteve qe ka america pra ne usa ka 50 guvernatore por bankat kane presidentin e bankes dhe zevendes presidentin plus bordin drejtues te pergjithshem plus qe cdo branch ka drejtuesit dhe funksionaret e vet qe marrin urdhera nga drejtuesit e pergjithshem 2ne cdo meter katror ka kamera sigurie qe vezhgojne banken cdo 24 ore ka sisteme alarmi direkt me policine lokale pra po te krahasosh c ka eshte bere ne banken shteterore te shqiperise eshte vertete nje skandal dhe drejtuesit e pashem sipas avokatit idiot jo vetem qe do te arrestoheshin por do te ishin guantanamo bay sot plus qe eshte skandaloze te mendosh qe zevendesja e full hajnit sot sikur edhe temporary pra provizorisht eshte zgjedhur guvernatore ajo gjithashtu duhet te pergjigjet per te njejtin krim si full hajni me kodoshet e tij dhe ato qe jane akoma jashte burgut duhet te futen brenda jam personalisht antikomunist por per disa gjera enverit duhet me ia heq kapelen sepse nje shtet pa diktature flas per diktaturen e ligjit jo te proletariatit ju po e shikoni se si po degjenerohet dita dites

  13. edi says:

    Eshte per te ardhur keq qe nje kerkese e tille (duam guvernator te huaj) shtrohet nga vete shqiptaret.

    PROUD TO BE ALBANIAN!

    JAM KRENAR QE JAM SHQIPTAR!

    Edhe sikur te na e vinte bota kusht per antaresim ne BE, nuk duhet ta pranonim e jo me ta kerkojme vete nje gje te tille.
    Mund te krijohet nje pozicion keshilltari (ashtu sic mer asistence te huaj kryeministri me shoke) ne mbeshtetje te punes se guvernatorit apo te keshillit mbikeqyres, por kurresesi jo ti dorezojme portofolin e shtepise nje te huaji!
    guvernatori i ri duhet te jete SHQIPETAR, lindur e rritur e qe nuk e ka braktisur kete vend ne asnje moment , e jo ndonje emigrant qe ta shohe si mundesi per te bere lek, apo ndonje turk qe ka marre nenshtetesine shqiptare!
    sic ka thene populli : I JOTI MISHIN TA HA POR KOCKEN TA RUAN!

  14. lili says:

    Ka plot shqiptare jashte ne diasporen e vjeter te diplomuar,po ashtu te diaspores se re,po mungon vulneti politique per t’i ftuar,edhe ju duket ma mire me pas ur keshilltar t’uzbekistanit apo nje dreq e ri nga!

  15. LORA says:

    Me sa di une A.Arvizu nuk eshte taksapagues ne Shqiperi,keshtu qe e shoh te padrejte perfshirjen e tij ne kete mesele.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje