Raporti i "The Economist": Lazarati dhe CEZ ndikuan për statusin

10 Shtator 2014, 15:34Politika TEMA
Raporti i "The Economist": Lazarati dhe CEZ ndikuan për statusin

Zhvillimeve politike, ekonomike, integrimit europian te  Shqiperise, perfshi edhe operacionin anti-kanabis ne Lazarat kater muajt e fundit, agjensia prestigjoze britanike e kerkimeve dhe analizave “The Economist Intelligence Unit” i ben nje analize te detajuar.

Raporti i siguruar nga Top-Channel eshte publikuar me 9 shtator dhe qe ne fillim kalon ne skaner arsyet bindese per BE-ne qe çuan ne marrjen e statusit te vendit kandidat.

Integrimi

Vendimi pozitiv per statusin, The Economist Intelligence Unit thote se u arrit pasi Shqiperia ndermori dy hapa te rendesishem drejt ketij suksesi.

Së pari, policia ndërhyri në “kryeqytetin” e kanabisit, Lazarat, për të demostruar kështu vendosmërinë e zbatimit të ligjit dhe së dyti arriti të zgjidhë konfliktin me kompaninë CEZ.

Duke parë këto zhvillime, thekson raporti, ministrat e jashtëm të BE-së i thanë PO statusit të vendit kandidat në 24 qershor.

“The Economist Intelligence Unit” me qendër në Londër beson se me një përshpejtim të reformave Shqipëria do ta ketë të mundur të nisë negociatat për zgjerim në fund të vitit 2015.

Kjo është e arritshme, thekson raporti, pasi qeveria ka një mandat të qartë dhe ngjashmëria e politikave me aleatin qeverisës duhet të mundësojë zbatimin e reformave politike dhe administrative të kërkuara nga BE-ja.

Drejtësia

“Reforma në drejtësi e vështirë, ka ende ndikim opozita në emërimet në drejtësi”

Agjensia britanike e kërkimeve dhe analizave vlerëson se të qënurit e Shqipërisë vend kandidat për në BE është një arritje e madhe, por shënon vetëm një hap përpara në rrugëtimin e gjatë për t’u bërë vend anëtar.

Duke analizuar kërkesat e BE-së e në mënyrë të posaçme ato që lidhen me drejtësinë, raporti thotë se “Shqipërisë i është kërkuar të ndërtojë një regjistër me hetimet dhe çështjet e ndjekura nga Prokuroria ndaj të dyshuarve për përfshirje në korrupsion”.

Kjo do të jetë një detyrë e vështirë pasi pavarësia e gjykatave është e limituar.

Ndikim kanë edhe sherret politike mes PS-së në pushtet dhe PD-së në opozitë, por jo vetëm këto, pasi presidenti Bujar Nishani, nënvizon raporti, është një ish-figurë e lartë e PD-së.

Sipas raportit, kjo do të thotë se opozita ka një kontroll të kosiderueshëm në emërimet në drejtësi.

Dhe vetëm atëherë kur të arrihet progres në këtë drejtim do të çelen negociatat për antarësim.

Kosova

“Politika zyrtare po i reziston elementeve nacionaliste”

Raporti i kushton vëmendje edhe marrëdhënieve Shqipëri-Kosovë për të cilat thotë se ato vijojnë të forcohen. Autoritetet shqiptare në përgjithësi e kanë distancuar veten e tyre nga nacionalistët të cilët bëjnë thirrje për “Shqipërinë e Madhe”.

Koalicioni socialist qeverisës vlerëson raporti i “The Economist”, ka të ngjarë të jetë më shumë i vetëkontrolluar në këtë drejtim krahasuar me qeverisjen e shkuar të qendrës së djathtë.

Ekonomia

“U trashëgua situatë e rënduar, pritet rritje modeste, por e qëndrueshme”

Për “The Economist Intelligence Unit” të dhënat e fundit tregojnë se aktiviteti ekonomik në Shqipëri po rimëkëmbet pas një përkeqësimi të fortë në vitin 2013.

Përgjatë një kapitulli të posaçëm ku analizon ecurinë e ekonomisë, ekspertët e “The Economist” vërejnë se qeveria e majtë trashëgoi një situatë ekonomike të rënduar kur erdhi në pushtet, me ngadalësim të fortë të prodhimit dhe rrëshqitje serioze fiskale.

Qeveria e mëparshme vëren raporti, kishte argumentuar se vendi nuk kishte nevojë për marrëveshje të re me Fondin Monetar Ndërkombëtar pas përfunmdimit të programit në vitin 2009.

Po siç vijon ai, borxhi publik u rrit me ritme të shpejta dhe qeveria e re, e cila u angazhua në një strategji për ta vënë nën kontroll atë, është treguar më fleksibël duke përfituar nga një kredi 457 milionë dollarë prej FMN-së.

Për “The Economist”, marrëveshja me FMN-në është e nevojshme për shkak të situatës së vështirë në Eurozonë, e cila ul pritshmëritë për rritje të shpejtë të eksporteve apo dërgesave të emigrantëve.

Sipas raportit, kjo bën që për të vënë nën kontroll deficitin do të duhen me gjasa tre vjet. Raporti vëren se ekonomia shqiptare u godit fort vitin e kaluar për shkak të krizës europiane, por edhe pasigurive politike dhe rrotacionit të zgjatur politik.

Kjo bëri që rritja ekonomike të prekte nivelet minimale, por sipas analizës së “The Economist”, të dhënat paraprake të këtij viti sugjerojnë për rimëkëmbje graduale të ekonomisë.

Për këtë vit “The Economist” parashikon që rritja e prodhimit të jetë në nivele modeste rreth 2%, ndërsa vitin tjetër sipas saj, ajo do të përshpejtohet në 3%.

Por, siç vëren raporti, ky parashikim ka një rrezik që buron nga ecuria ekonomike e Eurozonës, e cila nëse do të jetë poshtë pritshmërive mund të godasë ringritjen e ekonomisë shqiptare./TCH

12 komente në “Raporti i “The Economist”: Lazarati dhe CEZ ndikuan për statusin”

  1. tourkofagos says:

    Kam idene se ,pakesimi i suniteve na fut direct ne BE…….
    Nqs kjo eshte e pamundur,athere mos shpresoni se mund te futet Shqiperia ndonje dite ne BE…….

    1. True Detective says:

      Kush ka dy pare mend, e di qe e vetmja gje qe NUK i duhet Shqiperise eshte te behet anetare e BE e aq me keq te nderroje dhe monedhen.
      Sa per artikullin qesharak te “The Rothshcild” s’ke çte presesh tjeter veç se nje tufe me perralla; citoj: “…te dhenat e fundit tregojne se aktiviteti ekonomik ne Shqiperi po rimekembet…”
      Po normal o te degjeneruar, po more 500 mln. USD kredi dhe i injekton ne treg nga hici, dicka do levizi. E verteta eshte qe ekonomia eshte e alkoolizuar, dhe plehrat e FMN + BB vazhdojne e na japin Raki per tu çtoksikuar.

  2. RRESHEN says:

    nuk na fut kush ne per fajin e talebanve te kosoves…ka pas thene xhaxhi enver gjithmone ja u kemi pa sherrin dhe do tu a shohim kosovarve…deri sa ti shporrim nje here e pergjithmone kta isisa

    1. Tomorri says:

      Duket qarte qe ti RRESHEN je rob i pashkolle. Hap syte e njihu mire me njerezit para se ti njollosesh keshtu.

    2. Agroni says:

      Kush po na shkruan, MALOKU DHE KOKTULI I RRESHENIT

  3. . says:

    ——————————————————————————————–

    Pra kunder Atij qe cerek-shekulli vodhi, dogji, vrau, shkaterroi Shqiperine dhe Demokracine e Vertete …

    Mbare kombetret e dine Ai eshte Krimineli Sali Bisha.

    ——————————————————————————————–

  4. Sali Berisha says:

    Une mendoje se sharesit dhe shpifsit e paguar duhen meshiruar. Ata e marrin te gatshme listen e sharjeve dhe shpifjeve nga zyra e shtypit e Edvinit dhe paguhen per cdo sharje apo shpifje qe postojne dhe qe paraqesin ne kete zyre .Per keta mjeran sharjet jane buka e gojes,kafshata e turpit,jane fakti dhe argumenti i vetem i tyre jane thelbi i karakterit te tyre .Ne nenvetedijen e tyre ata dominohen krejtesisht nga urrejtja.Dy gjera duhet mbajtur parasysh.Se pari soj i tyre esht i vetmi ne bote qe nje vit me pare krenarisht shpalli vehten si aleanca e qelbesirave,pra ky esht standarti mjeran i tyre.Ata edhe vehten e quajne qelbesir.Se dyti ata jane idhtar te verber te politikanit qe per sharje qendron ne vendin e pare ne boten e lire.Si asnje politikan tjeter ne nje vend te lire kreu i tyre Edvin Rama zhvishet lakuriq ne plazhe publike se bashku me bashkshorten e rradhes.Ai shane publikisht si pros …para kamerave gazetaren,sepse i bene pyetjen qe nuk i pelqen,shane me fjalet me te renda diplomatin e ri dhe e kap per leshrash dhe per veshi ne Vjen,shane me parlament me fjalet maskara,rrot K….dhe thot se nuk i kisha kunder kujt,gje te cilen mund ta pohojne vetem skizofrenet.Ne parlament i ulur pas foltores si nje rrugaç ordiner ai para kamerave vizaton dhe fotografon nga mbrapa grate deputete qe dalin ne foltore dhe ju a tregon duke u zgerdhir skicat apo fotot e turpeshme ministrave te ulur afer tije.Ai shan ne dark ditelindje ministren e tije dhe gruan e ministrit me fjalet pros… apo ku…..sepse perpiqen ta qetesojne ku ai pasi ka humbur kontrollin versulet gajehapur per te kafshuar tjetrin me te cilin po zihej.Sot bashkpuntori me i ngusht i tije esht njeriu qe i botoje dosjen gjyqesore ku Rama akuzon te jatin dhe nuk pranon femijen e tije,i botoj ne media kartelen klinike spitalore te mjekimit te tije per psikoze afektive(sindrom bipolar),i botoje foton e tije lakuriq me te shoqen e radhes ne plazhet publike.Ditet e superskandalit te pedofilise i mekembesit te sivllaut te tij Kokedhima.Rama versulet me sharje si lehaqenes etj ndaj opozites.Pra miq keta jane kundershtaret tane dhe soji i tyre,ne nuk i kemi zgjedhur ata,sb

    1. tourkofagos says:

      ore vertet je kari Berish suniti,apo me bejne syte………….se eren e keni njelloj………..vrromotourko!

  5. beni says:

    Ironike.Pra u dham ca para cekeve dhe hoqem parat e lazeratit, bravo!?

    Ate drogen mos e blenin Ruset Kinezet Inianet apo keta JUROPIANET!?

    A kemi nevoj per kompesim financiar pasi u mbyll nje burim parash qe i ligjshem apo jo hidhej ne ekonomi, dhe europa pervec llafeve dhe fletave pa fund te aplikimeve pas aplikimeve per aplikime per aplikim per pranim te kerkeses per kerkes futje,e ste jep asnje para.

    Llafe te mira e gure ne trast , thote populli.

    Njerezit duan pune e jo llafe.

  6. Agron says:

    Keta te europes tallen me ne, na moren para per CEZ, pasi moren ca moren me pare ceket, plus hoqen dhe parat e lazeratit, e tani na thone bravo!?
    Qeveritaret as duan tia dine se ata menderen ne karike e kane, po ai shqiptari i thjesht qe ngeli pa pune ai si tia bej, te ziej statusin!?

  7. Amaride says:

    Shëndetësia, Transportet dhe Energjetika
    Tenderat e ilaçeve, marrja e jashtëligjshme dhe në kundërshtim të plotë me vendimet e qeverisë do të bëjë që drejtuesit më të lartë politikë të kësaj ministrie, të përballen me dhomat e izolimit. Milionat e harxhuara gjatë këtij viti për dezinfektimin e mushkonjave dhe historitë tronditëse të avionit të dezinfektimit janë prova të pakundërshtueshme për t’i hedhur prangat titullarit përgjegjës të abuzimeve me paratë e shqiptarëve. Nga kjo përgjegjësi nuk përjashtohet, edhe ministri Haxhinasto, i cili pavarësisht shout me kompanitë e ndërtimit, do t’i duhet të japë llogari për ndryshimet e preventivave për tenderat e bëra para dy vitesh. Fshehja e sigurisë së ofertës në vlerën e 80 milionë eurove në privatizimin e Albpetrol-it, ku Haxhinasto ishte ministër dhe Kryetar i Entit të Prokurimit nuk do ta shpëtojë dot nga burgu për shpërdorim detyre. Shuma që Haxhinasto, si ministër i shkaktoi shtetit është gati 11 herë më e madhe se sa vjedhja në Bankën e Fullanit. Superskandali dhe pazaret me dhënien e 90 milionë eurove kompanisë çeke të CEZ-it pa bërë auditimin dhe pa hapur kontratën, të cilën kjo kompani e shkeli dhe madje, shiti në Europën Perëndimore dhe Lindore miliona euro lëndë të parë, të mara nga ish- kompania shqiptare KESH, si kabull elektrik, kabina dhe transformatorë. Ndoshta Gjiknuri do jetë njeriu që do të paguajë padiskutim faturat e fshehura të CEZ-it dhe kontratën që nuk u zbatua asnjë ditë…
    Pushteti lokal
    Janë plotë 6 kryetarë komunash të zonave turistike që pritet të arrestohen nga dita në ditë si dhe 3 kryetarë bashkish, ku njëri është i qyteti të madh dhe që i përket socialistëve. Një pjesë e mirë e tyre janë gjetur me shkelje nga KLSH-ja dhe një pjesë nga denoncimet e qytetarëve.
    Ministri i Mbrojtjes dhe ish-Drejtori i Policisë Shtetit
    Abuzimet me karburantet në ministrinë e Imamit si dhe përdorimi i milionave për fushatë elektorale, duket se do jetë telashi i radhës për ish-ministrin e Mbrojtjes. Ndërsa moszbatimi i urdhër-arresteve të Prokurorisë nga Hysni Burgaj për vrasjet e 21 Janarit, duket se do të jetë shkaku i arrestimit të këtij të fundit, aq më tepër që edhe vetë Komiteti për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut dhe Amnisti Internacional ka kërkuar përgjegjësi dhe gjykim ndaj kësaj ngjarje që është e paprecedentë për një vend që dëshiron të bëhet anëtare e Bashkimit Europian. Përfundimisht, janë plotë 24 arreste që priten nga dita në ditë të nisin nga ekzekutimet, duke treguar se, kërkesa e Merkelit për një drejtësi të pavarur nuk do të vonojë. Nëse dosjet e këtyre arrestimeve do mbeten në sirtar, kjo do të përbëjë, edhe kulmin e skandalit dhe zhgënjimit europian për politikën dhe papërgjegjshmërinë e Tiranës zyrtare.

  8. . says:

    ——————————————————————————————-

    -Kryeminister “King” si artist Hollywood-i.

    -Z.Rama i qyteteruar dhe civilizuar qe arti e ben akoma me modern dhe te pashem si dhe nje lider kryesor i Ballkanit.

    -Te gjithe nderkombetaret ju mbesin syte tek paraqitja dhe pamja e kryeministrit tone Z.Rama.

    -Bravo Z.Rama po nderon Shqiperine.

    ———————————————————————————————-

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje