Fronti Popullor për Kultivimin e Veprës së Enver Hoxhës vlerëson se partitë politike, disa mediume të informimit publik si dhe një grusht analistësh, me veprimet e tyre po e shtyjnë Kosovën drejtë një skenari të provuar me 1997 në Shqipëri.
Në një konferencë për mediat, drejtuesit e këtij formacioni politik me seli në Ferizaj, kanë thënë se qytetarët e Kosovës si asnjëherë më parë nuk e kanë më të qartë faktin se përfaqësuesit e tyre nuk çajnë kokën për elektoratin.
Kryetari i Frontit, Remzi Hasani, ka adresuar një mori kritikash në adresë të Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se Fronti dhe anëtarësia e tij shpeshherë kanë qenë pjesë e aktiviteteve të VV-së, pjesë e sakrificës së përbashkët, e që tani për interesa të përfitimeve po anashkalohet nga drejtuesit e saj.
Të njëjta mesazh kreu i Frontit ka edhe për Nismën e Jakup Krasniqit, duke i rikujtuar këtij se e ka harruar 17 shkurtin e 2008, kur e kishte shtyrë seancën solemne të shpalljes së pavarësisë së Kosovës me orë të tëra, vetëm për shkak të fotografisë së zotit Rugova.
Sipas Hasanit, Fronti ka zgjidhje edhe politike edhe juridike për gjendjen e krijuar. Ai, duke iu referuar të parës, ka thënë se deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të dërgohen në “Burrelin e xhaxhit për të hequr të zitë e ullirit, siç po e heqin për çdo ditë qytetarët”, ndërsa zgjidhjen juridike ka thënë se e sheh “vetëm përmes zgjedhjeve të reja, të cilat do ta zhbllokonin këtë ngërç politik”./KD
Lavdi xhaxhit!Shqiptare mpreheni shpaten,keni shume kokderra me pre!
hahaahahhaa,keta jane dinosaure!
bastioni i fundit i derrave ne kosove,po japin ligjerati mbi kombin dhe moralin.
kure keta i ndegjoje ne TV,disponimin e kam te njejte,sikur shikoj MISTER BININ!!
e ja u lumca trimosha burra me eshter te ferrizit qe dini ta vini derin ne vente.ju prifte e mbara.
e sillim ka ta sjellim ai pushtet ishte per te mir te kombit e te popullit te gjitha trevave shqipfolese ai i vetem luftoi e punoi pa ja shtri doren askuj gjer ne vdekje keta deputet legenat e sotit me gjitha te mirat dhe demokracine dhe kufijte e hapur me tan kurbetqaret se vetem ivjelin se gja tjeter sbejne e kane cue shtetin atje ku se kishte cu as regjimet me te poshtuna na kne poshteru para tan botes
Nje ore e me pare!!!!ba
Rrnofte shoku Enver me ne krye shokun Tito.
Ju lumte anetareve te Frontit Popullor per Kultivimin e Vepres se pa harruar te Legjendarit ENVER HOXHA,ju lumte o Patriote te Ferizajt,me ne krye Kryetarin e Frontit,Remzi Hasani.Kurre nuk ka per tu harruar vepra e Enver Hoxhes,nje nder to ishte dhe fjala qe mbajti ne Konferencen e Parisit ne emer te Shqiperise dhe te Popullit Shqiptar,dhe jo ne emer te Komunizmit,e plot te tjera,dhe qe i dha dinjitet dhe nder ne Arenen Nderkombetare Popullit Shqiptar,dhe jo si keta plerat me sali berishen ne krye qe e perdhosen ate dinjitet qe kishte Shqiperia.
Enver Hoxha duhet respektur se bashkpunoj me Ameriken 45 vjet http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww
Vetem SOCIALIZMI DHE ENVER HOXHA i jepnin kuptim JETES SE SHQIPTAREVE!
Tani jetojme ne MJERIM,qe mos qofshim!!!
LAVDI TE PERJETESHME HEROIT KOMBETAR,ENVER HIOXHA!!
feniks
hahahahhahahaah,lavdi edhe MAO CE DUNGUT!!!!
me fal,harrova,lavdia i shkon edhe POL POTIT!
Ata qe e levdojn Enverin duhet mos te harroin çka i gjet Koçi Xoxen, Beqir Ballukun, Kadri Hazbihun, Halim Budun dhe Mehmet Shehun. Ishin tan komunista te bindun dhe Enveri ja mori shpirtin. Pra rujuni fort se po u ndol e zeza.
Brravo ju qofte qe kini nje shoqate te tille ne radhe te pare, e mira do ishte te kish patur nga nje te tille ne cdo qender te banuar.. Rrofte kujtimi i vepres tende o Enver Hoxha je po aq i madh sa dhe vet Skenderbeu. Sdo doja ta thosha kete shprehje, por e shoh qe cdo gje tjeter eshte e pa vend sepse vet koha po te larteson cdo dite me shume..
Me respekt
Nuk behet fjale qe te ndryshoje sistemi demokratik i brishte qe ende nuk eshte vendosur ne Shqiperi apo Kosove dhe kjo per shkak te politikaneve te sotem por edhe per faj te intelektualeve indiferente dhe popullit qe qendron besnik nje “mostre” apo nje tjetre te majte apo te djathte. Per Enver Hoxhen duhet te flasin politikanet qe te peshojne te mirat qe ka bere dhe te keqiat dhe pastaj te marre ata vend ne histori ashtu sic ka punuar dhe vepruar. Opinionet tona jane pa vlere aq me teper kur jane te mbushura me mllefe te cfardo lloji apo te politizuara.