Ukraina deklaron: Nuk do marrim pjesë në Eurovizion

19 Shtator 2014, 19:14Lifestyle TEMA

Ukraina bëri të ditur se nuk do të marrë pjesë vitin tjetër në festivalin europian të këngës për shkak të financave të kufizuara.

“Nuk duam të bëjmë diçka keq dhe nuk kemi paratë për të bërë diçka mirë,” tha Zurab Alasania e transmetuesit shtetëror NTU.

Alasania tha se transmetuesi duhet të kujdeset për fondet për shkak të situatës së paqëndrueshme financiare dhe politike, të shkaktuar nga konflikti në lindje të vendit.

Këtë vit Ukraina doli e gjashta në Eurovizionin e organizuar në Danimarkë.

Festivali i vitit 2015 do të mbahet në Vjenë në maj të vitit të ardhshëm pas fitores së Conchita Wurst.

5 komente në “Ukraina deklaron: Nuk do marrim pjesë në Eurovizion”

  1. Ajaxs says:

    Edhe ne nuk duhet te marrim pjese ,per aresy te shumta:aresyja kryesore eshte niveli i ulet ikenges dhe niveli shume i dobet i interpretimit.

  2. Arturi says:

    Gjithsesi atje do te shkoje Lulushja e bashkise, qe te konkuroje denjesisht me Conchita-n.
    Forca Lulushe, je me e bukra e festivalit! Perparaaaaaa! ?

  3. aleksi says:

    FESTIVALI I ARDHSHEM EUROPIAN I KENGES, DO TE JETE KONKURS LESHI DHE MJEKRE.LUM SI AI SHTET QE DO TE FITOJE CMIMIN E MADH.

  4. Liri says:

    Kujt plasi trapi per Ukrainen!!! Po bojne si gjynafqare qe te marrin ndonje lek nga Perendimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje