Teknologji e re ndriçimi për rrugët/ Rama: Ta shndërrojmë Shqipërinë në një model (VIDEO)

22 Shtator 2014, 14:24Sociale TEMA

Për herë të parë në rrugët e vendit vendoset një teknologji e re për ndriçimin. Në prani të Kryeministrit Edi Rama u bë testimi i këtij sistemi, gjatë inspektimit të rikonstruksionit të rrugës Prush-Gropaj të komunës Vaqar në Tiranë, investim i Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Kryeministri u njoh nga afër me avantazhet e sistemit të ri.

“Është hera e parë që ne po eksperimentojmë një teknologji të re të ndriçimit rrugore. Është fjala për fotovoltaikët. Kanë independencë disaditore, edhe në kohë me shi. Siguron një autonomi dhe s’ka nevojë për ndriçim dhe për pagesat që duhet të bëjë komunat, që shpeshherë janë të rënda për buxhetin e komunës. Kjo s’ka asnjë pagesë gjatë gjithë periudhës dhe siguron pavarësi të plotë të ndriçimit”, u shpreh Drejtori i FSHZH-së, Benet Beci.

Ndërsa vlerësoi projektin, Kryeministri Rama theksoi se me futjen në përdorim të një teknologjie të re edhe për Europën, synohet t’i jepet zgjidhje përfundimtare disa problematikave dhe njëherësh, e shndërron Shqipërinë në një model në këtë drejtim.

“E para, kjo është energji e gjelbër e plotë që futet. E dyta, do na zgjidhë problemin e tmerrshëm të vandalizmit dhe të vjedhjes së vazhdueshme të kabllove nëpër rrugë. E treta, kjo na zgjidh problemin e shpenzimeve të pushtetit vendor, që praktikisht i ka të detyrueshme dhe që, nga ana tjetër, është një akumulim i madh borxhesh në raport me kompaninë e shpërndarjes, sepse nuk paguajnë.

Nuk paguajnë për pamundësi kryesisht. Sidomos komunat e kanë të pamundur që të paguajnë shpenzimet. Në qoftë se ne futemi me këtë teknologji, bëjmë një zgjidhje të përgjithshme dhe e transformojmë praktikisht Shqipërinë në një model, sepse edhe në Europë tani ka filluar të futet kjo teknologji dhe hyjmë në një fazë komplet të re”, u shpreh Kryeministri.

Në Vaqar, Kryeministri Rama u ndal edhe në fabrikën e prodhimit vendas të shtyllave të ndriçimit fotovoltaik.

Duke bashkëbiseduar me drejtuesit e fabrikës, Kryeministri u shpreh se është shumë e rëndësishme një transformim përsa i përket ndriçimit në rrugët e vendit, të cilat në më të shumtën e rasteve janë të zhytura në errësirë.

“Është shumë e rëndësishme për ne që të bëjmë një transformim të madh në pjesën e ndriçimit në rrugë. U bë qesharake. Gjithandej errësirë nëpër autostrada, gjithë ato investime”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se prodhimi vendas përbën përparësi, për shkak të kostos më të ulët dhe mundësisë së mirëmbajtjes së tij.

20 komente në “Teknologji e re ndriçimi për rrugët/ Rama: Ta shndërrojmë Shqipërinë në një model (VIDEO)”

  1. Ina says:

    Plan dhe ide teper e mire, ashtu sikurse gjithcka ke bere deri me tani per kete vend. Falemnderit Edi sepse me ne fund po shohim driten nga tuneli i injorances, korrupsionit e babezise ku na kishin katandisur qeverite e dikurshme….

  2. alfredi says:

    Ide shume e mire qe ka kohe qe qarkullon. Ka vetem nje prolem. Vandalizimi i fotovoltaikeve ose vjedhja e tyre ka kosto shume me te larte se vjedhja e nje poci. Ky sistem duhet aplikuar se pari neper rruget e Tiranes ku qytetaria dhe ligji jane me te thekusara e me pas te shihet mundesia e shtrirjes. Kam frike se per Shqiperine periferike apo rurale ky eshte nje hap i parakohshem

  3. Pelasgian says:

    te kemi dhe elektricist mer plak …vec gjykates dhe prokuror nuk je !

    Aha …sa te pafat qe jemi !

    1. erghalhasdfl anticensurë says:

      pellasgian u tregove më i shpejt se unë !!
      na u bë dhe gjni i elektricitetit!!
      ky njeri duhet të punojë 36 orë në 24 që ka dit-nata e rregullt,OSE bën vetëm rreklamë dhe asgjë tjetër!!dmth nuk punon fare por del vetëm për të marrë,vjedhur punën e të tjerëve!!
      njerëz të trashë si kjo ina dhe ky fshatari,të tjerë do ti pasojnë nga bythlëpirësit injorant të pushtetarëve,nuk dinë të bëjnë gjë tjetër vetëm se tia japin meritat fotografisë së radhës që shohin më shpesh në rreklamë!!
      kurse ky debil akoma nuk mësoi nga paraardhësit e tij që të mos dalë aq shpesh në rreklamë!jopër gjë por sepse i del boja fare!!
      ah skemi për të zënë mënd ne ndonjëherë!!kopjojmë më të keqen gjithnjë!!

    2. Saliu dhe Lulushja says:

      Ca flet ti more njeri I lashte! Gjykates e prokurore jami vet ne. Kot nuk e kemi vene Musteqen Nishani aty. E kemi si qen Nishanin qe e leshojme sa here te duam. Mos e kruaj me ne se ta leshuam adhe ty…

  4. fshatari says:

    hallall buken qe ke ngrene jo si ai harramsezi i Vicidolit qe eshte jo vetem njeri pa shije por edhe i neveritshem dhe bark pangopur

  5. tit qerosi says:

    sa kushton nje shtylle ?

  6. tourkofagos = mounopano says:

    zotnia juej Rama, teknika eshte inovative por e keni llogaritur rendimentin qe i bie me kalimin e kohes? Me mire do te ishte qe keto llamba te zevendesoheshin me teknologjine LED sic ka nisur te beje dhe perendimi. Kjo eshte e ardhmja

    1. erghalhasdfl anticensurë says:

      po ti hysh me hollësi,më parë duhet ruajtur nga vjedhjet,më pas mund të ombinohen me LED dhe mbi të gjitha duhet bërë llogaria se sa kohë duhet për të shlyer investimin bazë!!
      është thjeshtë për të thënë se nuk harxhojnë energji,është energji e ripërtëritëshme,por për prodhimin e tyre kërkohet energji!në fund bëhet llogari për rendimentin e investimit!!i barabartë-vlerën e harxhuar-të pjestuar me-vlerën e përfituar!!po e njëjta e bërë me ndriçimin tradicional dhe atë të kombinuar me LED!!
      megjithatë janë punë profesionistësh,inxhinjerësh elektrik dhe ekonomistësh!!
      rama po e bën fushatën elektorale njëlloj si sala!!në çdo gjë ai është prijësi i madhërishëm i radhës!!

  7. disa says:

    nje bravo e madhe ti bejme mir komunitetit e nde pa u vendos po mendoni qe ti vjedhni more faqezi por po mundohem per te mir te gjitheve ndersa elektricistat ne pidh te semes se kane vjedhe boll

  8. lelu says:

    Vetem te shikonje se si udhetonte Papa i Romes e kryeministri jone dje,ne erresiren me te zeze se nata,ne ato fusha ku ke frike se te ha gogoli,e ku,ne rruget rreth aeroportit!Turp,te pakten te kishit ndricuar rrugen ku kaloi Papa dhe eksorta e tij!Tirane-Durres,jane vene shtyllat por llampat nuk u ndezen kurre!

  9. AntenaWest&FBI says:

    Benet Beci eshte nje self made miliarder ( i vete-bere, pra ska trasheguar nga prinderit asgje) pasurimi I te cilit daton keto 8 vjetet e fundit gjate dy mandateve te tij si drejtor I Fondit Shqip Zhvillimit.(Proposuar nga Agim Rama- Kunati I Berishes) nga nje nenpunes I thjeshte ekonomie prane nje fondi ne Min. Financave
    Ne rrethet e ngushta te djathta njihet si “Kryeministri ne hije” ose Fullani I vogel. Llogari te majme dhe pasuri imobiliare pafund. Ne ndryshim nga Fullhajni ky s’hapet “bythesh”. Eshte I vetmi qe ka kaluar per shalesh Saliut, rreth nje vit qe prostituon ide dhe projekte te te tjereve si te vetat per te impresionuar Ramen qe te ruaje mbreterine FSHZH, sic eshte dhe rasti I fotovoltaiceve ” mqs Rama sipas tij genjehet me nje stilolaps me drita” por me interesante eshte qe ky ja ka kaluar per shalesh edhe “praktikut” Meta !?!? Sic pohon vete BBeci per rastin Meta a tij I ka ndihur sidomos hutimi I “kungulleshkes” (keshtu e perkedhel BBeci) Monikes nga zgjuarsia e tij. I zoti eshte … Mire Sala , hajde dhe Rama, po edhe Meten

  10. Pandi says:

    Ja kane thene kryeministrit sa eshte investimi fillestar dhe sa eshte kosto e mirembajtjes (ndrimi i baterive)?

  11. Vizionar dhe ideator me te madh se Edi Rama, nuk ka kaluar ne kete toke!
    Nji bravo, nuk mjafton.
    Dhe po lexove komentet, Edi, disave qe u ka marre ora uje, mos ja merre per ters …..

  12. Besarti says:

    Akoma ky Beneti esht drejtor…hajde Rilindje hajde..

  13. Claus says:

    Lere, se ky eshte bere me keq se B.

    Njeri thoshte, Shqiperia eshte Zvicer me det, tjetri thote, ta kthejme Shqiperine ne model!

    Aq di piktori, aq thote.
    Po ku e di ai se rryma elektrike qe fitohet me ane te rrezeve te Diellit eshte ne formen e rrymes se vazhdueshme dhe qe te kthehet ne drite duhet te transformohet ne rryme alternative?
    Dhe per kete ai “transformues” duhet nderruar disa here per shkak te difekteve te tij te shpeshta.
    Sa per rendimentin, ashtu sic e ka thene me te drejte dikush me lart, eshte rreth 15 %, pra shume i ulet.
    Po nejse, ashtu si entuziazmohet piktori, ashtu dhe hidherohet.
    As spektrin e thyerjes se drites se Diellit nuk e di besoj, te cilat i kane dhene shtate ngjyrat me te cilat ka nisur te pikturoje.

  14. Mit'hat Fagu (emigrant) says:

    Unè kam 4 vjet qè e aplikoj ketu ketè novazion tè fotovoltaikut dhe mendoj ta pèrdoroj dhe né Tiranè né shtèpin time pèr ti shpètu hajdutllèkut tè pa skrupull tè CEZ-it dhe paaftèsis se ERE-s, qè flenè gjumè nè mes tè ditès e nuk èshtè e aftè tè mbroj qytetarèt e vet nga kèto vjedhje shumèvjeçare, funksion qè ja ka ngarkua shteti: “Pèr tè mbrojt tè Drejtat e qytetarve”; ajo, ERE vetèm mer rrogèn e s’ben asgje!

  15. Treviso says:

    Verejtie per kryeministrin, Zotin Edi Rama.
    Flas si specialist i energjise rinovabile. Mos hidhni leket neper shtyllat e ndriçimit me panele solare se do dilni me humbje te madhe. Keto panele munde te perdoren vetem per kartela sinjalizimi dhe per semafore, gjithmone me llapa led. Zgjidhja e ndriçimit te rrugeve si te qytetit dhe te Fshatit behet vetem duke montuar panele solare, neper kapanone, teraca ne pronesi te komunave dhe te bashkive. Ja vlen dhe ti marri me qera per shfrytezim per prodhime energji-solare. Panelet solare kan dhe kushte qe jane ne kundershtim me ato qe shikojme ne maje te shtylles. Per ta shfrytezuar mire panelin zolare ka nevoje qe te lahet me uje te distiluar dhe te ferkohet me fshese qe jane bere apostafat per larje panelesh. Larja duhet bere jo me pak se 2 here ne vit. Uji per larjen e paneleve duhet te jete jo me shume se 12% me kripera kur i zakonshmi shkon nga 230-350%. Jane pompa apostafat qe marrin uje nga rrubineti dhe e distilon dhe e nxjerr te paster per larjen e panelit.

  16. tony says:

    PO NA DEL EDHE TI RAMA SIKUR MULLINJT E ERES NE LEZHE ME SALI BUSHTREN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje