DOSSIER/ Si e arrestoi Sali Berisha, Ristanin!

30 Shtator 2014, 17:15Politika TEMA
DOSSIER/ Si e arrestoi Sali Berisha, Ristanin!


Nga Lorenc Vangjeli

Çfarë e ka mbajtur peng nga e shkuara ish-kryetarin e KQZ-së, Arben Ristani. Jeta plot dritë-hije e juristit të njohur që PS e konsideron shkaktar të prishjes së standardeve zgjedhore, historitë e tij të vjetra me dy presidentë, Sali Berishën e Alfred Moisiun. Marrëdhëniet e vjetra të ish-gjyqtarit Ristani me shtypin dhe si mbërriti nga drejtimi i sallave të gjyqit në qelitë e burgut si i dënuar penalisht. Një portret i paautorizuar i kreut të KQZ-së.

Zemërata e Berishës

Gjyqtarët e vjetër komunistë u përfshinë në vitin 1992, – vit kur Ristani dhe një grup i madh kolegësh të tij mbaruan universitetin, – në një valë shkarkimesh nga detyra. Vakuumi i krijuar nisi të mbushej me studentë që sapo kishin mbaruar fakultetin dhe një vit më pas, edhe me juristët e “përshpejtuar” të dalë në seri nga serra e shkollës së Plepave, në Durrës.

Konkurrenca me ta ishte fare e lehtë për t´u fituar dhe për herë të parë, me firmën e ish-presidentit Berisha, Ristani emërohet gjyqtar në Gjykatën e Tiranës në vitin 1992. Tre vjet rresht gjyqtar dhe pedagog i jashtëm në universitetin që sapo kishte mbaruar, kjo ishte një karrierë për t´u pasur zili, por normale për atë kohë.

Deri sa fati do të shënonte ditë të zeza, krejt papritur edhe për atë që dukej si i shënjuari vetëm i ditëve të bardha. Në vjeshtën e vitit 1993, Aleksandër Frangaj, atëherë kryeredaktor kurajoz i “Koha Jonë”, detyrohet të kalojë në arrest shtëpie në Lezhë, në pritje të gjykimit të tij penal: akuza, kishte nxjerrë sekretin shtetëror për kalimin e një autokolone me tanke drejt veriut të Shqipërisë. Në Shqipërinë e atëhershme, me një president të konsideruar më tej ai armik i shtypit, ky ishte një mëkat i frikshëm.

Frangaj do të gjykohej në Lezhë, ku kishte shkuar për ta gjykuar si i komanduar pikërisht gjyqtari i ri Ristani. Avokat mbrojtës i Frangajt, ishte Spartak Ngjela. Në një sallë të mbushur me kolegë të Frangajt dhe deputetë të opozitës, Ngjela foli gjatë, pa harruar madje as “të drejtën anglo-saksone” dhe e “hutoi” prokurorin lokal që mbronte akuzën, i cili madje tërhiqet prej saj.

Frangaj fiton pafajësinë e firmosur nga Ristani, kurse ky i fundit, fiton mërinë e ish-presidentit Berisha. Që për një përkitje të rastit, ishte dhe fqinj me Ristanin në apartamentin e tij të vjetër në Brakë.

Ky ishte dhe momenti që e ndau njeriun më të fuqishëm të vendit, me juristin që dukej se kishte një të ardhme të garantuar. Një ndarje që në fakt do të vazhdonte gjatë, me vite dhe do të kalonte dhe mes problemesh shumë më të rënda se kaq. Sepse ky do të ishte vetëm fillimi.

Ajo që do të vijonte, do t´i ngjante si një kurdisjeje fatkeqe rrethanash, po ashtu dhe një loje ku më i dobëti do të priste vetëm faljen nga më i forti që nuk harron kurrë. Deri në ditën, kur të paktën, sipas kritikëve të tij nga PS-ja, do të bënte shërbimin e jetës për Berishën.

Arrestimi

Në mesin e viteve ’90, shtypi kritik ishte shndërruar përfundimisht në shqetësimin e pafundmë të ish-presidentit Berisha. Basti i tij me botuesin Nikollë Lesi dhe drejtuesit e saj, Aleksandër Frangaj dhe Martin Leka, do të vazhdonte dhe më tej. Thjesht pritej rasti për të rigoditur. Dhe ai erdhi me një padi të bërë nga ministria e Mbrojtjes, e drejtuar atëherë nga i ndjeri Safet Zhulali.

“Të dënohet me burg kryeredaktori Frangaj dhe gazetari Leka që kanë nxjerrë sekretin ushtarak-shtetëror”. Sot tingëllon qesharake se sekret atëherë quhej fakti që oficerët ishin të detyruar të linin armatimin e tyre personal në repart dhe se nuk mund ta merrnin më, si më parë, në apartamentet e tyre vetjake.

Të dy gazetarët arrestohen dhe në prill 1994 dalin në gjyq. Gjyqtar i tyre ishte sërish Ristani. Vetëm 25 vjeçar, Ristani do të gjykonte kështu procesin më të rëndësishëm të jetës së tij, do të gjykonte për fajësinë a pafajësinë e dy, pothuaj, bashkëmoshatarëve të tij. Natyrisht ishte nën një presion të madh: nga njëra anë shtypi opozitar, por dhe ai ndërkombëtar, shoqatat e gazetarëve vendase dhe të huaja, institucionet e të drejtave të njeriut dhe nga ana tjetër, “fqinji” i pushtetshëm në rrugën e Brakës që i donte me çdo kusht në burg gazetarët.

Dhe sa kohë që vazhdon procesi, një tjetër element hyn në lojë: Nikollë Lesi bën një lëvizje “të dëshpëruar”. E fton Ristanin në një lokal dhe në këmbim të pafajësisë së gazetarëve të tij, afron madje dhe një shpërblim. Ristani nuk pranon, ai e refuzon fort këtë ofertë, por si njeri, kishte dhe ai dobësitë e tij. I kërkon Lesit ta ndihmojë me dy viza greke për të afërmit e tij. Ajo çfarë nuk dinte Ristani dhe Lesi, ishte që në tryezën pranë tyre, agjentë të SHIK-ut të drejtuar atëherë nga Gazidede, kishin xhiruar dhe fotografuar gjithçka. Madje, dhe momentin e dorëzimit të pasaportave.

Nuk mund të thuhet me saktësi sesa ka ndikuar ky “nder” i Lesit tek vendimmarrja e Ristanit, por vendimi i firmosur prej tij nuk do të kënaqte Berishën. I cili, megjithatë, bën një veprim të pamendueshëm për karakterin e tij të rrëmbyer në atë kohë: ndonëse njoftohet në moment për rezultatin e përgjimit të gjyqtarit Ristani, ai nuk ngutet. Pret dhe në fakt nuk pret shumë. Ose më saktë, jo më shumë se dy apo tre javë. Kur një short “fatkeq” e detyron Ristanin të gjykojë një tjetër çështje të nxehtë.

Një anije e kapur me naftë kontrabandë pret vetëm firmën e tij që të dalë nga gjendja e sekuestrit në portin e Durrësit. Ai e bëri këtë dhe vetëm dy ditë më pas, ndërsa Ristani mbahet i mbyllur në një mbledhje që zgjat më shumë se tre orë në gjykatën e Tiranës, në cepin tjetër të saj, në apartamentin e tij në Brakë, kishte mbërritur policia dhe agjentët e SHIK-ut me një mandat për kontrollin e tij.

Kërkonin për para të fshehura, që duhet të ishin shpërblimi i mundshëm për lirimin e anijes me naftë. Gjërat rrokullisen në një mënyrë të rrufeshme poshtë e më poshtë. Ristani arrestohet nën akuzën e shpërdorimit të detyrës – dhënien e një vendimi haptazi të paligjshëm dhe një mitmarrjeje të pavërtetuar. Qëndron vetëm pak kohë në qeli me të njëjtit njerëz që i kishte dënuar vetë më parë nga pozicioni i gjykatësit.

Ndonëse nuk pranon asgjë në proces, vendimi për të ishte marrë: dënohet me burg me një vit heqje lirie, vendim që i kthehet me kusht për dy vjet. Dhe i rikthehet liria. Duket se dhe në këtë pikë, dora e “fqinjit” ishte ndalur pikërisht në “hedhjen e lopatës së fundit me dhe” mbi një karrierë të shkatërruar dhe një jetë njerëzore të frakturuar dhembshëm.

Por fati, edhe në këtë rast, nuk e kishte harruar Ristanin. Për të, pas rënies së thellë, do të kishte sërish ngjitje, madje të bujshme. Deri në vitin 1997 do të ishte avokat dhe do të mbronte dhe një tjetër personazh të njohur të kohës. Ristani do të mbronte me sukses të pjesshëm Ilir Hoxhën, të birin e Enver Hoxhës, të akuzuar në mënyrë qesharake, sepse kishte guxuar të mbronte të atin në një gazetë periferike të kohës.

Kaq dukej se do të mbushte kupën në mërinë e tij me “fqinjin” president, por ndërkohë kishte ardhur viti 1997, kur ish-presidenti kishte halle shumë më të mëdha për veten e tij. Madje, edhe atë të gjetjes së një avokati personal. Ristani rifutet në shërbim shtetëror, kësaj radhe si inspektor në ministrinë e Drejtësisë, deri në vitin 1998, më pas kalon katër vjet të tjerë në profesion të lirë si avokat deri në momentin kur fati i keq duket se i kishte perënduar përfundimisht.

Tek presidenti tjetër

Një tjetër ish-president do të behej fati i tij i mirë dhe i keq në të njëjtën kohë për juristin me halle. Alfred Moisiu do t´u besonte rekomandimeve të jashtëzakonshme për juristin e aftë dhe do ta ftonte Ristanin në kabinetin e tij të ngushtë me detyrën e këshilltarit juridik. E kaluara dukej se ishte harruar dhe se për ish-avokatin karriera do të rridhte e qetë në paradhomën komode të një presidenti të zgjedhur me konsensus dhe që e pëlqenin të gjitha palët. Por, dhe kjo histori, do të ndërlikohej shumë shpejt.

Në grindjet që nisën mes Moisiut dhe ish-kryeministrit Nano, në vitin 2003, për herë të parë hyri një element i ri në luftën politike të ditës, ai që në median e kohës, do të quhej lufta mes stafeve. Dhe stafi i kryeministrit Nano duket se ishte furnizuesi i medias me disa të vërteta të hidhura për dy nga këshilltarët e zotit Moisiu. Një nga ta ishte vetë Ristani. I zhgënjyer, Moisiu i kërkon llogari vartësit të tij për detajin e të shkuarës që ai i kishte fshehur. Por nuk kishte mundësi të bënte më shumë, veç t´i komunikonte se rrugët e tyre tashmë ishin ndarë. E megjithatë, kjo thyerje e radhës, nuk do të thoshte se rruga e Ristanit drejt karrierës personale ishte e mbyllur përfundimisht.

Ai i rikthehet sërish avokatisë deri në vitin 2006. Dhe plot tre vjet më parë, më 31 korrik 2006, Ristani ishte një nga emrat e propozuar nga Partia Demokratike për të qenë anëtar i KQZ-së.

Në një nga seancat më dramatike dhe më qesharake të Kuvendit të shkuar, kur aleatët e sotëm e sulmuan Jozefina Topallin me vazo lulesh, ai votohet në godinën e ish-Komitetit Qendror të PPSH-së, bashkë me kandidatët për KKRT-në dhe Këshillin Drejtues të RTSH-së. Si anëtar i KQZ-së, ai punon me një tjetër ish-gjyqtar dhe mik të vjetër të tij, Çlirim Gjata dhe kalon provën e zjarrit me zgjedhjet lokale të shkurtit 2007.

Bie pak në sy, por nuk dihet se pse, një vit më pas, në vjeshtën e 2008-s, largohet nga KQZ-ja dhe emërohet nga presidenti Bamir Topi si drejtor i shkollës së magjistraturës. Vetëm për katër muaj, sepse tashmë arrin sërish në majë: emri i tij ishte i pari i propozuar nga Berisha për kryetar të KQZ-së. Në shkurt 2009, ai votohet nga Kuvendi si arbitër i zgjedhjeve.

38 komente në “DOSSIER/ Si e arrestoi Sali Berisha, Ristanin!”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Sahanlepires..Nga fryn era. Do mbaj bustin e Enverit mbi supe mbas 4 vitesh kur ti lypet nevoja..

    1. Kastriot says:

      po keshtu duhet te jesh nese do qe te behesh dikushi http://bit.do/arrestoi-berisha-ristanin

      1. Pilo Lala says:

        Ky eshte skile, dhe sahanlepires.
        Por gjithe keto manovra, kujdes se qenka shume i djallezuar.
        Edi ja paska thyer turinjte mire ne sy te Fylese.

      2. shqip says:

        po ky qenka i trajnuar. si i thone , me vaj dhe me uthull. bo ç’fare plerash mban kjo toke. edhe me nanon edhe me berishen, edhe me mojsiun edhe me topin. hajde ristan rakia hajde.po ky paska mikun me te madh. ça berishe thoni ju, ky paska sandrin more. ore si eshte puna e ketyre pedereve, edhe i rreh, edhe i denon, edhe i shan me liber shpie. po ama ne fund kthehen prap te baba. epo, ai qe te rreh te do. rrofsh o berishe qe e more ne stallen tende se do futej ne ps ky pianeci. o rrace bastardesh qe s’keni principe. tani ky edhe te doje te kerkoje ndonje dite pushim nuk mundet i ziu. kete doktor tritoli e ve te beje deklarata çdo dite. po jo esell, ne gjendje te dehur se ashtu nuk kuptohet se per çare behet fjale. kur i del pija mbase edhe behet pishman por… degjoni qyfyre o popull degjoni.

    2. P says:

      ASGJE POR TU HABITUR.
      KY ESHTE SHQIPTAR I VERTETE.
      DALLKAUK,SERVIL,OPORTUNIST,INJORANT,PA DINJITET,MERCENAR,SAHAN LEPIRES,
      SPIUN VULLNETAR,ME SHKOLLE PLEPASH,ME ENVERIN POR EDHE ME SALIUN,
      PO E DHESH PUNA ME RAMEN,I PAAFTE,HAJDUT VOTASH ETJ.ETJ..
      NJE SHQIPTAR I MREKULLUSHEM.

    3. plaku says:

      NjeQytetarOptimist,
      Sa i ngjaka Enver Hoxhes, kur ka qene i ri, ne kete fotografi ? Une di qe i jati ka qene fotografi zyrtar i PPSh-se. Who knows?

  2. Kritiku says:

    nje mut me kapul

  3. arvaniti says:

    NJE PALACO E GJYSEM = ME NJE BERISHE

  4. Mamurrsi trim says:

    Bamiri e paska emeruar kete tek Magjstratura.

  5. daja says:

    u hodhen palo gazetaret ne sulm per te goditur nje hale ne emer te tjetres.

  6. Bujari says:

    Eshte teper e dhimbshme qe ky njeri me kete profil te njollosur te behet arbiter i zgjedhjeve . Eshte e turpeshme qe ky njeri ulet ne nje tryeze me Kryeministrin e Shqiperise dhe me Zotin Fyle. Eshte e turpeshme qe ku te ulet ne karrigen e deputetit.

    Zoti Basha do te vuaj shume nga prania e ketij njeriu ne strukturat e PD-se.

    1. Shqiptari says:

      Kujton se Rama e Fyle jane me te mire?

  7. dajti says:

    Nje pijanec, ka bere jeten e nje prostitute politike dhe eshte perdorur aq shume sa duket si corape e grisur. Pika pd-se me ke perfaqesohet, por si duket ajo eshte RISTAN vete.

  8. Jace says:

    Kushdo qe eshte marre sadopak seriozisht me politike, e ka te qarte se sa i rendesishem eshte perceptimi per realitetin ,ne raport me vet realitetin. Ndonese vet PD e di mire periudhen e saj te domosdoshmerise se ndenjies ne opozite, ajo nuk mund te mos kuptoj se sa dem i sjell vetvehtes me perfaqesimin e saj nga nje individ si Ristani. Por Berisha eshte dobic i zgjuar, e perdor tani Ristanin sepse situata per te ka nevoje. Kur kohet te ndryshojne dhe te kene nevoje per njerez te rinj me integritet, ai do ti therras ngado qe te jene. Pra, shkurt, do te perseritet 2005. Ristani eshte kontigjent per situata rrumpalle…

  9. vrima anale says:

    Qelbesira si ristani e kane vendin vetem ne burg

  10. HAXHIU says:

    O BYTHELEPIRESA TE KUQ KESHTU JU KANE THENE TE SHKRUANI ?

    1. shqiptar antife says:

      Po ku na e pe qe ket ne mes te komve e kena te kuq
      po sa qef e paske te kuqen mer kadosh

  11. gurgac says:

    mos e mundoni te varfrin ky i duhe pd e burishes se eshte si ata qente qe gjuan bashkia naten gjeti shesh e beri pershesh po na tregoni trimerit qe ndodhin nga te diturit e ketij vendi A DO TE VEPROJE NDONJEHERE DREJTESIA

  12. Shqiptar Iliro Arian says:

    Kam degjuar qe eshte pederast! Edhe surratin si pederast e ka!

  13. Edhe pse ... says:

    Me kaq sa lexova nga Mihal Bisha i Rilindasve, Lori Vangjelica,
    qe, pasi deshtoi perballe shefit te vjeter Arben Imamajt, sapo gjeti nje vitime tjeter…
    figura e Ristanit me duket interesante, perpjekje per te bere nje gjyqtar te pavarur, trim dhe viktime, si tere ata qe kerkojne te mbeten Vetja ne keto kohe te peshtira…

    Mendoni se shumica e atyre qe kishin te benin me Berishen e asaj kohe, u rrezuan, i dhane, u bene me para te madhe, edhe nga ata qe sot mbahen disidente te tij, kurse Ristani…paska bere tere ato gjyqe te perkunderta…

    bravo i qofte,

  14. Kor+ca. says:

    Nje pyetje:
    – A kane vende te lira burrgjet e shqiperise,sipas standarteve, nese drejtesia vertet do te filloje te veproje nje mengjes te afert?
    Kush do ti siguroje “figurat e grisura”, por qe kane njohje ne popull?

  15. ARUSHA says:

    Armiqte e Popullit Shqiptar dhe te Shqiperise jane vete 70 % E BURRAVE shqiptare !

    SHKOFSHIN NE TE SEMES ME SOJ DHE SORROLLOP VRAFSHIN NJERI TJETRI!

  16. qytetari says:

    Te çudit nje fakt, qe shume nga ata qe jane denuar dhe te dhunuar nga Berisha jane kthyer ne njerezit me te bindur dhe me servil te tij psh; Frangaj, Ristani,Imami, Ruli, Pollo, Tritan Shehu,Kaç Islami, Eduart Selami etj.

    1. grereza says:

      Jane qe te gjithe te marre PENG! Berisha u di pislliqet dhe ka per te gjithe nga nje dosje, me te cilen i tremb ne cdo sekonde qe ti binden, ne te kundert, i gjen ne ndonje aksident si Olldashi…

  17. tema says:

    Gjynah,,, sa poshte ka rene PD-ja,,,, te perfaqesohet me Ristanin ne nje takim te nivelit te larte me evropianet….
    Sa gjynah……me nje pijanec te rendomte si Ristani dhe me nje foshnjerak si Halimi.

  18. akili says:

    Njerezit e tredhur politikisht dhe burrnisht i mbante rreth vetes Berisha se e dinte qe ishin pa personalitet. Edhe Ristani nuk ben dallim nga te tjeret per me teper qe hyn te te shtequajtuit dylbere qe pushteti ka qef ti mbaje ne preher.

  19. labinot says:

    Ne ate parti nuk mund te kete anetare me dinjitet.

  20. luli says:

    Lorenc djali, nuk na the ndonje te re per Ristanin, fundja dhe ai si ty do rregullonte jeten e vet. Nje model jeni, te perfitoni mha situata. Ndtushimi mes ju te dyve eshte se, Arben Ristani ka bere burg , ti Lorenc jo. E keni dredhur te dy, sa nga njera ane ne tjetren. Harrove Vangjel kur punoje me Pandeli Majkon, sahanlepires i peshtire, po aq sa ty dhe Ristani qe lepin ate qe e peshtyu. Nuk je me i paket pastaj nga ana morale dhe alkoli. Lorenco po sikur nuk te shkon ta quash dramatike dhe qesharake seancen ku deputet e Levizjes Socialiste per Integrin iu versulen J.Topallit. Ty nuk te lejohet, Ilir Meta te ka marre keshilltar pasi Edi Rama as te dhjeu. Ik Vangjelo bej ndonje gje me te dobishme. Ka probleme me madhore se potreti i paautorizuar per Arben Ristanin. Me mire hesht se, nuk je me i mire se ky gjyqtari Plepave.

  21. transalator says:

    RISTAN EDEPSEZI DOLI NGA LLUMI I SHQOQERISE SONE DHE U BE I NJOHUR ME VJEDHJEN KRIMINALE TE VOTAVE PER BASHKINE E TIRANES SI ASKUND NE BOTE.

    Mire ka thene Edi Rama: Ketij EDEPSEZI pa piken e moralit duhet t’i japesh vetem nje gote raki dhe asgje me teper derisa Drejtesia e ka lene te livadhise ne majat e politikes sone kombetare.

  22. mjeku kundra droges says:

    NUK ME CUDIT ASGJE NGA E KALUARA E KETIJ SE POPULLI YNE I MENCUR E KA NJE FJALI ME BAZE KUR THOTE KY STAN KET BYLMET DO PRODHOJE ,QE DO TE THOTE NE STANIN E BERISHES PO MOS ISHE BURGAXHI NUK ISHE I AFTE PER TI SHERBYER SALI TROPOJES POR KA NJE ZGJIDHJE PER KETA TIPA DHE SHUME SI KETA TIPA DUHET FORMUAR NJE SKUADER ME GJYGJTARE POPULLOR SI NE ITALINE E VITEVE 70–80 SEPSE EDHE BURGU PER KETA ESHTE VETEM SHPENZIM DHE SHPENZIMI PER SHTETIN SHQIPTAR DO TE THOTE ME PAK PARA PER SHKOLLAT ,ME PAK PARA PER SPITALET PRANDAJ NJERZIT DUHET TE MARRIN SITUATEN NE DUAR SOT SE NESER DO JETE SHUM VONE SE KETA VETE ME DESHIRE NUK LARGOHEN NGA FRONI SA TE JETE JETA DHE PER KETE E KA VERTETUAR PERVOJA E JETES .

  23. shpetimi says:

    BERISHA TAMAM SI GESTAPO NAZISTE, E CILA DISA KUNDERSHTARE TE SAJ I BENTE TE FIRMOSNIN DIKU NDONJE DOKUMENT KOMPROMENTUES, QE UA MBANTE TERE JETEN SI AS NEN MENGE.KA EDHE SHUME PERSONAZHE TE TJERE TE TILLE.

  24. Te tilla fytyra dhe figura publike ka patur dhe do te kete me bollek,sidomos ne kohet e soteme peshtyjne cdo gje ,me pas kthehen me zell te madh e lepijne ato qe kane peshtyre.disa prej tyre jane shperfytyruar fare,jane lehtesuar nga xhepat dhe ndonje dite mund ti gjeni ne puseta.te tille lepiranjoz afron p d ne gjirin e saj,sa me shume burgaxhinj e lloj lloj sorollopi per ti perdorur ne cdo kohe ndaj kundershtarit politik. E kini vene re kush flet me shume ne ekrane,ata jane te trajnuarit dhe te besuarit e babit shpirteror.

  25. albani says:

    Ky duket se eshte biri kodosh i Enver Hoxhes, tepke ai, me leshra si te Enverit gjate LNCl. dhe me fytyren si te atij. Pervec qe eshte nje kurvar dhe pijanec por eshte edhe nje servil, nese Sali Berisha ka bere ndonje gje te mire per kete vend dhe per kete popull (ne fakt nuk ka bere asnje, pervec vrasjeve dhe vjedhjeve e plackitjeve), eshte arrestimi i ketij kurvari dhe drogaxhiu. Por Sala e mbron, se duke mbrojtur kete, mbron Enver Hoxhen, babain e tij fymeror, pastaj i kujtohet “Varkarri” ne liqenin e Pogradecit, po i kujtohet oxhaku i Enverit ku ka dale me Lirijen e tij udebeiste, dhe shume kujtime te tjera intime me familjen Hoxha dhe Kapo! Ah! Si dikur ne Bllok! Nuk vjen ajo kohe!, thote Saliu me Lirijen! Se edhe atehere si njerezit e bllokut kane pas jetuar, si edhe sot!

  26. Gjergji says:

    Ky paska qene trim dhe i zgjuar. Gjithmon kundra Berishes.

  27. shqip hesapi says:

    qytetari Ke shume te drejte,keshtu ka ndodhur me keta emra qe rreshton.Keta ose ne burg nga Berisha ose servile me para te majme aty ku jane.Zgjidh e merr,keta zgjodhen te dyten.

  28. alban. says:

    Komentues entuzjast, Ilir Meta po ju dergon te fala dhe me porositi t’ju postoj(shpresoj te mos çensurohet vidio) diçka per t’ju treguar qe Ritani eshte flori para atij qe na qeveris sot, e thene nga Ilir Meta.
    http://youtu.be/WLsrXNxYY_8
    po nuk ju doli(ka shume mundesi te çensurohet)mjafton te klikosh Ilir Meta ne youtube.

  29. landi says:

    Per te gjithe gazetaret

    Per pjesen qe Ristani u fut ne burg se nuk denoi 2 gazetare gjithe ju te gazetarise duhet tia njihni si VLERE!!!!!!
    Dhe e tille eshte per gjithe ata qe kane mend dhe memorie.

    Pjesa e eret e Ristanit eshte vjedhja e mandatit te Rames per hesap te Lulit.

  30. mara says:

    UA …Eshte vertete per tu habitur se si botohet komentet me ofendime e fjalor te pakontrolluar.Pergjithsisht ,kur duhet te lesh nje koment …kujdes ne perdorimin e fjalorit…Unre jam shume ”e habitur” me shkrimin,per faktin se Vangjeli nuk pret shume per te ”te helmuar”.I eshte dashur shume kohe per te bere tregimin e rradhes.Me i deshtuar se kurre.Cudi dhe kush shkruan …ai qe vete valevitet si flamur.Sa per Ristanin,besoj se nukne patur prova,nuk eshte vertetuar asnjehere fajesia,pasi edhe ne shkrimin e mesiperm,nuk na u dhane provat e fajesise.Kush ben faj te vuaje per fajin e tij.Po per shpifje a ka denim?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje