Shqipëria humbi qindra milionë euro për shkak të problemeve me menaxhimin dhe zvarritjen e projekteve

30 Shtator 2014, 15:49Politika TEMA

Të dhënat zyrtare nga Komisioni Europian tregojnë se Shqipëria ka humbur qindra milionë euro nga fondet e disponueshme të Bashkimit Europian për shkak të problemeve me menaxhimin dhe zvarritjen e projekteve.

Përfundimi del nga raporti i fundit vjetor për implementimin e asistencës financiare për zgjerimin, i cili i përket vitit 2012. Sipas këtij dokumenti për periudhën 2007-2012 Bashkimi Europian kishte alokuar 430 milionë euro grante për vendin tonë. Por përgjatë kësaj periudhe Shqipëria ka mundur të përdorë vetëm 39 për qind të kësaj shume. Pjesa tjetër është shtyrë në kohë ose është djegur përfundimisht, një shifër që e liston Shqipërinë si një nga vendet që ka përfituar më pak nga ndihma financiare e BE.

Në shumicën e ekonomive të tjera fqinje kandidate për në BE, niveli i absorbimit të fondeve ka qenë mbi 50 për qind. Kjo do të thotë, qindra milionë euro të humbura. Dhe ndryshe nga financimet e tjera të huaja, fondet e BE nuk janë borxhe, por para të falura, të cilat ekonomia nuk ka mundur t’i përfitojë për një sërë arsyesh.

Në dokument Komisioni liston disa prej tyre, si zvarritja e lejeve të ndërtimit për projektet, mungesa e koordinimit mes qeverisë qëndrore dhe pushteti lokal  problemet me rimbursimin e TVSH dhe të tjera. Por të gjitha të lidhura me menaxhimin dhe që bëjnë përgjegjëse administratën, e cila ka humbur miliona euro fonde të falura, në një kohë që borxhi publik i vendit u rrit me ritme shpërthyese./TCH

13 komente në “Shqipëria humbi qindra milionë euro për shkak të problemeve me menaxhimin dhe zvarritjen e projekteve”

  1. rezart says:

    Doemos qe keshtu do perfundonte,se KLIKA ANTI SHQIPTARE E Sali Berishes e ka SULMUAR POPULLIN SHQIPTAR NE TE GJITHA DREJTIMET DHE FORMAT E MUNDESHME!
    Berisha e ka patur me te lehte te ndertonte rruge me buxhetin e shtetit,sepse andej merrte RRYSHFET,ndersa ka lene pa perdrur MILIONA EURO,sepse ato kontrolloheshin nga njerez te afte!!!

    1. viqat e rames dhe ngjalat e metes says:

      rezart-o rrezmut-po te kishte votuar tre ligjet rama ne 2012 sot do kishe miljonet.tash o rrezmut ke dasma te rames e velise dhe ditlindje blloku.rrezmut hesapi.

      1. Pilo Lala says:

        Po ku dinin Ministrat e Berishes c’jane projektet?
        Kush do i bente Kulishi, Ylli Pango, apo Noka?

        Shikoni si do vershojne investimet tani, se Edi Rama i kerkon llogari Ministrave te fillojne projektet, qe te marrim financimet nga Evropa.

    2. piano says:

      Qysh se qelbesirat fituan pushtetin vetem vajtojne, keshtu e ashtu beri qeveria e sales . po pse mor derdimena harruat ju se keni qendruar jashte parlamentit per gati 3 vjet. vetem kaos keni bere .
      pse shikoni vetem mbrapa e vajtoni se qyqet. pse e moret pushtetin, veproni se koha kalon dhe do te behet bilanci ne fund.do shihet pune e jo fjalet.
      ju a them une se populli eshte lodhur me “keshtu ben ps ,e keshtu ben pd”. duheh vepra dhe jo fjale

    1. Kritiku says:

      Qe je shpellar i familjes Berisha, ate e dime te gjithe. Si i tille ti as qe i kupton gjerat dhe jo me te komentosh. Ore debil i lindur, i lexon mire gjerat perpara se te fjalesh me gjuhen, sepse truri nuk te funksionon? Flitet ne kohen 2007-2012 dhe ne kete kohe shtetin e kishte pushtuar grupi i shpellareve me ne krye Berishen. Drejtimi rrumpalle i shtetit ashtu siç eshte edhe vete Berisha(njeri apo shpellar rrumpalle) kishte per qellim vetem perfitim te shpellareve qe e kishin kapur frej fytit shtetin shqiptar.
      Shko ore pjelle e ndyre e Berishes, sepse nuk e ke vendin ne mes te njerezve.

  2. Gjergji says:

    Po mos ti shkonte projekti Bacit, Samit e shoqnis se cunit, me mire te digjej si fond se sa te permiresohej sado pak jeta e shqiptareve. Mostra te tille na kane rene ne qafe ne gjith keto vite e tani dalin e japin leksione mbi korrupsionin e qeverise aktuale.

  3. Selim Rroshi says:

    Se mos keta po punojne me mire, njelloj ne mos me keq, po dolen leke per xhepat e tyre behet puna e investimi, o su be puna madhe per shqiperine e punesimin qe te celen objekte pune, ti mare mbrapsh eu se po spati per xhepat tane sna duhen hic.
    Keshtu po punojne dhe sot mos kini merak

  4. Epidor says:

    I vetmi ndyresire i te gjithe planetit metamorfoza satanike e Neronit tropojani qelbanik S.Berisha i rrethuar nga reaksioni shqiptar i cili ka zhdukur rreth 40% te fondeve neper bankat e botes ! Cfare faji ka bere qeveria e E.Rames kurre hypi ne pushtet ishte qe treshen Zogiste Berish-Basha-Ristani i la te lire dhe sot keta zgjebarake te perkedhelur nga toleranca e demokracise po fuqizojne me parate e vjedhura rikonstruksinin e Partise se Djallit! Sot eshte teper vone per te reaguar kundra te rrjedhurit psikopatit-liptoman te bere miliarder S.Vemjes dhe cakejve te tij hajdutit te rruges Durres-Kukes dhe manipuluesit te votave te bashkise Arben Qenefit!

  5. erli says:

    Doemos te rrish te dalesh perdite e te besh show , harrohet qe duhet punuar . Enjejta histori eshte me buxhetin kete vit, e turpshme

  6. transalator says:

    BE-JA NUK I LESHON LEKAT PER DEBILET DHE INJORANTET. QE TE FITOSH FONDE ZHVILLIMI NGA BE-JA DUHEN PROJEKTE DHE QE TE BEHEN PROJEKTE DUHEN PROFESIONISE DHE JO PUSHTETARE PA SHKOLLE DHE KUSARE SIC KANE QNE TE GJITHA QEVERITE TONA 25 VJET PAS RENIES SE MURIT TE BERLINIT.

    kete gje duhej ta kuptonte Sali Berisha ne dy pushtetet e tij, por mesa duket ai ka preferuar pasurimin personal dhe te familjes se tij sesa pergatitjen e projekteve per pervehtesimin e fondeve te BE-se qe do te mundesonin ne zhvillimin real te vendit dhe do t’i jepnin shtysa prodhimit te munguar kombetar, si faktor i vetem i rritjes ekonomike dhe i mirqenies se popullit.

    Kete gje duhet te kuptoje edhe Kryeministri yne Piktor Edi Rama qe te leje brockullat me festimet e bujshme te 29 nentorit te ZI dhe te heqe dore perfundimisht nga vajtimet para lapidareve komuniste te Enver Hoxhes si kukumjacke pylli bashke me rryshfetciun Like Floriri, sepse Vatani ndodhet ne nje pike mjaft delikate te zhvillimit dhe kur nuk je ne gjende te pervehtesosh fondet dhe LEKAT qe te tjeret t’i japin BADIAVA kjo do te thote se qeverisja eshte e paafte dhe budallacke dhe duhet t’i leje vendin nje qeverie tjeter me inteligjente.

  7. agron says:

    Po dihet po kryetaret e bashkive apo drejtoret po nuk moren pjesen e tyre sa duan e djegin gjithe projektin. Ketyre si u behet te pakten te karperdine egon dhe etjen per para e marin nje perqindje me te vogel, vetem qe te behen ca investime me shume per vendin dhe per punesim.

  8. Hot says:

    Shume sakte “translator “. Kete gje bene edhe grekerit gjate viteve 90-te dhe shikoni se ne c’pike ndodhen keto dite .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje