Rama: Do vijojmë papushim çlirimin nga çibanët e keqqeverisjes që rrënoi vendin

30 Shtator 2014, 11:29Politika TEMA

Kryeministri  Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shprehur vendosmërinë për ti shkuar deri në fund aksionit për clirimin e hapësirave publike nga ndërtimet.

Duke komentuar vijimin e aksionit të ndërmarrë nga INUK në Tiranë për prishjen e ndërtimeve, Rama thekson se vendi u rrënua për qëllime fitimi në kurriz të qytetarëve.

“Do vijojë papushim çlirimi nga çibanët e keqqeverisjes që rrënoi vendin për qëllime fitimi në kurriz të qytetarëve!”, shkruan Rama në rrjetin social.

18 komente në “Rama: Do vijojmë papushim çlirimin nga çibanët e keqqeverisjes që rrënoi vendin”

  1. Christ says:

    BRAVO EDI, VAZHDO SE JE NE RRUGE TE MIRE !

  2. ed snobisti says:

    do vijoje, po vetem aty ku duam ne

  3. Dr.Adhamudhi says:

    Bravo, Tirana eshte Kryeqytet dhe si e tille duhet te rregullohet.
    Kjo rrumpalle eshte e turpeshme .

  4. Argita_B says:

    Dhe pse nuk jam kunder perdorimit te mediave bashkekohore, Edi Rama do te bente mire qe te jepte prova reale me pune dhe jo te mundohet çdo dite te zoteroje hapsire sa me te madhe mediatike çdo dite.
    Per prishjen e ndertimeve pa leje, mund te lere te komunikojne drejtoret, pergjegjesit, zedhenesit pasi nuk eshte rroli i drejtperdrejte Kryeministrit te merret me deklarata te tilla.
    Nje Kryeminister eshte shef i ekzekutivit dhe si i tille ka nje obligim rezerve, pra shprehet ne media per çeshtje madhore dhe jo per çdo detaj te punes se perditeshme.
    Eshte e pamundur qe qofte dhe nje dite te vetme te mos shohim ne media foto, fjalime, deklarata te kryeministrit apo te kryetareve te opozites!!
    Populli thote kush flet shume, punon pak.
    Mbi ekspozimi ne media sjell pasoja perverse, pasi popullit i krijohet pershtypja se çdo gje e ben Rama, problemi eshte se kur ka deshtime apo probleme populli do te bej fajtor per kete po Ramen.
    Nuk e di se kush e keshillon Ramen, po me kete metode do te pesoje te njetin fat si Berluskoni, Sakozy. Sado i talentuar te jete te bej show, vjen nje dite qe njerzit velen me te dhe do te kerkojne nje fytyre te re ne politike.

  5. mondi says:

    Je i vetmi Kryeminister qe njoh un ne gjith historine e shqiperise.. Aktiv dhe Kembengules

  6. Sandri Bllako says:

    bravo zoti kryeminister vazhdo keshtu e mos e vrit mendjen per gje tjeter sa jete luli kryetar i opozites me berishen ne krah kryeminister do jesh

  7. angela says:

    Edi rama beje tiranen dhe 1 her nga e para !

  8. ada says:

    Pune te mbare per punen fantastike qe po beni per pastrimin dhe rregullimin e hapsirave publike.

    1. klaus says:

      Bravo te qofte vetem ti mund ta transformosh Tiranen dhe shume qytete sipas modeli Europian, ishte e shume e nevojshme ky spastim i objekete te ndertuara ne cdo cep te cilat vetem shemtojne me shume vendin.

      1. ina says:

        Meqenese Bashkia deshtoi per lirimin e hapsirave publike te cilat shfrytezohen nga subjekete te ndertuara kundra ligjit kemi besim se do ti shkoni deri ne fund ketij aksioni.

        1. roni says:

          Bravo per gjithcka po beni per vendin vazhdoni keshtu sic e keni nisur pasi vetem ne kete menyre mund te ndryshojme dhe te cojme perpara Shqiperine.

          1. deni says:

            Clirim sa me te shpejte te hapsirave publike nga ndertimet e felliqura qe sbejn gje tjeter vecse ndotje akustike, bravo.

            1. djana says:

              Bravo ju qofte.
              Keto jane aksione me rezultate konkrete dhe te verteta qe nuk i perngjajne aspak llafeve boshe te bashkise.

  9. E verteta says:

    Bjeri ne koke administrimit taliban nga regjimi me i Spapergjegjeshem. Duke shfrytezuar kete rast dua te them se rifillo dhe nje here ne qytetin e Sarandes per te shembur ndertimet qe kane zene sheshet dhe rruget e qytetit.

  10. Kris says:

    Bravo Rama ,e truelove vetted tek uzina Dinamo dhe tek pallati i Bashes ne Vlore ku pate nje bashkepunim te shkelqyer me opziten.A ja the kete Fyles?

  11. Zaho says:

    Mendo dhe per mua se po na hap telashe apo do kerkojme azil ke Papa

  12. ndeshkuesi says:

    Si mund te pyesesh kriminelat vrases (opozit ne emigrim)??
    Qeveria duhet te punoje per popullin qe te dha voten, pa marre asnje fjale djallezore nga salinizmi…..
    Nuk duhet te tolerojsh ca njerez qe kane bere krime dhe vjedhje dhe pasuri ne dem te popullit, dhe aq me shum qe ti pyesesh se qa do bejsh.
    Kriminelat me imunitet deputeti te PD duhet te ndicen penalisht, dhe jo ti degjohet fjala e tyre apo urdhrat e kushtet e tyre djallezore.
    Populli pret drejtesi, dhe jo, bashkepunim me kriminelat qe vrane ne Gerdec e ne Bulevard.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje