“Të luftohet korrupsioni, të kemi një administratë sa më të denjë, të luftojmë për të drejtat e njeriut dhe askush të mos i shkelë këto. Janë këto në vëmendjen e ndërkombëtarëve”, u shpreh ministrja e Integrimit Klajda Gjosha një ditë pas vizitës së Komisionerit për Zgjerimin Stefan Fyle.
Gjosha u shpreh se Shqipëria ka detyra të rëndësishme përpara në rrugën e integrimit.
“Për procesin e integrimit kërkohet konsensus dhe bashkëpunim. Lufta kundër krimit të organizuar vijon të bëhet akoma më e ashpër, duhet t’i japim rëndësinë që i takon. Duhet të rimëkëmbim sistemin e drejtësisë.
Me rëndësi është shkëmbimi i eksperiencave. Duhet të ndërtojmë një proces integrimi të shëndetshëm. Duhet të rrisim më tej bashkëpunimin me njëri-tjetrin, të përafrojmë legjislacionin tonë me atë të BE”, u shpreh ministrja Gjosha.
Ndërsa Kryetarja e Komisionit parlamentar të Integrimit Majlinda Bregu theksoi se më shumë se gjithçka sot Shqipëria duhet të bindë ndërkombëtarët se reformat i ka të besueshme. Bregu theksoi se përsa kohë klasa politike vë interesat e saj personale mbi ato të vendit, integrimi do të bëhet edhe më i largët për shqiptarët.
“Më vjen mirë që dot jemi më të njëjtën frymë me takimet e djeshme. E vetmja që asnjë nga palët nuk e kundërshton dot është që ky proces të jetë kredibël. Reformat e ndërmarra janë me shumë rëndësi.
Ajo që ka rëndësi është sa të besueshme janë që reformat na kanë afruar me BE. Reformat kërkojnë më shumë përpjekjet sesa retorikat politike. Due qenë se kam qenë në këtë proces prej 7 vitesh e di cfarë do të thotë të bësh 3 hapa para e një pas”, theksoi Gjosha.
Më tej Bregu tha se, aktualisht Shqipëria është në një situatë anormale.
“Nuk mund të mos përmend dy gjëra shumë të thjeshta, sot Shqipria nuk është në një situatë normale politike, dje e kam quajtur një situatë krizë politike. Ne nuk jemi në parlament.
Dialogu politik nuk është një reformë që e fut në një kuti dhe e quan të kryer dhe nuk i kthehesh më. Stabiliteti politik ka rëndësi por në Shqipëri kane qenë të shumta situatat kur ka pasur destabilitet politik, dhe të gjithë për këtë kemi dijeni. Sot ka nevojë per stabilitet, gjithëpërfshirje.
E përsëris, nëse vendosim intersat personale përpara integrimit, atëhere dyshoj se ky proces do jetë shumë i gjatë”, theksoi Bregu.
Përfaqësuesi i Delegacionit të BE-së Steve Rumbold tha se Shqipëria duhet të veprojë me rigorozitet në përmbushjen e prioriteteve, duke vënë theksin në ndërtimin e dialogut politik dhe në gjithëpërfshirje.
“Shqipëria duhet të përmbushë kriteret. BE po shkon pak mbrapa me zgjerimin. Vendi duhet të garantojë qëndrueshmëri. Shqipëria duhet të dyfishojë përpjekjet për të realizuar këto reforma, duhet të veprojë në mënyrë rigoroze. Duhet të theksojmë rëndësinë e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Por nuk duhet lënë pas reforma në sistemin gjyqësor. Por për realizimin e tyre nevojitet gjithëpërfshirje”, tha Rumbold.
Ndërsa ambasadori i Italisë në Shqipëri Massimo Gaiani u shpreh se procesi i integrimit kërkon kohë dhe përkushtim në realizimin e reformave dhe prioriteteve kyçe.
“Zgjerimi është një proces i gjatë që kërkon kohë. Ky proces i bën vendet të ecin për para. Konferenca ka rëndësi për të rejat rreth integrimit. Zgjerimi në BE ka dhënë sukses. BE duhet të tregojë angazhim drejt procesit të zgjerimit, në mënyrë që t’i nxisë vendet kandidate drejt progresit dhe realizimit të hapave të nevojshme”, u shpreh ambasadori Gaiani.
e thua ti…..
Për kë e ke gjithë këtë deklaratë-mos e ke për ishin tënd, për halenë tënde PD? Po e pate për atë mirë e ke dhe mëshoi fort, moj Majlinda sultiashi.
I qenkan rritur dimensionet nga perqafimi i Rames…..Keshtu mendon nje adoleshente e shkolles fillore e jo Bregu qe e ka te sperkatur me gjak e hajdutlliqe fustanin vegelmbulues.
Sa ishte ne pushttet beri si deshi vet,tani na tregon se duhet luftuar korupsioni,kjo krye e koruptuara, e bija e sales
Nje pytje ju lutem!
Kure partia socjaliste nuk ishte ne parlamente kur ju ishit ne pushtet,a ishte Shipnia ne krize politike?
PS nuk u fute ne parlament per te mbrojtur voten e shqiptarve qe ju e vodhet,gjene me te shtrejte te njerzimit.
Ju…..ju keni vere ne plan te pare grushtin qe henger nje maskara,perpara interesave te shqiptarve.NUK U VJENE TURPE?
Bregu ka te pakten meriten qe nuk ben sulme politike apo individuale si bejne kreret e tjere te opozites, po thjesht nje analize pragmatike.
Politika e llogoreve behet neper forumet partiake per te mobilizuar militantet, kur flitet per mardhenie nderkombetare duhet te lihen menjane interesat partiake dhe te te mbrohen interesat e kombit.
Natyrisht, kur pushtat nuk jane ne pushtet, situata quhet anormale.