Partia Demokratike ka refuzuar ftesën e mazhorancës përsa i takon zhbllokimit të Komisionit parlamentar të Mediave për zgjedhjen e anëtarëve të AMA dhe RTSH. Në një konferencë për mediat, deputeti Luciano Boçi e konsideroi letrën e një dite më parë që anëtarët e mazhorancës në Komisionin e Medias i dërguan atyre të opozitës si një tjetër tentakulë e Rama-Metës drejt institucioneve të pavarura
“Disa deputetë të mazhorancës, anëtarë të Komisionit të Medias, i janë drejtuar opozitës me një letër ultimatum, për atë që ata e quajnë “reformimi i AMAs dhe RTSH”.
Kjo s’është gjë tjetër vecse një tjetër tentakulë e oktapodit Rama-Meta drejt këtyre institucioneve të pavarura.
Ka qenë insistimi i opozitës në komision, për arritjen e një formule për zgjedhjen e anëtarëve të AMA-s dhe RTSH, por mazhoranca nuk ka pasur asnjëherë qëllim funksionimin e këtyre institucioneve, por uzurpimin dhe nënshtrimin e tyre ndaj klientëve të vet mediatikë.
Ka mëse një vit që opozita kërkon plotësimin e 3 vendeve vakante për anëtarë të AMAs, por mazhoranca kishte si qëllim vetëm heqjen e kryetares së institucionit”, theksoi Boci.
Në vijim ai shtoi se “në letër, mazhoranca shprehet e shqetësuar për afatet e dixhitalizimit, në një kohë që vetë ajo dhe klientët e vet mediatikë, e kanë pezulluar atë, dhe kjo vetëm për arsyen e dorëzimit të drejtimit të AMA-s ortakut të vet mediatik”.
“I bējmë thirrje mazhorancës të ruajë qetësinë dhe të zbatojë pikë për pikë ligjin. Opozita nuk mund të marrë pjesë në farsat e çiftit Rama-Meta që duan të kapin institucionet rregullatore të medias, duke vënë kështu nën kontroll e terror gjithë operatorët mediatikë!”, tha ligjvënësi demokrat.
po pse u pyesin juve xhanem
kush mutin ini ju te PDs?
jeni vtem legena,
se kush po e shikon TVSH? Une nuk e di a exziston ky kanal
-Nuk e di sa te drejte ka shoku..,por di qe TV-shqiptar ka shikueshmerine me te ulet.Nje media qe nuk justifikon veten o duhet mbyllur,sepse…, ose duhet te konkuroje me mjeshtra.TV e soteshme e paraqet shqiperine dobet ne arenen mediatike boterore dhe aludimi i Boçit nuk tregon seriozitet, por mani..se mos ja marrin ate qe nuk eshte e vetja..Sigurisht tentakulat e djeshme humben dhe duhet te shkeputen;kjo eshte mendoj formula midis humbesit dhe fituesit..perderisa nuk ka analize.
Jo me jo, po tentojn ti bejne te pavarura thuaj se TVSH ka nje ndryshim te jashtzakonshem me cka qene e cfare eshte tani.
Po ca thua ti mo, ke lezet ta hapesh tvsh tani se eshte kthyer pak si televizion normal se ka qene ku therret qameti, ne cdo 30 sekonda kishe 10 fjal te mira per saliun e 100 sharje per ramen e PS, kte quan organ te pavarur ti??
po kaq te pa pergjegjshem mbetet o kylyshet e bushtres Berisha sa kini goje llomotisni per kapien e pushteteve te pa varura kur ne to po punojne akoma krimbat e felliqur te partise suaj sa nuk po e marim vesh se jane bere zgjedhje apo jo dhe a eshte bere rrotacioni politik. Ne cdo dikaster te ashtuquajtur i pa varur shekon fytyrat e shentuara e te deformuara te partise suaj Cfare do te thuash tani ti mor idioti Boci me zgjedhjen e 2 keshilltareve te sakatit president ne keshillin drejtues te pd kush eshte i zene e i kapur tani . Fajin e ka mazhoranca qe nuk ben nje shkundje te thelle te administrates pa le te llomotisni ju e plera si puna jote se ju prape do llomotisni edhe sikur ajo te mos prekej fare se sic thote nje shpreje popullore te gjithe e kane majasellin ne bythe ju si parti e keni ne goje.
Kur humbet voten e popullit duhet t’i dorezosh te gjitha,edhe ato institucione te pavarura qe i instaluat per 8 vjet per interesat tuaja,edhe ata punonjes te administrates qe per 8 vjet i instaluat pa pike konsensusi etj,etj.Punonjesit e administrates nuk mund te nderrohen ne Shqiperi mbas 50 vjetesh,e jo tani pas nje rregullimi 8 vjecar qe PD u beri militanteve e servileve te saj e thote,mos e prekni shtetin ligjor!!!!????Kapja e te ashtuquajturave institucione te pavarura jane te varura e ne sherbim te PD.Nuk ka me qe PD te perfaqesoje Shqiperine mafioze,gangsterin e kerkon qe PS te beje te urtin, Norvegjine.
o luci pucio by…..i el….e dime cili je po rri mos dalin fotot e viti90….hahaha