Eurokomisoneri i ri, Johannes Hahn, i cili zëvendëson Stefan Fyle ka thënë se vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat aspirojnë për në Bashkimin Europian duhet të përqëndrohen tek reformat.
Në raportimin e tij nga Vjena, austriaku Hahn tha se arsyeja se përse antarësimi për këto vende është ngrirë për 5 vjet ka të bëjë me cilësinë që kërkohet.
“Ne na intereson cilësia dhe jo shpejtësia. Vendet që duan të bëhen anëtarë të BE-së duhet të përqëndrohen tek reformat dhe qëndrueshmëria e vendeve të tyre. Këto janë mjaft të rëndësishme dhe prioritete kyce ku nuk mund të bëhen kompromise”, -U shpreh Johanes Hahn.
Johannes Hahn theksoi se vendet që aspirojnë BE duhet të kenë dhe qeveri transparente që bëjnë gjithçka për bashkëpunim.
“Vendet që duan të bëhen pjese e procesit europian duhet të kenë qeveri transparente. Theksi vihet te reformat e lartpërmendura dhe duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur për bashkëpunim. Duhet progres në mënyrë që të shkohet drejt rrugës për në BE”, tha Hahn.
Ditën e hënë Komisioneri për Zgjerimin Stefan Fyle,në vizitën e tij të fundit në Tiranë, theksoi para mediave se për Shqipërinë është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi mes palëve për ecjen përpara në rrugën drejt BE dhe kryerjen e reformave.
Eurokomisoneri i ri dha edhe një mesazh për situatën në Ukranië, duke thënë se Europa duhet të bëjë ç’është e mundurnë funksion të përmirësimit të situatës.
Ky nuk eshte lajm i mire, qe pikerisht ky person zgjidhet ne vend te Fyles. Eshte njeri pa karakter dhe si i tille me shume eshte i interesuar ne para se sa ne idealet qe ai gjoja ndjek duke qene politikan. Si pjestar i stafit drejtues te firmes Novomatic AG qe merret me bastet dhe lorjat e fatit, ai nuk eshte tjeter, perveç se nje njeri i padeshiruar per ne shqiptaret. Ka shume mundesi qe ai te jete dhe pjese e skandaleve te dhenies se drejtes austriakeve, per drejtimin e Llotarise Kombetare tek ne. Si i tille ai eshte njeriu me i mirepritur i Berishes, qe te beje me shume rreumje se sa te ndihmoje qeverine shqiptare.
Koha do te tregoje qe ky person eshte i padeshiruar pikerisht ne kohen e tanishme te qeverise shqiptare qe po mundohet qe te rregulloje “fytyren shqiptare” ne arenen nderkombetare.
O Kritiku,
Mos ke punuar zotrote ne H.R.Department ne Bruksel ?
A e kupton se cfar shkruan or mik ?
O Kritiku rilindas leshi!
Ke te drejte, ky nuk eshte si Fyle, eshte shume serioz, jo komunist dhe standartet e tij jane me shifra 1, 2, 3, 4, i ben presion edhe Merkelit pa ja varur fare per fondet rajonale gjermane, dhe do realitet dhe jo show ala Fyle.
Merrni njerez serioz tek ministria e integrimit se me adoleshente, miq e shoqe nuk kemi gje ne vije.
Humbasim gjithe fondet 2013, 2014, 2015 nga paaftesia e madhe e rrugaceve te LSI-se qe bejne presion te papare tek perfituesit e fondeve, shume me keq se ne kohen e kodres pas Bregut, qe te merrte perqindjen dhe te linte te lire te beje punen.
O Edush zgjohu para se te te shkaterojne buxhetin o shokuuuuuuuuuuuuuu
anetaresimi eshte vetem nje iluzion shqiperia duhet te shohe ne drejtime te tjera,sepse bashkimi europian po shperbehtet dita dites dhe vetem bashkim nuk eshte.