Nishani: Reformat e suksesshme kusht për integrimin

1 Tetor 2014, 11:22Politika TEMA

Presidenti Bujar Nishani, me ftesë të “Qendrës Weiser për Demokracitë e Reja”, vizitoi Universitetin prestigjoz të Michiganit, në kuadër të qëndrimit të tij në SHBA.

Sipas zyrës së shtypit të Presidencës, fillimisht Kreu i Shtetit u prit në takim nga Presidenti i Universitetit Mark Schlissel dhe Ambasadori Ronald Weiser, gjatë të cilit u shkëmbyen edhe mendime për zhvillimet në Shqipëri, në rajon e botë, si dhe për të ardhmen evropiane të vendit tonë.

Më pas, Presidenti Nishani mbajti një ligjëratë në një nga auditorët e Universitetit të Michiganit, ku ishin të pranishëm studentë, profesorë, studiues dhe shqiptarë me banim në Detroit.

Kreu i Shtetit parashtroi një vështrim të shkurtër historik mbi Shqipërinë, ku jeton një ndër popujt më të vjetër në Evropë, i cili, tha ai, gjatë historisë së tij është ballafaquar me qytetërime dhe kultura të ndryshme.

Duke u ndalur tek vizita në Shqipëri e Papa Françeskut, Nishani tha se Ati i Shenjtë përgëzoi posaçërisht një karakteristikë fatlume të Shqipërisë, bashkëjetesën paqësore dhe bashkëpunimin ndërmjet anëtarëve të feve të ndryshme.

“Bashkëjetesa e besimeve kryesore myslimane, ortodokse, katolike dhe besimeve të tjera përbën një shembull, nga i cili mund të mësojnë edhe kombe të tjera të zhvilluara”, theksoi Presidenti në ligjëratën e tij.

Duke u ndalur në zhvillimet aktuale në Shqipëri dhe përpjekjet për demokratizimin e vendit në rrugën drejt Europës, Nishani theksoi se reformat e suksesshme janë kusht për integrimin, por së pari, ato duhen për të siguruar standarde të larta jetese për qytetarët tanë.

“Integrimi evropian është jo vetëm forca shtytëse, por avancimi në këtë proces mat objektivisht arritjet e reformave. Shqipëria është kandidat për anëtarësim në BE, jo vetëm për arsye të statusit të saj institucional, por mbi të gjitha, se ky është objektivi kombëtar prioritar, pa alternativë, politikisht konsensual, që gëzon mbështetjen mbarëshqiptare, si shprehje e aspiratës sonë evropiane”, u shpreh Presidenti në ligjëratën e tij.

Ai theksoi se lufta kundër krimit dhe korrupsionit, reformimi i sistemit të drejtësisë, bazuar në parimin e gjithëpërfshirjes, ndërtimi i një administrate profesionale të depolitizuar, janë prioritetet tona, në përpjekjet për konsolidimin e shtetit ligjor, demokracisë funksionale dhe ekonomisë së tregut të lirë.

Lidhur me zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, Nishani nënvizoi se politika e jashtme e Shqipërisë është e orientuar pa ekuivok në forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal, në shërbim të paqes dhe sigurisë së qëndrueshme në rajon e më gjerë.

4 komente në “Nishani: Reformat e suksesshme kusht për integrimin”

  1. tarrasi says:

    thuaj komunistve ne pushtet edvini si perfaqsus ityre se populli eka kuptuar me koh eshum vite perpara qekur pedeja leshoj elektoratin esaj edhe mori ne mrojtje tegjith te leseis apo te lesh elis pere ketgje eshte neket terxhe pedeja

  2. Imam Ballajdia says:

    Kusht per integrimin eshte shkarkimi jot me vote mosbesimi nga parlamenti o sakat mustaqe dhjere

  3. trew says:

    Akoma nuk eshte kthyer ky?

  4. tori says:

    kush flet………………bibilina…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje