Ish-deputeti socialist Andis Harasani përmes një postimi në rrjetin social Facebook komenton procesin e zgjedhjeve në Partinë Demokratike dhe përbërjen e Këshillit Kombëtar të kësaj partie.
Ndërsa e konsideron të gënjeshtërt procesin, Harasani sjell disa shembuj nga kandidatët të cilët rezultuan fitues të zgjedhjeve, pa pasur asnjë kontribut apo lidhje me Partinë Demokratike.
“Kjo histori zbulon në të vërtetë thelbin e deformuar të këtij procesi, ku nuk janë numëruar votat. Megjithë kusuret e tj në raport me të tjerët, Berisha, kur vinte puna tek çeta e tij brenda PD, vendoste disa rregulla dhe së paku mes njerëzve të vet lejonte të kishte një klasifikim.
Votat për Këshillin Kombëtar të Berishës numëroheshin për gati një javë me 24 orë rresht derisa nxirrej rezultati votë më votë. Lulzim Basha, që kishte 7500 delegatë dhe duhet të zgjidhte një këshill me 400 vetë, i numëroi për dy orë. Është e kuptueshme që as i preku fare me dorë.
Po t’i kishte prekur, natyrisht që nuk do të ishte ajo listë. Përqëndrohuni pak në një detaj për të kuptuar sa e gënjeshtërt është procesi. Odeta, vajza e mirë dhe e shkathët për të cilën po flas, është njeri i afërt i familjes Basha, menaxherja e parave të tyre.
Po përtej Lulit, Kunatit dhe gruas së Bashës, nuk është se është dikush i njohur në PD, bile as në lagje. Përfytyroni tani që një militant i PD-së, të ulet para fletës së votimit, të lexojë emrin Alban Male dhe ta votojë…! Përse? Çfarë i kujton? Çfarë e motivon? Askush nuk ka folur kurrë për të. Askush nuk e di nëse është ose jo anëtar i PD. Askush nuk ka idenë se përse është në listë. Askush nuk guxoi të fliste në Kuvend e të thoshte votoni dhe atë.
Pra, është një super- anonim, që ofrohet nga familja Basha, vihet në listë dhe i lexohet emri si anëtar. E njëjta gjë për motrën e Odetës, e cila as në Shqipëri nuk ka jetuar. Tani që u kthye, u bë anëtare e Këshillit Kombëtar. Akoma më skandaloze është historia me zëdhënësen e re të PD.
Është shoqe e ngushtë e Odetës, punonjëse e revistës së gruas së Bashës dhe një gafanjoze ekselente ekranesh, që rrezaton një cektësi të papërballueshme dhe për recepsioniste. Për çfarë arsye demokratët duhet të vendosnin kryqin mbi emrin e saj për ta votuar?
Ku e kishin parë? Tek emisioni që i thotë Ferdinand Dedës, ish- dirgjentit të famshëm, Zef Deda, duke e ngatërruar me humoristin e njohur, babain e Julian Dedës…? Është thjesht një emër i lexuar në listë si anëtare që dëshmon se nuk ka pasur votim”, shkruan Harasani në rrjetin social.
po k ku i pa votata ky aman, nga p… i mamit te vet ne new york? Ketyre nuk u pushon as llapa 6000 km larg!
Ky Haramsani ka lujtuar gje te “Goxilla”???
O Titi, pse merresh me Harasanin ? Ajo qe thote ai, per manipulimin e votave, si te duket ty, eshte apo jo e vertete ?
Tek ne eshte bere mode, e shemtuar bile, qe merremi me njeriun dhe jo me problemin.
Ajo cka ngre Harasani eshte me se e vertete dhe kjo eshte fatkeqesia per ate force politike.
clidhje kishte harasani ne numrimin evotave tek pedeja tekishte thene ndonje gje drejtori policis didi ndakort se ai jadin sekapas qen komisonjer dhe numrus votash tek partia socjaliste por harasani cne odorzi mero baze apo hakmarrja pere drejtsi
Ky eshte shkrimi i Mero Bazes i sotmi ne kete gazete. Jini pak me serioz dhe korrekt. Harasani e ka hedhur shkrimin e Meros ne fb e tij, per miqte e tij, jo per publikun e gjere. Se ndryshe quhet plagjiature!!!???
ket shkrim spo e kupotoj,,, se te njejtat fjal i lexova tek MERO BAZE! qa ta marrim vezh kush e ke ber ket shkrim BAZE apo HARASANI?
Po ky cne …sikur eshte ne USA dhe merret atje me ndertime !!!!
E njeh hajduti hajdutin!
po pse cprisje ti o Harasan, je kaq kohe antar i asaj haleje, akoma nuk i ke kuptuar si vene punet aty. Apo mos ke ndonje mbetje qejfi me “te medhenjte” ?
Hej Zot sa ligesi kane keta oligarket e rinj. Po ku i lexove votat ti ore hajdut i KESHit, nga New York-u? Pa na thuaj, a lejohet atje ne New York ku po administron/investon parate e Rames te analizosh Robt apo edhe femrat e botes sipas etetikes tende dhe te mos te te fusin nje gjobe te majme per ofendim personi? Palaco!
O Harasan mos u merr me palacjaten qe quhet numerim votash te Kuvendi i PD-se, se fundi i fundid njera parti ben zgjedhje strukturash false, ndersa PS-ja nuk ben zgjedhje fare per kryetar se me demek fitimtaret nuk qortohen. Harasan merru me naften iraniane, qe vjen ne Shqiperi me dokumente false turke, me ate merru. Andis turp te kesh qe e perfshive Gregun e ngrate ne kete histori. Gregu eshte thuajse i vonuar, pra jo si Shkelzeni qe ju fut Gerdecitper leke dhe ne fund vrau burrin e teze Vjollces. Te ngaterrosh Gregun me shkelje embargo ndaj Iranit eshte realisht nje mekat. te drejtat e personave me probleme mendore si gregu mbrohen edhe me konventa nderkombetare ore Harasan.
P.S.
Ke te fala nga kompania San Leone, qe u shkelye ne dysh duke gjetur nafte ne Adriatik. Kaq pesot ore suva( harasan) Persie!
Perse nuk fletky debili per dy llogarite bankare(off shore) ne British Virginia qe i kane dale por merret me punet e partive politike.
U ka pjerdh amerika duke strehuar persona kriminele e te korruptuar dhe pastaj na flet per sistemin e drejtesise dhe luften e antikorrupsionit ne shqiperi.
Pse nuk flet per partine tende o Harason?? Ka nje vit qe eshte pa kryetar se Edit tend i ka mbaruar mandati. Nejse gjths mire e bere qe shkruajte se te kishim harruar me thene te drejten.
A ke fituar gje ne burse keto kohet e fundit, se ti shquhesh si njeri qe ke fat gjithmone me bursen?
Or palle ske me cfare merresh tjeter po merresh a u numeruan e si u numeruan votat tek pd, se po te numerohen ne rregull do na ndryshoje begatine e lumturine ne fakt.
Po ky hajduti qe vodh i doli dhe emri nderkombetarisht si guzon
po ti meru me PS qw te la si bq mor dele
po na trego votat qen koshash
Fred rrushajn ta zgjodhi Luli. Ti me ate I bere leket ne KESH. Cfare te shqeteson?
ca u be me ato leket e ketij ky edi spo e kontrollon kete hajdut apo po i ndajne leket bashke. Ky eshte rasti me flagrant. Megjithese doli me leke qe nuk i kishte deklaruar si bene asnje gje iku ne Amerike.