Studentët e Michiganit pyesin Nishanin për korrupsionin në drejtësi, Presidenti e konsideron si mangësi të sistemit

30 Shtator 2014, 19:57Politika TEMA

“Reforma në sistemin e drejtësisë është një nga hapat më të rëndësishme dhe të nevojshme që ne duhet të kemi në axhendën tonë tani në Shqipëri”.

Kështu deklaroi presidenti Bujar Nishani  gjatë një fjalimi në Universitetin e Michiganit në Ann Arbor.
 
Një një auditor me 550 studentë, Presidenti Nishani u pyet për “famën” e keqe që ka Shqipëria me një sistem gjyqësor të korruptuar.

Nishani pranoi se sistemi i drejtësisë ka ende mangësi, por vuri në dukje se nën Presidencën e tij, ka pasur një rritje të konsiderueshme në numrin e gjyqtarëve të vlerësuar.
 
Gjatë fjalës së tij Nishani foli për zhvillimin e Shqipëri nga viti 1991 e deri më sot. Një nga pikat e rëndësishme ishte dhe diskutimi për kandidaturën e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
 
“Gjatë 24 viteve të fundit, Shqipëria ka pësuar ndryshime të thella  dhe një transformim intensiv “,  tha Nishani para studentëve.

Kreu i Shtetit u shpreh se  Shqipëria po përgatitet që brenda 10 viteve të jetë një vend anëtar i BE.  Nishani tha se Shqipëria nga një vend që dikur ndërtoi bunkerë për të luftuar kundër Perëndimit, u bë në vitin 2009 anëtar i NATO-s.
 
Presidenti nuk la pa përmendur edhe tolerancën fetare, duke theksuar se kjo ishte arsyeja e vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri.
 
“Edhe pse një komb i vogël, Shqipëria mundi të sigurojë një kontribut të madh me modelin e saj të tolerancës fetare dhe të bashkëjetesës duke pranuar të tjerët që janë dhe të ndryshëm”, theksoi  Nishani.
 
Presidenti gjithashtu theksoi rolin e Shqipërisë në historinë e Ballkanit dhe theksoi se neutraliteti në konfliktet e shteteve fqinje ka qenë gjithmonë një prioritet. 

20 komente në “Studentët e Michiganit pyesin Nishanin për korrupsionin në drejtësi, Presidenti e konsideron si mangësi të sistemit”

  1. policmen says:

    E moracak,moracak!

  2. Bruins says:

    Turp me perfaqesu ky Shqiperine.

  3. Salamandra says:

    More ky kaq debil eshte cfar pyetje i behet dhe cfar pergjigje jep Pyetja eshte per korrupsionin ai pergjigjet per antarsimin e NATOS Ik ore debil se qelbe nje shqiperi te ter se po e cmend kete popull me paaftesin tende dhe te mos kete fatin ky vend president si puna jote

  4. O Popull. says:

    Ah, ne te shkretet per ket president. MONSTRA ka menduar edhe per ditet pasi te jete rrezuar nga pushteti. Realisht ai eshte akoma, por neve nuk e kuptojme. Njera nga te keqijat qe ai ka lene pas, eshte edhe ky palo president.

  5. Eagle says:

    Nen presidencen e jarit ka arritje te medha
    Hahhaha ha ha ha
    Gjin gjoni me firma fantazme pastrim parash.

  6. enno says:

    po mire more buure i dheut ky sakati sa leke kerkon te na zhvase me ? ka nje jave qe rri hoteleve te amerikes megjithe ate budallaqen e tij dhe stafin e politizuar dhe po te llogaritet qe me hotelin dhe stafin plus dietat dhe shpenzimet per dhurata dhe ec e jake ne na shkon rreth 20 mije dollare ne dite dhe per pese dite qe ka sakati atje deri tani kemi paguar per kete sharlatan 100 mije dollare. Le te me thote dikush nese ka ndonje politikan tjeter qe rri kaq gjate me parate e taksapaguesve ne nje vend si amerika ? vetem ky sakati yne dhe budallaqja e kosoves sepse ketu tek ne nuk ka shtet dhe shoqeri civile…

  7. Arafati says:

    Ku ka fytyre ky debil te flase, ky qe mbrojti hapur Zhin Zhonin dhe mbron qe kur ka marre ate post mafien e Sali Berishes.

  8. Emigrant USA says:

    Ky eshte budalla fare mjere Ai vend qe perfaqesohet nga ky idiot

  9. demi says:

    …eshte fakt qe u ftua nga “studentet”???!!!…si fillim do te shkonim 5 vete nga stafi i tij dhe perfunduan me 11 vete, vetem per te nfrene nje pjate groshe qyl…rrjepacak PRESILESHI dhe rrjepacake ata te stafit…NGA TE GJITHE PJESEMARRIT NE TAKIM presileshi dhe stafi i tij ishin me nivelin me te ulet…TURP qe populli shqiptar te kete te fare presidenti…

  10. enter says:

    Takime komplet pa vlere.

  11. xxx says:

    U the qe bere qualcosa cmos qe mos te prishej busti Enver Hoxhes.

  12. Leshi says:

    Kohe e humbur te merresh me kete andikapat.

  13. xhevriko says:

    Po mor nishan…nen udheheqjen tate “largpamese”, mender “drejtesia” ka pas shume permiresime…t’e angsha musteqet…

  14. arvaniti says:

    Eshte per te qeshur dhe per te qare.Ky person ka studiuar ne shkolle ushtarake dhe shikoni cthote” nganje vend qe ndertoi bunkere per te luftuar perendimin” por bunkeri nuk leviz o idjot, nuk eshte avion qe do sulmosh perendimin, bunkeri eshte statik eshte per tu mbrojtur ne qofte se perendimi te sulmon.Domethene po te sulmonte perendimi shqiperia nuk duhet te luftonte sepse ishte gabim i madh.Perendimi ose dikush qe sulmonte ishte pozitiv dhe veprimi per tu mbrojtur eshte negativ.Dhe ky person flet para studenteve dhe ata e digjojne gomarlliqet e ketij HAHAHAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA do vdesim nga deficente te ketille

  15. river says:

    Korrupsioni nuk eshte mangesi e sistemit palo ”president” por kolere e kultivuar me kujdes nga ju dhe monstrat e ashtequajtur demokrate qe erdhen ne pushtet nen bekimin e grahmava te fundit te diktatures komuniste . Ajo qe ti dhe partia jote( e ashtequajtur ” demokrate ” )i dhuruat shoqerise shqiptare qene thjesht kultivim antivlerash ne maje te se ciles ndertuat perandorine tuaj politike dhe ekonomike .Mund ti beni thjesht nje nder shqiptareve , te qeroheni qe mos tju shohin me .

  16. Opinionisti says:

    S’di gje une… Une rrogtar jam…

    Pyesni ate lart.

  17. astrit metaj says:

    PSE SI THE QE ME I KORRUPTUARI ESHTE [ NISHANI ME ,KLD ] DHE QE JE ANTISHQIPTAR PSE SE FUSNI SALIUN BRENDA PER TRADHETI PER SHITJEN E DETIT,PER 21 JANARIN ,,GEDECIN PER REMZI HOXHEN DHE LIDHJET E TUAJA ME ARKANIN , NAFTEN QE U DHE SERBEVE KUR EVROPA I BERI BLLOKAT TI JU A DHE PER TE VRAR KOSOVARET PER VJEDHJET E PLACKITJEN QE I KENI BERE KETIJ POPULLI

  18. qytetar says:

    Ç’përgjigje prisin studentët nga një ish komunist.
    Ai në vitin 90 mori në krah bustin e Enverit
    për ta vendos në qëndër të Tiranës
    në vëndin ku e kishin hequr qytetaret e Tiranës.
    Për të sistemi e ka fain, “sistemi kapitalist” .
    Sipas tj reforma duhet bërë në kthimin e sistemit nga kapitalist në komunist.
    Ç’ide tjetër mund të këtë komunisti që drejton kapitalizmin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje