Kryetari i grupimit të Partive Popullore në Parlamentin Europian Manfred Weber është shprehur i shqetësuar për situatën politike në Shqipëri. Pas një takimi të zhvilluar me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, Weber e ka cilësuar sjelljen e mazhorancës si anti-europiane, që cënon parimet demokratike.
“Shqipëria është një shtet europian, është pjesë e familjes tonë. Ne duam ta ndihmojmë Shqipërinë të ndërtojë standarte të forta demokratike. Pas takimitt që zhvillova me liderin e opozitës, më duhet të them me sinqeritet, që jam pak i shqetësuar.
Sjella e qeverisë socialiste nuk është një sjellje në përputhje me modelin europian për respektimin e parimeve demokratike, për respektimin e vendimeve të Gjykatave. Kjo situatë krijon shqetësim për të ardhmen.
Unë i bëj thirrje të gjitha partive, por kryesisht qeverisë, që të respektojë parimet demokratike dhe veçanërisht vendimet e Gjykatave. Kjo është e vetmja rrugë përpara. Duhet garanci të qartë për respektimin e parimeve dhe rregullave për të thithur investime”, tha Weber.
Pyetjes se kjo situatë mund të sjellë një ngadalësim të procesit për hapjen e negociatave për anëtarësim, Weber dha këtë përgjigje:
“Absolutisht po. Ka shumë probleme për kredibilitetin demokratik të Shqipërisë në tryezë. Së pari, duhet të zgjidhen dhe të qartësohen problemet dhe pastaj, mund të ecet përpara”.
Kryetari i grupimit të Partive Popullore në Parlamentin Europian tha se duhen garanci të qartë për respektimin e parimeve dhe rregullave, që vendi të ecë përpara, por dhe të mundësojë thithjen e investimeve.
O Lulezime,ne nuk na duhet fare BE.po qe se I madhi Rama rregullon me se miri gjithe popullin.
Pastaj mor koqe kandari BE.jote sipas weberit na therret vete dhe ne do bejme ca pordhe perseri se jemi mire ne te tjerat.Po paske qene tru thare fare more qen i rrahur,po kush po pyet nga keto presione mor tutkun mor kungull pa gryke.Ue weber çna paska thene,filloj si i jati ky me presione,po kush po ja var ketij more sikur nuk e dine europianet se kush eshte Lulezimea me shtetsi Holandeze dhe Serbe.
Futja nje here tek kasollja e vehapit Lulezime me gjithate weberin tend
Populli tani e ka kupuare se ku rrinte lepuri dhe po ben te pa munduren per te ecur perpara ndersa ti merru me weberin se pa pune je mor i zi.
Po ky e di qe ka biseduar me ishministrin e brendeshem te 21Janarit.Faleminderit.
Neser vjen karikatura Dorris Pack për te mbrojtur çdo meter katror te Shqupit me konsensus por edhe me dhune deri ne vrasje sepse kur i intereson Baces eshte e drejte DHE demokratike, ndersa kur i intereson Shqiperise dhe popullit eshte “ANTIDEMOKRATIKE”.
Por se si u bene ne nje kohe kaq te shkurter keta demokratet tane qe qendruan brenda vendit dhe qe ja u kalojne edhe juve europjaneve tani ? A ishte demokratike deri dije, nje parim:- rembe te rembejme?
Perse nuk e frikesonte demokracine “lege artis” ky parim, apo ju mjaftonte krijimi i nje shtrese te tille okupusish ne gjithecka dhe me “miqesi” na therisni qe ne te degjojme per reformen ne drejtesi?
Kur fshatin e shoh, mos hajde me fole per ate,-themi ne Shqipetaret.