Rilindja e Qyteteve/Rama: Do të mbështesim të gjitha projektet e zhvillimit

30 Shtator 2014, 18:11Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në prezantimin e programit “Rilindja e Qyteteve” në qytetin e Lezhës.

Në fjalën e tij, Kryeministri Rama garantoi qytetarët se qeveria do të mbajë zotimin për transformimin e këtij qyteti, duke shtuar se do të bëhet për Lezhën aq sa nuk është bërë në këto 20 vjet.

Dua t’ju kujtoj se ja për çfarë vlen vota dhe ja se sa e rëndësishme është të votosh dhe të dish si voton. Sepse duke bërë zgjedhjen e duhur, siç ju e bëtë në 23 qershor, arrin pastaj të bësh edhe punët e tua.

Nuk po ju them që pas realizimit të këtyre projekteve Lezha do të jetë e dyta pas Berlinit, këtë nuk jua them dot.

Por po ju them vetëm diçka, që pas realizimit të këtyre projekteve, të gjithë ata që presin që të ndodhin ndryshime edhe përtej kufirit të këtyre projekteve, do të jenë shumë më shpresëplotë dhe do ta kenë shumë më pranë ndryshimin”, tha Kryeministri Rama.

Kryeministri theksoi gjithashtu se, qeveria do të mbështesë të gjithë projektet për zhvillimin qytetit të Lezhës.

“Ne po vinim rrugës dhe Kryetari i Bashkisë filloi me projektet e tjera. Rëndësi ka që i ka projektet dhe të jeni të bindur që ne do t’i mbështesim të gjitha projektet e tij, sepse duam që t’i japim Lezhës mundësi që të ringrihet ekonomikisht dhe si do të ringrihet ekonomikisht, duke krijuar më shumë punësim, nëpërmjet turizmit në radhë të parë dhe shërbimeve këtu në qytet. Është e kotë në fakt se këtë punë e bën Monika sa për një popull të tërë, por edhe ju ndihmojeni Monikën që kryetari t’i realizojë projektet në kohë”, deklaroi Kryeministri Rama.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin, Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, deputetja e LSI-së për Qarkun e Lezhës, Monika Kryemadhi si dhe Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Viktor Tushaj.

17 komente në “Rilindja e Qyteteve/Rama: Do të mbështesim të gjitha projektet e zhvillimit”

  1. bacllari says:

    bravo i madh

    1. Agroni says:

      Vetem respekte zoti Kryeminster…po qytetin e mbajne paster qytetaret vete…mire do ishte per ne , sistemimi i kavove eletrike…te behen nentokesore..se keshtu nuk vidhet energjia dhe qytetet tona marrin nje pamje me serioze

      1. Shehu says:

        Edo kur do ti vije rradha Shkodres.Ne fakt ke te drejte kur nuk beri per 20 vjet pd me dyshen kriminale saliu dhe zhelefina edhe po te mos besh gje mire te na behet.Por une kam shprese se do besh histori.Sa per monumentin te lutem thyejeni gishtin e dyte dhe te mesit cojeni ta vendosin tek shqupi.

        1. fejzi says:

          si Lezhian respekt hallall voten ty dhe deputetit ton Arben Ndokes

          1. Xeni says:

            Rilindje gjithandej

            1. Deani says:

              Edi bravo po jau lè.,. Tè gjith ktyre tè PD kshu vaxhdo mo tétandjej pe ktyre langaraqve.

              1. tefta says:

                Bravo se keshtu lulezon shqipria ,,kam besim te plot tek ti ,,qe do e besh baqe me lule ,,tu beft jeta 1000 o Edi ….

                1. Desara says:

                  Te gjithe i kane syte nga qeveria jote, edhe derrat e PeDe-se qe e shkaterruan kete vend. Duan te ti varin ne qafe te gjitha hallet. Mos u jep! Ec drejt se ke mbeshtetje dhe besim nga njerezit..

                  1. Eltoni says:

                    Kush te lufton ty qe vlereson vlerat natyrore,do ta gjeje nga Zoti ,ki durim dhe vepro si desheron te jete Shqiperia per brezat e ardheshem qe po ritim

                    1. Ahmeti says:

                      o sa mir zoti kryeminister puna qe me pqelqei me se shumti seri tani…kalova neper lezh dhe shum me vrav syrin ai lum met vertet ish kan katastro

    2. Kastriot says:

      ore do i lesh te qete keta te bashkise te Tiranes te punojne apo si e ke hallin http://bit.do/RAMA-vetem-te-prishe-di

  2. era says:

    shume i bukur komenti i Shehut

  3. fieraku4u says:

    E EDI, PO PER FIERIN SI DO BEHET PUNA….GANGRENA E QYTETIT TE FIERIT ESHTE GJANICA.. CFARE DO BEHET ME GJANICEN DHE NDERTIMET ANES GJANICES.

    SI FIERAK BREZE PAS BREZIT JU LUTEM PASTRONI GJANICEN…MOS HARRONI SE KENI MARRE 10 DEPUTET NE NGA QARKU FIER.

  4. Edhe kjo ide e Benet Becit eshte?

  5. Farushe Vidhi says:

    O Rama dil nje here andej nga Berati, dhe shiko ca bo behet me ate bulevardin e famshem, ka gati nje vit qe ka filluar, dhe ende nuk ka mbaruar, eshte vetem 200 metra i gjate. Aq eshte vjedhur sa nuk behet llogaria por mos harro kur ta presesh shiritin merr edhe Fadil Hajdutin (KRYETARI I BASHKISE) qe zbriti nga bezgat e Plashnikut pa breke ne bythe, dhe sot eshte milioner. Te pjerdhsha mu ne rilindje. Mut PS Kake PD.

  6. Papunesia ka ngel shtatzan ka gati nje vite e nuk po rilinde . Kur do rilinde papunesia shoku krueminister ?

    Taksat dhe çmimet kane ngele shtazan dhe me barkun e fryre kane kalur mbi nje vite e nuk po rilindin .
    çfare mendimi keni shoku EDI , edhe keto do te lindin apo do te deshtojne .
    Drejtesia nuk ka shanc te ngelet shtatzane e te rilinde , sepse nuk po e mbarsim dote .
    Si thua do ta mbarsim drejtesine e ta leme shtatzane qe te rilinde ??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje